Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Апрель
2023

Aplikimi i Kosovës, në rend dite në Këshillin e Evropës

0
Aplikimi i Kosovës, në rend dite në Këshillin e Evropës

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës pritet të jetë në rend dite të takimit të Këshillit ministror të kësaj organizate në Strasburg më 24 prill.

Në këtë mënyrë, pritet të nisë procedura e shqyrtimit të kërkesës gati një vit pasi Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Burimet nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës i thanë Radios Evropa e Lirë se presin që Këshilli i Ministrave vetëm të bartë kërkesën e Kosovës në këtë asamble. Më pas, ky institucion do të përgatisë raportin dhe mendimin e saj.

Ky hap nga Këshilli i Ministrave pritet të ndodhë në takimin e 24 prillit dhe më pas Asambleja Parlamentare do të diskutojë dhe votojë për raportin ose në takimin e radhës në qershor, apo atë që do të mbahet në tetor.

“Është e qartë në bazë të diskutimeve joformale që kanë pasur grupet parlamentare, se ekziston shumica prej dy të tretave [të votave] për pranimin e Kosovës. Prandaj, presim që kur të vije në rend dite, Asambleja do të konstatojë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe do të rekomandojë pranimin e saj në Këshillin e Evropës. Pas kësaj do të vendos Këshilli i Ministrave”, tha një burim.

Burimet diplomatike i thanë REL-it se presin që edhe në vazhdim të procedurave për shqyrtimin e aplikimit të Kosovës të ketë taktizime dhe që hapat të lidhen me përmbushje e obligimeve që dalin nga Marrëveshja drejt normalizimit të raporteve që kanë arritur Kosova dhe Serbia.

“Realisht, nëse gjithçka shkon sipas planit, procesi i pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës do të mund të përmbyllej deri në fund të këtij viti”, tha një burim diplomatik për REL-in.

Pjesë e taktizimeve, sipas burimeve, është edhe tentimi që aplikimi i Kosovës të mos futet në rend dite gjatë samitit të Këshillit të Evropës që mbahet në mesin e majit në Islandë, e cila kryeson Këshillin e Ministrave.

Këshilli i Evropës, organizata më e vjetër evropiane që merret me zhvillimin e demokracisë dhe të drejtat e njeriut, ka procedura të caktuara për pranimin e anëtarëve të rinj. Këto procedura kalojnë përmes Këshillit të Ministrave dhe Asamblesë Parlamentare, ku marrin pjesë deputetët nga parlamentet e shteteve anëtare.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj 2022.

Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në këtë institucion është një prej temave edhe në takimin e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Therese Blanche, që po zhvillohet në Luksemburg.

Këtë e ka konfirmuar ministri i Jashtëm i Kroacisë, Goran Gërliq-Ramdan, të hënën para nisjes së takimit të ministrave të Jashtëm.

“Ne do të kemi një takim me sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës. Do ta shfrytëzoj rastin që të mbështesim fuqishëm kërkesën e Kosovës për pranim në Këshillin e Evropës”, tha kryediplomati kroat.

Siç kanë thënë burimet evropiane për Radion Evropa e Lirë, avancimi i kërkesës për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës është po ashtu një prej të arriturave të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja.

Megjithatë, burimet nuk kanë dashur të përgjigjen prerë nëse Serbia ka shkelur marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve, që u arrit më 27 shkurt, ku thuhet se “Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi në Beograd më 24 prill se shteti i tij do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Më herët, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, është shprehur se do të punojë që të pengojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Për dallim nga Bashkimi Evropian, ku aplikimet për anëtarësim miratohen me konsensus, në Këshillin e Evropës pranimi i një anëtari të ri bëhet me shumicë votash.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о Международном форуме инноваций БРИКС





Москва

V Общероссийская конференция «Устойчивое развитие этнокультурного сектора» представит калейдоскоп успешных практик в сфере социального проектирования


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин принял решение о расширении мер поддержки промпредприятий



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Концерт

Концерт Рахманинов под небом




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Сергей Собянин подвел итоги Московской олимпиады школьников

Бонгонда: стадион и база «Спартака» — мои любимые места в Москве

Сотрудница ОМОН "Оплот" приняла участие в костромском забеге «Галичское Заозерье»


ATP

Теннисиста Медведева выбили из топ-4 ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

«СВЯТОЙ ЛЕНИН» УЛУЧШАЕТ ЗАКОНЫ, управляет патентами и улучшает командное планирование в целях учёта интереса всего народа.



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России