Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Ноябрь
2023

Sfida të shumta para Malit të Zi pas kompletimit të udhëheqjes shtetërore

0
Sfida të shumta para Malit të Zi pas kompletimit të udhëheqjes shtetërore

Katër muaj e gjysmë pas zgjedhjeve, Mali i Zi për 24 orë u bë edhe me kryeministër, edhe me kryetar parlamenti.

Në fillim të negociatave, kryeministri Millojko Spajiq nuk u pajtua që në paketën e marrëveshjeve për Qeverinë, të përfshihen partitë e Frontit Demokratik pro-rus (DF), të cilat ishin të padëshirueshme edhe për partnerët perëndimorë - para së gjithash për Shtetet e Bashkuara.

Përveç Beogradit zyrtar, për hyrjen e DF-së në Qeveri u angazhua edhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq.

Në fund, Spajiq u pajtua që kryetar i Parlamentit të jetë njëri nga udhëheqësit e DF-së, Andrija Mandiq.

Marrëveshja parasheh që deri në fund të vitit të ardhshëm, DF-ja të marrë edhe katër ministri.

Në këmbim, DF-ja mbështeti zgjedhjen e Qeverisë së Spajiqit.

Çfarë mund të pritet nga Qeveria e re në planin e brendshëm, të jashtëm dhe atë ekonomik?

Bashkëbiseduesit e Radios Evropa e Lirë në Podgoricë, drejtori i Qendrës për Monitorim dhe Hulumtim, Zllatko Vujoviq, dhe pedagogu në Fakultetin e Shkencave Politike, Marko Saviq, paralajmërojnë se ndikimi i Serbisë, Rusisë dhe Kinës do të rritet përmes DF-së - fuqia e së cilës tashmë është institucionale.

Kjo, sipas tyre, do të lehtësohet nga sfidat e mëdha ekonomike, me të cilat përballet Qeveria.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë mund të pritet nga Qeveria e Millojko Spajiqit në politikën e brendshme?

 

Marko Saviq: Ka së paku dy probleme në këtë Qeveri - ndarja partiake e portofolave dhe disa zgjedhje personale në pozitën e ministrave, pa njohuri dhe aftësi të nevojshme.

Është një përfaqësim i asaj që jetojmë prej vitesh, e që është një partikraci e zhveshur, ku prioritet në ndarjen e portofolave është përmbushja e interesave të ngushta partiake.

Për shumë njerëz në pushtetin aktual, ne nuk e dimë punën e tyre, biografitë profesionale dhe as performancën e tyre në jetën publike.

Kjo lë një vend të madh për dyshime në aftësitë e tyre për të udhëhequr me politikën e brendshme.

Këta, në fakt, janë kryesisht funksionarë partiakë, të cilët mund të tentojnë të jenë edhe zyrtarë shtetërorë.

Kjo do të bëjë që politika e brendshme, në secilën prej fushave të saj, të shikohet së pari nga këndvështrimi i partisë dhe pastaj nga këndvështrimi i interesit më të gjerë shtetëror.

Zllatko Vujoviq: Kjo Qeveri paraqet një kompromis të kalbur, ku kryeministri Millojko Spajiq është dashur ta pranojë autonominë e partive politike, që ato të përcaktojnë se kush do të jetë ministër.

Pra, kryeministri hoqi dorë nga një pjesë e autoritetit të tij për zgjedhjen e njerëzve.

Ai do të gjendet në një situatë, ku shpejt do t’i duhet të tregojë rezultate. Përshtypja ime është se në Qeveri ka nisur tashmë gara për mbijetesë politike.

Një skenar është që Spajiq t’i arrijë rezultatet e premtuara dhe të mbijetojë politikisht, por jo me këta partnerë të koalicionit.

I dyti është që, vitin e ardhshëm, të ketë konsolidim të shumicës parlamentare, por pa Spajiqin.

Ai do të jetë nën presion të madh për t’i përmbushur premtimet që janë kryesisht joreale. Dhe, dështimi eventual do të jetë bazë për t’u bërë pengesë e partnerëve të tjerë.

Radio Evropa e Lirë: Në çfarë drejtimi do të shkojë politika e jashtme dhe raporti ndaj shteteve të rajonit?

Zllatko Vujoviq: Besoj se presidenti i Serbisë [Aleksandar] Vuçiq do të ketë ndikim të madh në shumicën parlamentare dhe në Qeveri.

Formimi i Qeverisë në këtë format u bë i mundur vetëm me rolin e Vuçiqit dhe të Serbisë zyrtare.

Dhe, kjo do të thotë fitore për Vuçiqin në raport me partnerët perëndimorë - e kam fjalën për tri vendet kyçe: SHBA-në, Britaninë dhe Gjermaninë.

Kjo nuk do të thotë se loja ka mbaruar. Mund të jetë pjesa e parë, do të shohim se çfarë do të ndodhë në pjesën tjetër.

Vuçiq po përpiqet që në fushatën parazgjedhore [në Serbi] - pas aksionit të dështuar për marrjen e ashtuquajtur nën kontroll të veriut të Kosovës - të arrijë ndonjë rezultat në Mal të Zi. Ai pret që kjo strukturë dhe format i Qeverisë [në Mal të Zi] t’ia japin atë rezultat.

Pra, pres dominimin e Serbisë dhe të interesave dhe kërkesave të saj, që do të jenë fillimi i fundit politik të Spajiqit.

Kjo do t’ia djegë të gjitha urat e bashkëpunimit me opozitën dhe me partnerët perëndimorë dhe do ta lërë pa mbështetje reale dhe pa rëndësi politike.

Qeveria do të përpiqet që t’i respektojë rekomandimet e Bashkimit Evropian dhe ta harmonizojë politikën e saj me të.

Një sfidë e madhe do të jetë miratimi i një rundi të ri sanksionesh ndaj Rusisë, që po përgatit BE-ja. Ky do të jetë, po ashtu, një test i madh i bashkëpunimit të koalicionit.

Marko Saviq: Pres që kryeministri Spajiq të dërgojë mesazhe të rëndomta, se e respekton integritetin e të gjitha vendeve, se Mali i Zi nuk ka çështje të hapura me fqinjët e tij...

Test për Spajiqin do të jetë Kosova, pra nëse do të vazhdojë politika e injorimit të pavarësisë së Kosovës.

Në këtë çështje do të shihet se në cilin drejtim shikon Spajiqi.

Do të shohim nëse do të vazhdojë praktika që Kosova të mos marrë ftesa nga Mali i Zi për konferenca apo projekte rajonale, apo marrëdhënia do të jetë më proaktive. Pres relativizim të mëtejshëm të çështjeve të rëndësishme nga rajoni, si nga kryeministri Spajiq, ashtu edhe nga presidenti Jakov Millatoviq dhe kryeparlamentari Andrija Mandiq.

Radio Evropa e Lirë: Ka pritshmëri të mëdha, por edhe frikë se çfarë do të ndodhë në fushën e ekonomisë...

Marko Saviq: Publiku, me të drejtë, ka pritshmëri të mëdha, por edhe frikë nga politika ekonomike e Qeverisë.

Domethënë, as profesionisti dhe as publiku laik nuk kanë informacione konkrete se si do të duket programi “Evropa tash 2” [i cili premton pagë mesatare prej 1.000 eurosh, pension minimal prej 450 eurosh dhe shkurtim të orarit të punës].

Qytetarët presin shumë nga ekspertiza e Spajiqit. Por, ekspertizë e tij është edhe inxhinieria financiare.

Vetëm përmendja e Zvicrës dhe Sinagporit në ekspoze, si vizione për të ardhmen e Malit të Zi, tregojnë se Spajiq e konsideron këtë zonë si të përshtatshme për të gjitha llojet e inxhinierisë financiare.

Nuk jam i sigurt se sa mund ta zbatojë ekonomia këtë, sektori privat dhe ai publik.

Zllatko Vujoviq: Nuk kam parë asnjë provë se Qeveria e re ka një plan të qartë ekonomik dhe financiar se si ta përmirësojë funksionimin e shtetit.

Ka disa fraza populiste pa ndonjë plan konkret - së paku ne nuk e kemi parë.

Rritja e pensioneve dhe e pagave tingëllon mirë, por askush nuk ka shpjeguar se nga do të vijnë paratë.

Kam frikë se kjo Qeveri do të na shtyjë në krizë ekonomike me politikën e saj të papërgjegjshme - sidomos nëse shtohen edhe rreziqet që vijnë. Dhe sistemi fillon të shpërbëhet në të gjitha nivelet.

Kemi një sistem të shtrenjtë dhe joefikas të vetëqeverisjes shtetërore dhe lokale.

Sistemi shëndetësor është në kolaps. Dhe, tani, në shënjestër është sistemi i pensioneve, i cili gjithsesi se nuk është i qëndrueshëm.

Kam frikë se do t’i paguajmë shtrenjtë këto aventura.

Radio Evropa e Lirë: Sa rezistente do të jetë Qeveria ndaj ndikimeve të huaja?

Zllatko Vujoviq: Besoj se Spajiq - pasi ka krijuar në njëfarë mënyre probleme në bashkëpunimin me partnerët perëndimorë - e ka ngushtuar hapësirën e manovrimit. Para së gjithash, kur bëhet fjalë për huamarrje financiare, sepse Mali i Zi duhet të marrë shumë borxhe që Spajiq t’i përmbushë premtimet e tij.

Nga ana tjetër, kreditë e mëparshme kanë afat. Dhe, nëse nuk ka para nga Perëndimi, Spajiq duhet të drejtohet në adresa të tjera. Është Kina dhe disa para ruse që mund të tregtohen.

Pres që Serbia të jetë rruga kryesore për hyrjen e parave joperëndimore në Mal të Zi.

Besoj se me këtë Qeveri, rritet në mënyrë dramatike ndikimi jo vetëm i Serbisë, e cila praktikisht ka kontroll mbi shumicën e Qeverisë - nëse jo mbi të gjithën - por edhe i Rusisë dhe i Kinës, njëra në dimensionin politik dhe tjetra në atë ekonomik.

Sidomos, kur merret parasysh numri i madh i qytetarëve rusë në Mal të Zi dhe se shërbimet e sigurisë kanë qenë nën kontroll të plotë të qendrave të inteligjencës serbe dhe ruse në vitet e fundit. Besoj se ky trend do të vazhdojë.

Marko Saviq: Parakusht bazë për rezistencë ndaj ndikimeve të jashtme janë institucionet e fuqishme.

Se sa rezistent do të jetë kryeministri Spajiq ndaj ndikimeve që vijnë nga Serbia, Rusia dhe përmes Kishës Ortodokse Serbe, do të varet edhe nga zyrtarë të tjerë të lartë.

Në pozitën e kryetarit të Parlamentit - njërit prej tri posteve më të rëndësishme në vend - kemi një njeri [Andrija Mandiq] biografia e të cilit flet për një përqafim gjithnjë e më të afërt me botën serbe dhe ruse, dhe jo me atë që do të duhej të përfaqësonte Mali i Zi modern.

Deri më tani, Spajiq ka një reputacion të mirë në Perëndim, për shkak të përvojës së tij të mëparshme dhe lidhjeve me SHBA-në dhe liberalizmin.

Përgatiti: Valona Tela





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин. Главное за день





Москва

Lipatov Sound заявил о выходе нового трека “Red City”


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин. Главное за день



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Баста

Редакция АН «Между строк» разыгрывает 2 билета на Басту и ещё 8 сертификатов среди подписчиков своего Telegram-канала




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Клиенты СберСтрахования стали в 1,5 раза чаще приобретать страховки для бегунов

Чья компания сильнее всех?

Сотрудница ОМОН "Оплот" приняла участие в костромском забеге «Галичское Заозерье»


ATP

Даниил Медведев идет третьим в чемпионской гонке ATP, Андрей Рублев — пятый



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Сергей Собянин: Колледжи проведут Дни открытых дверей



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России