Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Апрель
2023

ZRRE-ja, në proces të vlerësimit të aktgjykimit për faturimin e paligjshëm të rrymës në veri

0
ZRRE-ja, në proces të vlerësimit të aktgjykimit për faturimin e paligjshëm të rrymës në veri

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka bërë të ditur se është në proces të vlerësimit të vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, që konstatoi se konsumatorët mund të kërkojnë të kompensohen për rrymën e paguar për veriun.

Zëdhënësi i ZRRE-së, Petrit Pepaj, ka thënë për REL-in se aktgjykimi i Gjykatës Supreme i ishte dërguar ZRRE-së më 3 prill dhe se “në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi do të ndërmarrë veprimet e nevojshme”.

Gjykata Supreme më 13 prill e ka refuzuar kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) kundër aktgjykimit të Apelit sa i përket faturimit të energjisë elektrike për pjesën veriore të Kosovës.

Nga përfundimi i luftës deri më 2017, qytetarët e komunave të tjera të Kosovës kanë paguar për rrymën e shpenzuar nga qytetarët në veri të Kosovës. Gjatë kësaj periudhe kohore, faturat e qytetarëve në komunat e tjera të Kosovës – përjashto veriun - kanë qenë për 3.5 për qind më shtrenjtë.

Më 2017, Gjykata e Apelit kishte vendosur se është e jashtëligjshme praktika që qytetarët e viseve të tjera të Kosovës të paguajnë për rrymën e shpenzuar në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe.

Në vendimin e Gjykatës Supreme u tha se kjo praktikë e faturimit nuk është në përputhje me Ligjin për rregullatorin për energji elektrike, pasi “është bërë trajtim i pabarabartë i banorëve të katër komunave veriore në raport me banorët e pjesës tjetër dhe se i njëjti faturim nuk është i autorizuar me ligj”.

“Konsumatorët të cilët pa bazë ligjore dhe pa dijeninë e tyre janë faturuar dhe kanë paguar për energjinë e shpenzuar në veri, u lind e drejta për kthimin e shumës së paguar si kanë vendosur gjykatat e instancave më të ulëta”, u tha në vendimin e Gjykatës Supreme të publikuar më 13 prill.

Lidhur me këtë çështje, Gjykata Themelore e Prishtinës kishte thënë se Shërbimi i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (KEDS) ishte “pasuruar pa bazë ligjore”, duke faturuar qytetarët për energjinë elektrike në veri, pasi të njëjtën ata nuk e kishin konsumuar.

Më 2021, pas një padie të Avokatit të Popullit, Gjykata Themelore e Prishtinës detyroi ZRRE-në që të obligojë Shërbimin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (KEDS) për kthimin e mbi 40 milionë eurove te qytetarët e Kosovës, të cilët në periudhën 2012-2017 - kur edhe ka pasur ankesa - kanë paguar rrymën e konsumatorëve në veri.

Nga viti 2017, përgjegjësia e pagesës për rrymën e shpenzuar në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, i ka kaluar Qeverisë së Kosovës.

Për çështjen e energjisë elektrike në veri, Kosova dhe Serbia kanë diskutuar edhe në kuadër të dialogut, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Më 2013 palët arritën Marrëveshjen për energjinë, e cila nuk është zbatuar. Për shkak të moszbatimit, më 2022, Prishtina dhe Beogradi u pajtuan për Udhërrëfyesin për zbatimin e Marrëveshjes për energjinë.

Përmes udhërrëfyesit synohet të rregullohet çështja e furnizimit dhe faturimit të energjisë elektrike për katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Për furnizim dhe faturim të veriut me rrymë do të merret kompania serbe, Elektrosever, por BE-ja ka konfirmuar vitin e kaluar se ka vonesa në zbatimin e udhërrëfyesit.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: Колледжи проведут Дни открытых дверей





Москва

Lipatov Sound заявил о выходе нового трека “Red City”


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин принял решение о расширении мер поддержки промпредприятий



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Фёдор Шаляпин

Наследие Шаляпина и Рахманинова представили на выставке-форуме «Россия»




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

«Шушумагия» и «Команда МАТЧ» – в топ-25 мультсериалов на «Кинопоиске»

Олимпийский чемпион Роман Костомаров поздравил победителей номинации «Экскурсия без границ» программы «Лига Экскурсоводов»

Сергей Собянин подвел итоги Московской олимпиады школьников


WTA

Потапова проиграла на старте турнира WTA-500 в Страсбурге



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Россияне рассказали, какие вредные привычки коллег раздражают их больше всего



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России