Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Апрель
2023

Protesta e ambientalistëve bllokon trafikun në Berlin

0
Protesta e ambientalistëve bllokon trafikun në Berlin

Aktivistë gjermanë, të shqetësuar për ndryshimet klimatike, ndaluan përkohësisht trafikun në disa pjesë të Berlinit të hënën duke i ngjitur trupat e tyre nëpër rrugët e gjithë kryeqytetit.

Anëtarët e grupit “Last Generation” (Gjenerata e Fundit) kanë bllokuar në mënyrë të përsëritur rrugët në të gjithë Gjermaninë vitin e kaluar në një përpjekje për t’i bërë presion qeverisë për të ndërmarrë veprime më drastike kundër ndryshimit të klimës.

Në disa raste, ata kanë ngjitur trupat e tyre në rrugë, duke zemëruar disa shoferë dhe duke nxitur akuza për ekstremizëm nga politikanët konservatorë.

Përveç bllokimeve të rrugëve, aktivistët thanë të hënën se do të bllokojnë gjithashtu trafikun duke marshuar shumë ngadalë nëpër qytet më vonë gjatë ditës, siç bënë edhe të premten.

Në mëngjes, kishte më shumë se 30 bllokada rrugësh në të gjithë qytetin.

"Ne nuk do të pranojmë më që qeveria mos të ketë plan për të ndaluar shkatërrimin e mënyrës sonë të jetesës," tha Last Generation në një deklaratë.

Sipas policisë së Berlinit, deri në 500 oficerë ishin në rrugët e qytetit gjatë gjithë ditës për të parandaluar bllokadat ose për t'i dhënë fund më shpejt.

Një helikopter policie po fluturonte mbi qytet për të lajmëruar kolegët në terren për bllokadat.

Grupi tha javën e kaluar se anëtarët e tij do të shtojnë veprimet e tyre në ditët në vijim dhe do të përpiqen "në mënyrë paqësore të bëjnë bllokimin e qytetit".

Protestat çuan në bllokime trafiku në shumë nga rrugët kryesore të Berlinit dhe një autostradë të qytetit, si dhe në disa nga lagjet e jashtme të kryeqytetit gjerman.

Përderisa disa njerëz dukej se mbështesnin luftën e protestuesve për ruajtjen e ambientit, të tjerë - veçanërisht shoferë të zemëruar që ishin bllokuar në trafikun e ngjeshur - u përpoqën të tërhiqnin aktivistët nga rrugët me dhunë edhe pse zyrtarët i kanë paralajmëruar vazhdimisht shoferët që të mos angazhohen për të penguar grupin.

Në disa raste, u desh më shumë kohë se në të kaluarën për të shkëputur protestuesit nga rrugët, sepse disa prej tyre përdorën një lloj tjetër ngjitësi këtë herë.

Në vend që të përdornin naftë për të shkëputur duart e protestuesve nga rrugët, oficerëve iu desh të përdornin mjete dhe të dëmtonin asfaltin për të hequr protestuesit.

Ky grup aktivistësh dëshiron që Gjermania të ndalojë përdorimin e të gjitha lëndëve djegëse fosile deri në vitin 2030 dhe të marrë masa afatshkurtra, duke përfshirë vendosjen e një kufiri të përgjithshëm të shpejtësisë prej 100 kilometrash në orë në autostrada si një mënyrë për të ulur emetimet e gazrave të transportit.

Zëdhënësi i qeverisë, Steffen Hebestreit tha të hënën se administrata aktuale gjermane ka bërë më shumë për të frenuar ndryshimet klimatike se çdo paraardhës i saj.

“Ne jemi një demokraci parlamentare. Ka mundësi për të shprehur kritika. Unë kam dyshimet e mia se përçarje të tilla masive të publikut arrijnë qëllimin e synuar," u tha ai gazetarëve në Berlin".

 

Ministri i Transportit Volker Wissing, i cili ka hedhur poshtë kërkesën për një kufizim të shpejtësisë, ka planifikuar të takohet me aktivistët më 2 maj. Ai e ka kritikuar grupin për bllokimin e rrugëve në të kaluarën.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о Международном форуме инноваций БРИКС





Москва

В Москве произошла драка с участием 15 человек, двое в больнице


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин принял решение о расширении мер поддержки промпредприятий



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Сергей Шнуров

Бизнесвумен Матильда Шнурова снялась без одежды в США




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Цена билетов на суперфинал Кубка России составит от 500 до 15 тыс. рублей

Курсант Пермского военного института Росгвардии принял участие в финале интеллектуальной олимпиады Приволжского федерального округа

«Молитесь, друзья»: сын олимпийского чемпиона Ивана Стретовича погиб во время родов в Новосибирске


WTA

Рахимова прошла во второй круг турнира WTA в Рабате на отказе Таунсенд



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Сергей Безруков

Появился трейлер исторического детектива «Плевако» с Сергеем Безруковым в роли легендарного российского адвоката



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России