Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Апрель
2023

Presidenti i Shqipërisë apelon për zgjedhje të lira dhe pa keqpërdorime

0
Presidenti i Shqipërisë apelon për zgjedhje të lira dhe pa keqpërdorime

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, bëri thirrje për një fushatë zgjedhore të qetë dhe larg fenomeneve negative që u vërejtën në zgjedhjet e kaluara, pas një takimi me përfaqësues të institucioneve dhe organizata që do të organizojnë dhe monitorojnë procesin zgjedhor.

Ky takim – ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës së SHBA-së, zyrës së BE-së dhe kryesuesja e misionit të OSBE/ODIHR, Audrey Glover – u zhvillua një ditë para hapjes së fushatës për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen në Shqipëri më 14 maj.

“Partitë politike duhet të paraqesin vetëm ofertë. Përvojat e mëparshme na kanë përballur jo rrallë herë me fenomene negative dhe me forma të paligjshme si pjesë e fushatës zgjedhore dhe institucionet jo gjithmonë kanë reaguar me sukses”, tha Begaj.

Ai shtoi se “fenomenet e shit-blerjes së votës, keqpërdorimit të burimeve financiare, financimet jo transparente dhe prishja e procesit zgjedhor janë të patolerueshme”.

“Policia duhet të reagojë përballë çdo fenomeni që mund të cenojë procesin zgjedhor. Monitoruesit dhe komisionarët duhet të punojnë paanshmëri”, tha tutje ai.

Presidenti Begaj kërkoi nga përfaqësuesit e partive politike që të mos përdorin gjuhë denigruese ndaj njëri-tjetrit gjatë fushatës zgjedhore dhe të paraqesin ide dhe programe që përmirësojnë realisht jetën e qytetarëve.

Kreu i shtetit shqiptar bëri një thirrje edhe për qytetarët me të drejtë vote, duke iu kërkuar atyre të shprehin vullnetin e tyre të lirë dhe të denoncojnë çdo rast shantazhimi apo intimidimi.

Dy ditë më parë, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vizitoi Tiranën dhe u takua me krerët institucionalë. Ai takoi presidentin Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, ndërsa zhvilloi takime edhe me përfaqësuesit e opozitës, Enkelejd Alibeaj dhe Ilir Metën.

Ambasada amerikane në Shqipëri tha se thirrja e Escobarit për liderët ka qenë që ”të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit dhe të përmbushin pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integritet të lartë”.

Thirrje të ngjashme ka bërë edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ditë më parë.

Por pavarësisht këtyre thirrjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që ka verifikuar kandidatët për 61 bashkitë dhe kandidatët për këshillat bashkiakë, ka gjetur se për 34 kandidatë ka dyshime për "pastërtinë e figurës". Nga 34 kandidatët, dhjetë janë për kryetar bashkie dhe gjysma e tyre i përkasin Partisë Socialiste.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se për këta kandidatë ka dyshime se mund të kenë shkelur formularin e dekriminalizimit dhe për këtë arsye do të verifikohen nga Prokuroria. 

Partia Socialiste dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë”, në të cilin bëjnë pjesë “Partia e Lirisë” e Ilir Metës dhe një grup deputetësh demokratë - që udhëhiqen nga Sali Berisha - garojnë me kandidatë në 61 bashkitë e vendit.

Partia Demokratike ka dalë me kandidatë në vetëm 15 bashki, pasi nuk është arritur kompromis që dy grupimet brenda Partisë Demokratike të dalin me kandidatë të përbashkët.

Ndarja e thellë në PD u krijua në maj të vitit 2021, kur SHBA-ja shpalli ish-kryeministrin Berisha si person të padëshiruar. Kjo rezultoi me krijimin e strukturave paralale brenda partisë më të madhe opozitare, e madje edhe në protesta të dhunshme.

Kandidatët e propozuar dhe të mbështetur nga Sali Berisha nuk do të garojnë nën logon e PD-së, por të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, që drejtohet nga partia e së majtës e Ilir Metës - Partia e Lirisë. Aktualisht thuajse të gjitha bashkitë e vendit drejtohen nga Partia Socialiste, për shkak se opozita i pati bojkotuar zgjedhjet lokale të vitit 2019.





Губернаторы России
Москва

Столичный мэр реорганизовал управы в ТиНАО





Москва

Эвелина Блёданс: Солнечная сказка для солнечных детей


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин: в ТиНАО создадут новые управы районов



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Диана Арбенина

Диана Арбенина и группа «Ночные снайперы» выступят на GARAGE FEST 2024




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В Подмосковье сотрудники ОМОН «Русич» Росгвардии приняли участие в церемонии открытия соревнований по дзюдо среди детей и подростков

Стартовал финальный этап всероссийского футбольного турнира «Будущее зависит от тебя»

Инсайты, стратегии и нетворкинг для профессионалов: 21 июня пройдет ежегодный форум «Спорт и Бизнес»


WTA

Ангеліна Калініна поступилася восьмій ракетці світу Саккарі на турнірі WTA 1000 у Римі: результат



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


News Every Day

Camila Giorgi ‘flees Italy with family’ as tennis star-turned-lingerie model breaks silence on retirement mystery



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России