Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Ноябрь
2023

Ndeshja Kosovë-Izrael do të zhvillohet me tifozë

0
Ndeshja Kosovë-Izrael do të zhvillohet me tifozë

Njëzet e tetë ditë pas planit fillestar, 22 futbollistë të Kosovës dhe Izraelit do të shkelin në fushën e gjelbër të stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, më 12 nëntor.

Në përkrahje të tyre do të jenë edhe rreth 14 mijë tifozë - nëse shiten të gjitha biletat.

Se ndeshja do të zhvillohet me praninë e tifozëve e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.

“Pas mbledhjes me UEFA-n [Federatën Evropiane të Futbollit], është marrë vendimi që ndeshja të zhvillohet me tifozë”, tha Ademi.

Ai shtoi se do të merren të gjitha masat e parashikuara me rregulloret e UEFA-s, që ndeshja të mos përcillet me ndonjë incident të mundshëm.

Mundësia që ndeshja të zhvillohej pa praninë e tifozëve u përfol pasi që Kosova do të mund të gjobitej dhe ndëshkohej nga UEFA, nëse në stadium ndodh ndonjë incident shkaku i luftës mes Izraelit dhe Hamasit - grupit militant që kontrollon Rripin e Gazës.

Në Kosovë u organizuan disa marshe në mbështetje të palestinezëve në Gazë.

Ndeshja e 12 nëntorit - në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2024 - fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej rreth një muaj më parë, më 15 tetor. Por, ajo ishte shtyrë shkaku i luftës në Lindjen e Mesme.

Personave që kishin blerë biletat për ta parë ndeshjen mes Kosovës dhe Izraelit, u ishin kthyer paratë pak ditë pasi ishte shtyrë ndeshja.

Por, presidenti i FFK-së tha për REL-in se biletat do të dalin sërish në shitje “brenda një ose dy orësh”.

Ademi tha se i takon Policisë së Kosovës që t’i marrë masat e duhura të sigurisë, në mënyrë që të mos lejohet ndonjë incident.

Policia e Kosovës dhe UEFA nuk u përgjigjën në pyetjet e REL-it lidhur me masat e sigurisë që do të ndërmerren.

Ndërkohë, ambasadorja izraelite në Kosovë, Tamar Ziv, u shpreh e kënaqur me, siç tha, koordinimin e bërë deri më tani me autoritetet e Kosovës për “realizimin e suksesshëm të ndeshjes”.

“Ne jemi duke punuar në koordinim të ngushtë me të gjitha autoritetet relevante në Kosovë për çështjet e sigurisë së ndeshjes dhe për mirëqenien e lojtarëve tonë”, tha ajo për Radion Evropa e Lirë.

A mund të ketë reagime për luftën mes Izraelit dhe Hamasit?

Ndeshja në “Fadil Vokrri” do të jetë ndeshja e parë për Kombëtaren e Izraelit që nga shpërthimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit.

Grupit militant, i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe disa fuqi të tjera, ka sulmuar Izraelin më 7 tetor, duke vrarë mbi 1.400 njerëz dhe duke marrë pengje 239 të tjerë.

Izraeli është përgjigjur me një fushatë masive të sulmeve ajrore në Rripin e Gazës.

Numri i palestinezëve të vrarë në këtë enklavë ka tejkaluar tashmë shifrën 10.000, sipas Ministrisë së Shëndetësisë atje.

Ngjarjet e tilla kanë shkaktuar protesta në vende të ndryshme në botë, përfshirë edhe Kosovën.

Deri më tani janë zhvilluar dy protesta në në përkrahje të palestinezëve në Prishtinë dhe një tjetër në Prizren.

Çka nëse shfaqen në stadium mesazhe politike?

Rregulloret e UEFA-s përcaktojnë që për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje, përgjegjëse do të ishte Federata e Futbollit e Kosovës.

Në rast të ndonjë incidenti me mesazhe politike të shfaqura në tribuna, për të do të ndëshkohej Kosova.

Rregulloret e UEFA-s përcaktojnë që për shfaqjen e mesazheve politike dhe atyre raciste, dënimet mund të nisin nga një gjobë e deri te ulja e pikëve dhe përjashtimi nga një garë.

Kështu ka ndodhur tashmë me Rumaninë. Federata rumune është gjobitur me 52 mijë euro dhe është dënuar me një ndeshje pa tifozë nga UEFA, pasi që në ndeshjen kundër Kosovës, më 12 shtator, është shpalosur një pankartë me mesazhin “Kosova është Serbi”, si dhe janë dëgjuar thirrje raciste.

Çka thonë tifozët në rrjete sociale?

Lajmet e publikuara gjatë ditëve të fundit në rrjetin social, Facebook, se ndeshja mund të zhvillohet pa praninë e tifozëve, kanë tërhequr reagime të shumta.

Shumë prej tyre përmbajnë gjuhë të urrejtjes, e disa bëjnë thirrje që lojtarët e Kosovës ta bojkotojnë ndeshjen kundër Izraelit.

Megjithatë, një numër i komentuesve gjithashtu ka përkrahur idenë që ndeshja të zhvillohet pa tifozë, në mënyrë që Kombëtarja e Kosovës të mos mund të penalizohet për ndonjë incident apo mesazh politik që mund të shfaqet gjatë ndeshjes.

Për çka vlen kjo ndeshje?

Ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit zhvillohet në kuadër të Grupit I të kualifikimeve për Kampionatin Evropian. Në këtë grup, për kualifikim në EURO 2024 garojnë edhe Rumania, Zvicra, Bjellorusia dhe Andorra. Vetëm dy ekipet e para arrijnë kualifikimin.

Ndeshjet e EURO 2024 do të zhvillohen nëpër stadiume të ndryshme nëpër Gjermani nga 14 qershori deri më 14 korrik të vitit të ardhshëm. Kosova nuk është kualifikuar asnjëherë në një Kampionat Evropian.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о Международном форуме инноваций БРИКС





Москва

Свыше 600 навалов мусора устранили в Подмосковье за неделю


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о Международном форуме инноваций БРИКС



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Фёдор Шаляпин

Наследие Шаляпина и Рахманинова представили на выставке-форуме «Россия»




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

«Молитесь, друзья»: сын олимпийского чемпиона Ивана Стретовича погиб во время родов в Новосибирске

Цена билетов на суперфинал Кубка России составит от 500 до 15 тыс. рублей

Олимпийский чемпион Роман Костомаров поздравил победителей номинации «Экскурсия без границ» программы «Лига Экскурсоводов»


Юлия Путинцева

Путинцева вернулась после 0:6 и одержала важную победу



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России