Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Апрель
2023

Ambasadorja amerikane në Shkup kritikon punën e Gjykatës së Apelit

0
Ambasadorja amerikane në Shkup kritikon punën e Gjykatës së Apelit

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj Gjykatës së Apelit në Shkup për shkak të kthimt të lëndëve të profilit të lartë në rigjykim dhe disa lëndëve të tjera që janë vjetërsuar për shkak të mosgjykimit në kohë nga ana e kësaj gjykate.

Më 11 prill të këtij viti, ambasadorja amerikane, siç kanë njoftuar mediat në Shkup, u dërgoi një letër autoriteteve gjyqësore dhe ekzekutive në vend, ku shprehte shqetësimin e saj dhe të SHBA-së për, siç tha ajo, “anulimin e vendimeve ndaj figurave të profilit të lartë që Gjykata e Apelit e cila i ktheu në shkallën e parë”.

“Çdo ditë e më shumë jam e shqetësuar dhe e zhgënjyer për shkak të numrit të madh të lëndëve [të profileve të larta] që Gjykata e Apelit i ktheu në procedurë të shkallës së parë për rigjykim. Pamundësia e dukshme e gjykatave për të proceduar shpejt çështjet përmes procedurës gjyqësore dhe kalimin e tyre mbrapa ndërmjet Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës së Shkallës së Parë, ul më tej besimin e ulët që publiku ka te gjykatat”, thuhej në letrën e  ambasadores Ageler të publikuar nga televizioni Alsat.

Në letrën, të cilën Ageler ia ka adresuar kryeministrit maqedonas, Dimitar Kovaçevski, disa ministrave të tjerë dhe drejtuesve të Gjykatave, thuhet se SHBA-ja ka investuar për 30 vjet mbi gjysmë miliard euro në sundimin e ligjit, por sipas ambasadores amerikane, “rezultatet sa vijnë dhe tkurren”.

“Për më shumë se 30 vjet SHBA-ja e ka mbështetur Maqedoninë e Veriut në qëllimet e saj, përfshirë sundimin e ligjit dhe qeverisjen efikase. Kemi shpenzuar mbi 560 milionë dollarë për të ndihmuar në këto fusha, përfshirë trajnime dhe programe për shumicën e prokurorëve dhe gjykatësve. Fatkeqësisht, kam frikën se rezultati i ulët i këtij investimi sa vjen e tkurret”, u tha në letrën e Ambasadores Ageler.

 

Kritikat e ambasadores amerikane për gjyqësorin janë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut.

 

“Letra do të shqyrtohet ditëve në vijim në mbledhjen e qeverinë”, kanë thënë nga Ministria e Drejtësisë.

Reagimi i ambasadores amerikane ka të bëjë me shumë procese gjyqësore që kanë të bëjnë me ish-zyrtarët nga koha e ish-qeverisjes së kryeministrit, Nikolla Gruevski, të cilët ose janë liruar nga burgu, ose lëndët janë kthyer në rigjykim.

 

Ish-drejtori i policisë sekrete, Sasho Mijallkov, një nga familjarët dhe bashkëpunëtorët më të afërt të Gruevskit, më 13 prill është liruar edhe nga një dënim me burgim prej tri vjetësh, pasi Gjykata e Apelit nuk e ka shqyrtuar në afatin e paraparë, më 7 prill, vendimin e shkallës së parë.

 

Mijallkov, më 8 mars 2019, ishte dënuar me tre vjet burgim për keqpërdorime zgjedhore në vitin 2013, por aktgjykimi nuk arriti të bëhet i plotfuqishëm.

 

Ndërkohë, Gjykata e Apelit në Shkup ka kthyer në rigjykim edhe procesin gjyqësor që ka të bëjë me të dënuarit për ngjarjet e dhunshme në Kuvend, më 27 prill të vitit 2017.

 

Për këtë vepër me gjithsej 25 vjet burgim ishin dënuar ish-kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski (6 vjet e 6 muaj), ish-ministri i Transportit, Mile Janakieski (6 vjet e 3 muaj), ish-ministri i Arsimit, Spiro Ristoski (6 vjet e 3 muaj) dhe Vlladimir Atanasov, ish-drejtor i Policisë (6 vjet burg).





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: в ТиНАО создадут новые управы районов





Москва

Стартовал финальный этап всероссийского футбольного турнира «Будущее зависит от тебя»


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин сообщил о планах благоустройства на северо-востоке Москвы



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Тимати

Певец ЮрКисс заявил, что никогда не хотел совместного трека с Тимати




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Семьи из Подмосковья поборются за выход в финал конкурса «Это у нас семейное»

Стартовал финальный этап всероссийского футбольного турнира «Будущее зависит от тебя»

Строительные леса обрушились у здания спортшколы на Новочеремушкинской улице


Даниил Медведев

Теннисист Медведев не смог выйти в четвертьфинал турнира серии «Мастерс» в Риме



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Стоматолог Татьяна Сумцова: какие зубные пасты вредны для зубов



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России