Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Октябрь
2023

Protestuesit anti-hebrenj sulmojnë aeroportin e Dagestanit teksa arrin fluturimi nga Izraeli

0
Protestuesit anti-hebrenj sulmojnë aeroportin e Dagestanit teksa arrin fluturimi nga Izraeli

Qindra protestues anti-hebrenj sulmuan aeroportin në qytetin rus, Makaçkala, në rajonin e Dagestanit – të banuar me shumicë myslimane – përderisa disa brohoritën slogane kundër hebrenjve drejtuar pasagjerëve që arritën në një fluturim nga Tel Avivi më 29 tetor.

Policia mbërriti në aeroport pas trazirave, ndërsa zyra e Ministrisë së Brendshme në këtë qytet tha se përforcimet, përfshirë njësitë e Gardës Kombëtare, po dërgoheshin për të "garantuar sigurinë" e pasagjerëve që arritën, sipas kanalit Baza në Telegram.

Protestat kundër hebrenjve kanë shpërthyer në disa qytete të Dagestanit, pasi ka nisur lufta mes Izraelit kundër grupit militant palestinez, Hamas, që udhëheq me Rripin e Gazës.

Konflikti në Lindjen e Mesme shpërtheu pasi militantët e Hamasit sulmuan Izraelin më 7 tetor, duke vrarë mbi 1.400 persona dhe duke marrë peng më shumë se 200 të tjerrë. Izraeli është hakmarrë duke nisur një fushatë ushtarake kundër Gazës, që deri më tani ka lënë të vdekur mbi 8.000 persona në këtë enklavë dhe ka shkaktuar shkatërrim të madh në këtë territor.

Ministria e Jashtme izraelite më 29 tetor kërkoi që Rusia të mbronte izraelitët dhe hebrenjtë dhe të arrestonte këdo që i kërcënon ata.

“Izraeli pret që autoritetet ruse të mbrojnë të gjithë qytetarët izraelitë dhe të gjithë hebrenjtë dhe të veprojnë me vendosmëri kundër rebelëve dhe kundër nxitjes së dhunës kundër hebrenjve dhe izraelitëve”, thuhet në një deklaratë.

Më 29 tetor, videot dhe fotot nga vendi i ngjarjes të publikuara nga Realitetet e Kaukazit të Radios Evropa e Lirë shfaqën protestuesit duke hyrë në pistën e aeroportit dhe duke tentuar të hynin në avionin që aterroi nga Tel Avivi.

Autoritetet thanë se aeroporti është mbyllur për fluturimet, ndërsa policia thuhet se ka bllokuar komunikimet në zonën e aeportit për të parandaluar turmën që të koordinohet për veprime të mëtejme.

Një kanal Telegram i lajmeve lokale raportoi se protestuesit po përpiqeshin të kontrollonin identitetin e pasagjerëve që vinin, duke u përpjekur të parandalonin hebrenjtë të largoheshin nga aeroporti, duke përfshirë edhe duke kontrolluar automjetet policore.

Zyrtarët në Dagestan akuzuan "armiqtë e Rusisë" për nxitjen e ndjenjave antisemitiste pasi Qendra e Koordinimit të Myslimanëve të Kaukazit të Veriut u bëri thirrje autoriteteve të ndalojnë refugjatët nga Izraeli të hyjnë në këtë rajon, raportoi Caucasian Knot.

Ministria e Punëve të Brendshme tha se "sa i përket ngjarjes në Makaçkala, do të përcaktohet identiteti i të gjithë atyre që morën pjesë në trazira, pasi aeroporti vëzhgohet nga kamerat”.

Tubimet antisemitike u mbajtën gjatë fundjavës në qytete të tjera të Kaukazit të Veriut dhe protestuesit kundërshtuan fushatën ushtarake të Izraelit.

Më 28 tetor, u mbajt një tubim në Cherkessk, kryeqyteti i Republikës Karachayevo-Cherkessia, duke kërkuar që banorët e Izraelit të mos lejohen të hyjnë në republikë.

Natën e 29 tetorit, banorët e Derbentit në Dagestan protestuan pas raportimeve të rreme për vendosjen e refugjatëve nga Izraeli në hotelet lokale.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о Международном форуме инноваций БРИКС





Москва

Lipatov Sound заявил о выходе нового трека “Red City”


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о Международном форуме инноваций БРИКС



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Сергей Шнуров

Любовь Аксенова, Олег Трофим, Сергей Шнуров и другие на премьере фильма «Майор Гром: Игра»




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

«Молитесь, друзья»: сын олимпийского чемпиона Ивана Стретовича погиб во время родов в Новосибирске

Курсант Пермского военного института Росгвардии принял участие в финале интеллектуальной олимпиады Приволжского федерального округа

Олимпийский чемпион Роман Костомаров поздравил победителей номинации «Экскурсия без границ» программы «Лига Экскурсоводов»


ATP

Теннисиста Медведева выбили из топ-4 ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Чеченка Лия Заурбекова поделилась подробностями конфликта с семьей в полиции



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России