Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Октябрь
2023

Iranit i shpaguhen investimet anti-izraelite

0
Iranit i shpaguhen investimet anti-izraelite

Irani këmbëngul se nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në sulmin e papritur të Hamasit kundër Izraelit, por kjo nuk e pengon atë të flasë për një mori gjërash që i sheh si fitore.

Grupi militant palestinez, i mbështetur nga Irani, sulmoi Izraelin më 7 tetor nga Rripi i Gazës.

Brenda disa orësh, sulmi la të vrarë së paku 900 izraelitë, ndërsa në Teheran u ngritën tabela që njoftonin “çlirimin e madh” të territoreve palestineze dhe “shkatërrimin” e armikut kryesor të Iranit - Izraelit.

Rezultatet e sulmit të Hamasit - më vdekjeprurësi në historinë e Izraelit - nisën ta ndryshonin peizazhin diplomatik dhe ushtarak në rajon.

Dhe nga kjo është duke përfituar pikërisht Irani - një vend me shumicë shiite, që përpiqet ta çimentojë veten si një fuqi e madhe në Lindjen e Mesme dhe si mbështetës kryesor i çështjes palestineze në botën myslimane.

Teherani e ka pranuar publikisht mbështetjen financiare dhe morale për Hamasin - grupit sunit që kontrollon Rripin e Gazës. Ai mbështet edhe grupime të tjera militante, si Xhihadi Islamik Palestinez - grup sunit me bazë në Gazë - apo Hezbollahu - grup shiit me bazë në Liban.

Republika Islamike, sipas ekspertëve, tani po sheh një kthim të madh të investimeve të saj kundër Izraelit.

“Ka të bëjë me përvetësimin e forcave që janë të gatshme të qëllojnë mbi njerëzit që ju dëshironi... dhe kjo, në thelb, e shpjegon mbështetjen materiale të Iranit për grupet terroriste palestineze, si Hamasi dhe Xhihadi Islamik Palestinez”, thotë për Radion Evropa e Lirë Behnam Ben Taleblu, nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive me bazë në Uashington.

Kush është Hamasi?

Kush është Hezbollahu?

Katër luftërat midis Izraelit dhe Gazës

Sipas tij, Irani mbështet në mënyrë të barabartë si “terrorizmin sunit dhe shiit, islamik apo xhihadist”.

“Dhe, shpesh, ka qenë mbështetja materiale dhe financiare e Iranit për Xhihadin Islamik Palestinez, si dhe për vetë Hamasin, ajo që i ka shtuar ngjyrë eksportit të Revolucionit Islamik në të gjithë Lindjen e Mesme”, thotë Taleblu.

Sulmi - në kohën kur Irani po vështronte me kujdes se si rivalja e tij, Arabia Saudite, po shkon drejt normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin - i mundëson Teheranit të përfitojë edhe nga përgjigjja e fuqishme ushtarake e Izraelit.

Sipas vëzhguesve dhe zyrtarëve iranianë, ajo do t’i rrisë ndjenjat anti-izraelite në rajon.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Ali Akbar Veleyati, e tha këtë gjë në një bisedë telefonike që zhvilloi me homologun e tij sirian, më 9 tetor.

“Ato vende arabe që dëshirojnë të vendosin marrëdhënie diplomatike me regjimin zionist [v.j. mënyra se si Irani i referohet Izraelit] duhet të marrin mësime nga ajo që ka ndodhur dhe të mendojnë dy herë përpara se ta bëjnë këtë”, tha Veleyati.

Irani ka këmbëngulur se nuk e ka ndihmuar Hamasin për ta koordinuar sulmin kundër Izraelit. Forca e Mbrojtjes e Izraelit ka thënë më 9 tetor se nuk është zbuluar ende asnjë provë që tregon se Irani ka rol të drejtpërdrejtë.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë, gjithashtu, se nuk kanë parë prova për përfshirjen e Iranit, edhe pse zyrtarët kanë theksuar se Teherani është “bashkëpunëtor”, për shkak të ofrimit të armëve dhe trajnimit për Hamasin.

Disa vëzhgues, duke vënë në dukje partneritetin mes Hamasit dhe Iranit, flasin edhe për “pavarësinë tradicionale” të Hamasit në krahasim me grupet e tjera, si Hezbollahu apo Xhihadi Islamik Palestinez.

“Ky është një rrëfim palestinez. A e shfrytëzoi Hamasi ndihmën iraniane? Patjetër që po. A kishte interes Irani në këtë veprim? Po”, shkroi më 9 tetor Raz Zimmt, bashkëpunëtor në Qendrën e Aleancës për Studime Iraniane në Universitetin e Tel Avivit.

“A ka nevojë Hamasi për lejen e Iranit për të vepruar? Jo. A ka pasur një koordinim të hershëm midis Hamasit, Iranit dhe Hezbollahut? Është e mundur. Por, në fund, ky është një veprim i Hamasit, i bazuar në interesat e tij, që dalin nga realiteti palestinez”, tha ai.

Nga ana e saj, Ministria e Jashtme iraniane vazhdoi ta mohojë përfshirjen, duke thënë më 9 tetor se “akuzat që lidhen me rolin iranian, bazohen në arsye politike”.

Udhëheqësi i Hamasit, Ismail Haniyeh, ka pranuar se grupi ka marrë rreth 70 milionë dollarë ndihmë ushtarake nga Irani vitin e kaluar.

Në vitin 2020, Departamenti amerikan i Shtetit ka raportuar se Teherani ka ofruar rreth 100 milionë dollarë në vit për grupet militante palestineze, përfshirë Hamasin, Xhihadin Islamik Palestinez dhe Frontin Popullor për Çlirimin e Palestinës - Komanda e Përgjithshme.

Në sulmin e fundit, Hamasi ka lëshuar mijëra raketa dhe dronë në drejtim të Izraelit. Disa zyrtarë të inteligjencës kanë thënë se Irani ka ofruar ndihmë teknike në prodhimin e këtyre armëve.

Përdorimi i avionëve, dronëve dhe raketave vendase nga grupi militant është pjesë e strategjisë së Iranit, thotë Taleblu.

“Një pjesë e strategjisë së sigurisë së Iranit - pasi Izraeli ka qenë në gjendje t’i godasë në mënyrë më efektive lëndët e para, komponentët dhe të gjitha sistemet që regjimi ka dërguar në të gjithë rajonin - është ta mbështesë prodhimin vendas”, thotë ai, duke shtuar se, në fund të fundit, qasja u shërben interesave të Iranit, pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të tij.

Përgatiti: Valona Tela





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о Международном форуме инноваций БРИКС





Москва

«СВЯТОЙ ЛЕНИН» УЛУЧШАЕТ ЗАКОНЫ, управляет патентами и улучшает командное планирование в целях учёта интереса всего народа.


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин принял решение о расширении мер поддержки промпредприятий



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Сергей Шнуров

Шнуров и Киркоров устроили перепалку из-за "Евровидения" на съёмках "Новой Фабрики звёзд"




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Бонгонда: стадион и база «Спартака» — мои любимые места в Москве

Сергей Собянин подвел итоги Московской олимпиады школьников

Сотрудница ОМОН "Оплот" приняла участие в костромском забеге «Галичское Заозерье»


ATP

Теннисист Медведев потеряет место в рейтинге ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Собянин рассказал о Международном форуме инноваций БРИКС



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России