Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Апрель
2023

Koreja e V. thotë se ka testuar një raketë të re me rreze të gjatë veprimi

0
Koreja e V. thotë se ka testuar një raketë të re me rreze të gjatë veprimi

Koreja e Veriut tha të premten se ka testuar për herë të parë një raketë balistike ndërkontinentale me rreze të gjatë veprimi, që operon përmes lëndëve djegëse të ngurta. Këto lloje raketash janë më të fuqishme dhe më vështirë detektohen.

Agjencia Qendrore e Lajmeve Koreane (KCNA) lëshoi njoftimin një ditë pasi fqinjët e Veriut detektuan lëshimin e një rakete me rreze të gjatë veprimi nga afërsia e Phenjanit.

Që nga fillimi i vitit 2022, Koreja e Veriut ka lëshuar në det mbi 100 raketa.

Testimi i 13 prillit duket se nuk ka treguar të gjithë kapacitetin e armës së re dhe është ende e paqartë se sa larg ka shkuar Koreja e Veriut sa i përket teknologjisë për raketat që mund të bartin koka bërthamore. Megjithatë, analistët kanë thënë se testimi i kësaj rakete paraqet një përparim të rëndësishëm drejt qëllimit të Koresë së Veriut për të ndërtuar arsenalin bërthamor që do të mund të kërcënonte direkt SHBA-në.

KCNA tha se testimi i raketës është mbikëqyrur nga lideri verikorean, Kim Jong Un, i cili e përshkroi raketën – të emëruar Hwasong-18 – si armën më të fuqishme të forcave të tij bërthamore, që do të rrisë aftësitë kundërsulmuese në dritë të kërcënimeve të jashtme të krijuara nga aktivitetet ushtarake të SHBA-së dhe aleatëve të saj në rajon.

Kim është zotuar se do të zgjerojë edhe më tej arsenalin e tij bërthamor “për të krijuar vazhdimisht ankth dhe tmerr” te kundërshtarët e tij, në mënyrë që ata, sipas liderit verikorean, të pendohen për zgjedhjet e tyre të gabuara.

Koreja e Veriut ka justifikuar testimin e armëve si përgjigje ndaj stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut, të cilat Veriu i sheh si përgatitje për pushtim dhe përdor këtë si pretekst për të vazhduar zhvillimin e armëve.

Kim shtoi se Hwasong-18 do të përshpejtojë përgjigjen bërthamore të Koresë së Veriut dhe do të mbështesë një strategji më agresive ushtarake ndaj kundërshtarëve.

Që nga viti 2017, Koreja e Veriut ka testuar raketa të ndryshme ndërkontinentale për të shfaqur forcën dhe aftësinë potenciale për të goditur shtetet tjera. Por, të gjitha këto raketa kanë qenë me lëndë djegëse të lëngshme, që marrin më shumë kohë për t’u lëshuar.

Raketat me lëndë djegëse të ngurta janë më lehtë të manovrueshme, mund të lëshohen më shpejt dhe ulin aftësinë e kundërshtarëve për t’i detektuar dhe për t’iu kundërvënë. Ende është e paqartë se sa afër është Koreja e Veriut që të ketë një raketë të tillë, që do të ishte e aftë të sulmonte tokën amerikane.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин подвел итоги Московской олимпиады школьников





Москва

В Москве произошла драка с участием 15 человек, двое в больнице


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин подвел итоги Московской олимпиады школьников



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Елена Волкова

В Республике Марий Эл пройдет культурный проект «Классика: история и современность»




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Сотрудница ОМОН "Оплот" приняла участие в костромском забеге «Галичское Заозерье»

Сергей Собянин подвел итоги Московской олимпиады школьников

Олимпийский чемпион Роман Костомаров поздравил победителей номинации «Экскурсия без границ» программы «Лига Экскурсоводов»


ATP

Немец Зверев выбил россиянина Медведева из топ-4 ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Game News

Шапки женские вязаные на Wildberries, 2024 — новый цвет от 392 руб. (модель 466)



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России