Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Апрель
2023

Në Kosovë shënohet Dita Kombëtare e të Zhdukurve

0
Në Kosovë shënohet Dita Kombëtare e të Zhdukurve

Në Kosovë më 27 prill shënohet Dita Kombëtare e të Zhdukurve nga lufta e fundit 1998/99.

Sipas të dhënave zyrtare, 1.617 persona konsiderohen të zhdukur me forcë që nga lufta e fundit në Kosovë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se zhdukja me dhunë e mijëra qytetarëve të Kosovës, përfshirë fëmijë, “ishte përpjekje e qartë për zhdukjen e një populli”.

“Kjo është një ndër krimet më të llahtarshme të regjimit gjenocidal të [ish-liderit serb, Sllobodan] Millosheviqit. Në ditët si kjo duhet ta kuptojmë jo vetëm se sa e rëndësishme është që të kërkohet kthimi i të gjithë të zhdukurve me dhunë, por mbi të gjitha se sa e rëndësishme është që ta vëmë në vend drejtësinë për ta”, tha Osmani përmes një deklarate.

Video nga arkivi: Sa më shumë që kalojnë vitet, aq më shumë zbehen shpresat e familjarëve për të gjetur të dashurit e tyre, të zhdukur që nga lufta e viteve 1998/99 në Kosovë.

EULEX: Familjarët e të zhdukurve duhet ta dinë të vërtetën

Ndërkaq, misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë  (EULEX), që është marrë me çështjen e të zhdukurve, dhe Qendra Burimore për Personat e Zhdukur thanë se familjarëve të personave të zhdukur askush nuk mund t’ua mohojë të drejtën që të dinë të vërtetën”.

"Çështja e personave të zhdukur është një çështje humanitare dhe duhet trajtuar ekskluzivisht si e tillë. Familjet e të zhdukurve duhet të trajtohen me ndershmëri, dinjitet dhe respekt", tha Negovan Mavriq, zëvendësdrejtori i Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur.

EULEX bëri të ditur se që nga fillimi i mandatit të këtij misioni, ekspertët kanë kryer 725 operacione në terren dhe 197 zhvarrime, që kanë rezultuar me identifikimin e 332 persona.

“Këto shifra nuk kanë shumë rëndësi për ata që nuk i kanë gjetur ende të dashurit e tyre. Megjithatë, ato flasin për punën e bërë deri më tani dhe janë tregues i përkushtimit tonë për ta vazhduar këtë punë në mënyrë që t'u japim disa përgjigje familjeve të personave të zhdukur”, tha antropologia e forenzikës në EULEX, Luisa Marinho.

Qeveria e Kosovës ka thënë se e ka prioritet zbardhjen e fatit të të zhdukurve, teksa në Bruksel javën e ardhshme, në rundin e ri të dialogut, liderët e Kosovës dhe Serbisë pritet të miratojnë Deklaratën për të pagjeturit.

Çështja e të zhdukurve përmendet në nenin 6 të Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve, që Kosova dhe Serbia arritën më 27 shkurt në Bruksel.

Aty thuhet se “palët bien dakord që ta thellojnë bashkëpunimin në të ardhmen”, në lidhje me këtë çështje.

Ndërkaq, në aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje – që u arrit në Ohër më 18 mars – thuhet se Kosova dhe Serbia “pajtohen ër të miratuar Deklaratën për Personat e Zhdukur, siç është negociuar në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, si çështje urgjente”.

Në rundet e dialogut, Kosova ka insistuar në termin “me dhunë” për zhdukjen e personave gjatë luftës, ndërkaq Serbia e ka refuzuar atë, duke bllokuar arritjen e një marrëveshjeje për çështjen e të pagjeturve.

Qindra trupa të shqiptarëve të vrarë të Kosovës janë gjetur në varrezat masive në Serbi.

Autoritetet shtetërore në Kosovë kanë kërkuar që Serbia të hapë arkivat shtetërore, që sipas tyre, do të ndihmonin në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë rreth 13.000 njerëz, janë zhvendosur mbi 800.000, ndërsa janë zhdukur rreth 6.000.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о развитии инновационной экосистемы Москвы





Москва

В Москве произошла драка с участием 15 человек, двое в больнице


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин. Главное за день



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Анастасия Волочкова

«Просто не афиширую»: куда пропала Волочкова с театральной сцены




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Курсант Пермского военного института Росгвардии принял участие в финале интеллектуальной олимпиады Приволжского федерального округа

Олимпийский чемпион Роман Костомаров поздравил победителей номинации «Экскурсия без границ» программы «Лига Экскурсоводов»

Бонгонда: стадион и база «Спартака» — мои любимые места в Москве


WTA

Рахимова прошла во второй круг турнира WTA в Рабате на отказе Таунсенд



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


WTA

Потапова проиграла на старте турнира WTA-500 в Страсбурге



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России