Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Апрель
2023

Rritet numri i të infektuarve me zgjebe në Maqedoninë e Veriut

0
Rritet numri i të infektuarve me zgjebe në Maqedoninë e Veriut

Gjatë muajit mars të këtij viti në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 32 raste të të infektuarve me zgjebe.

Nga Instituti i Shëndetit Publik bëjnë të ditur se numri më i madh i të infektuarve është në Shkup dhe Kumanovë, ndërsa shtojnë se pavarësisht përqendrimit në këto dy vende, nuk ka vend për panik për sa i përket shfaqjes së epidemisë.

“Gjatë periudhës nga fillimi i këtij viti deri në fund të marsit kemi 70 raste të infeksionit me zgjebe siç i themi ne, apo scabies, dhe vetëm në muajin mars është pothuajse gjysma e numrit të rasteve me infeksion, të cilët janë të fokusuara në Shkup dhe në Kumanovë".

"Çdo vit kemi rreth 100 të infektuar nga zgjebja dhe ky numër nuk është numër që implikon ndonjë rrezik nga pandemia”, bën të ditur për Radion Evropa e Lirë, Shaban Memeti, drejtor Institut të Shëndetit Publik.

Por, mjeku dermatolog, Dejan Filipoviq , nga Klinika Universitare e Shkupit, thotë për Radion Evropa e Lirë se një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve nuk paraqiten te mjeku duke menduar se bëhet fjalë për alergji dhe kështu rastet e këtilla mbeten të paregjistruara.

“Për çdo ditë na paraqiten një ose dy pacientë që vuajnë nga infeksioni i zgjebes. Por, ky numër gjithsesi është më i lartë për faktin se pjesa më e madhe e popullsisë në vend mendon se kjo sëmundje është çrrënjosur dhe se nuk mund të jenë të infektuar porse bëhet fjalë për alergji, e cila shkakton tek ata kruajtjen lëkurës”, thotë Filipoviq.

Çka është zgjeba?

Zgjeba është sëmundje ngjitëse parazitare, mjekimi i së cilës në Maqedoninë e Veriut është i detyrueshëm dhe falas për çdo pacient.

Dermatologu Filipoviq thotë se i gjithë problemi qëndron në faktin se shenjat e kësaj sëmundjeje shfaqen të paktën pas shtatë ditëve të futjes së parazitit në lëkurë, periudhë kjo që në disa raste mund të zgjasë deri në 1 muaj dhe në këtë mënyrë personat e infektuar pa e ditur (pa vetëdije) mund t’i infektojnë edhe personat e tjerë.

Një nga ta është Marko. Ai nuk e di se ku është infektuar me zgjebe.

“Pas një periudhe të gjatë mundimi, pasi të kruarat u bënë të padurueshme në tërë trupin, mjeku i lëkurës më diagnostikoi me zgjebe. Më e keqja është se unë nuk e di se ku jam infektuar me këtë sëmundje për të cilën sinqerisht mendoja se i takonte së shkuarës”, thotë Marko.

Të infektuarit me zgjebe e fshehin sëmundjen nga frika e stigmatizimit

Filipoviq thotë se një pjesë e qytetarëve nuk paraqiten te mjeku, por kokë më vete marrin ilaçe kundër këtij infeksioni pasi në mesin e qytetarëve është krijuar perceptimi se indikator i zgjebes janë vetëm kushtet e këqija higjienike.

“Secili mund të sëmuret nga zgjebja. Nuk ka të bëjë vetëm me faktin se personat e caktuar mbajnë ose jo higjienë të mjaftueshme. Kuptohet se është e rëndësishme higjiena. Por, larja e detajuar e trupi dhe rrobave është e kotë nëse pa e ditur keni kontakt me një person që ka zgjebe, dhe ju me të keni pasur kontakt të drejtpërdrejtë për një kohë më të gjatë. Ne kemi pasur rast që një pacient është infektuar në aeroplan pasi ka pasur një destinacion më të gjatë, pasi paraziti gjatë kontakteve më të gjata mund të përçohet edhe përmes rrobave”, shpjegon Filipoviq.

Shpallet epidemia e fruthit në Maqedoninë e Veriut

Bie përqindja e vaksinimit të fëmijëve në Maqedoninë e Veriut, gjobiten prindërit

Krahas paraqitjes së zgjebes, në raportin e fundit të Institutit të Shëndetit Publik theksohet në muajin mars janë raportuar dhe 911 raste të personave të infektuar me linë e dhenve dhe 188 raste me enterokolit.





Губернаторы России
Москва

Собянин сообщил о планах благоустройства на северо-востоке Москвы





Москва

Стартовал финальный этап всероссийского футбольного турнира «Будущее зависит от тебя»


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Московскому метрополитену исполнилось 89 лет



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Антонина Арталевская

Патриотическую акцию «Синий платочек» провели в Нижнем Новгороде в день прибытия «Поезда Победы»




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Стартовал финальный этап всероссийского футбольного турнира «Будущее зависит от тебя»

Инсайты, стратегии и нетворкинг для профессионалов: 21 июня пройдет ежегодный форум «Спорт и Бизнес»

Звезды спорта. Кто они такие и почему их так называют?


WTA

Ангеліна Калініна поступилася восьмій ракетці світу Саккарі на турнірі WTA 1000 у Римі: результат



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Симферополь

В Пушкинский день театр кукол «Ульгэр» выступил в райцентре Ресрублики Бурятия: Россия и Культура, Дети



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России