Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Ноябрь
2023

Blinken thotë se "duhet të bëhet më shumë" për t'i mbrojtur civilët palestinezë

0
Blinken thotë se

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken, tha të premten se e ka mirëpritur dakordimin e Izraelit për pauzë humanitare në ofensivën e tij në Gaza, por duhet të bëhet më shumë.

"Shumë palestinezë janë vrarë. Ka shumë që kanë vuajtur javët e fundit, dhe ne duam të bëjmë gjithçka që është e mundur për të parandaluar dëmtimin e tyre, dhe për të rritur ndihmën që u jepet atyre," tha Blinken duke folur në Nju Delhi.

Të enjten, Shtëpia e Bardhë tha se Izraeli është pajtuar për pauza katërorëshe humanitare çdo ditë në veri të Gazës, ku po lufton me grupin palestinez Hamas - i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, tha se ka siguruar një rrugë të dytë për civilët që të ikin nga luftimet.

Presidenti Biden i kishte kërkuar kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që të vendoste pauza ditore.

Këtë kërkesë ai e kishte bërë gjatë një bisede telefonike që zhvilloi në fillim të kësaj jave.

Luftimet kanë shpërthyer në veri të Gazës që kur grupi ekstremist Hamas sulmoi komunitetet në jug të Izraelit dhe sipas zyrtarëve izraelitë, vranë 1.400 njerëz dhe morën peng rreth 240 të tjerë, në atë që njihet si sulmi më i keq në historinë e vendit.

Izraeli, më pas, është hakmarrë me bombardime ajrore dhe ofensivë tokësore, që sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Rripin e Gazës, të drejtuar nga grupi ekstremist palestinez, kanë vrarë më shumë se 10.800 njerëz, në mesin e të cilëve shumë fëmijë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, mirëpriti të enjten pauzat, të cilat zyrtarizojnë një marrëveshje.

“Unë mendoj se është bërë njëfarë progresi. Por unë, gjithashtu, isha shumë i qartë se duhet bërë më shumë për të mbrojtur civilët dhe për dhënien e ndihmës humanitare për ta”, tha Blinken.

Sipas tij, pauzat katërorëshe të dakorduara nga Izraeli, si dhe dy korridore humanitare, do t’i lejojnë njerëzit të largohen nga lufta.

“Këta hapa do të shpëtojnë jetë dhe do të mundësojnë më shumë ndihmë për të arritur te palestinezët në nevojë,” shtoi ai.

Vizita e Blinkenit në Indi është ndalesa e fundit e një udhëtimi maratonë që ka përfshirë Korenë e Jugut dhe një takim të ministrave të jashtëm të G7-ës [shtatë vendeve më të industrializuara në botë], në Japoni.

Atje, ai synoi të gjente gjuhë të përbashkët për luftën Izrael-Hamas.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин. Главное за день





Москва

V Общероссийская конференция «Устойчивое развитие этнокультурного сектора» представит калейдоскоп успешных практик в сфере социального проектирования


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин подвел итоги Московской олимпиады школьников



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Полина Гагарина

Актриса Самбурская заступилась за сыгравшую в «Красных линиях» певицу Гагарину




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Клиенты СберСтрахования стали в 1,5 раза чаще приобретать страховки для бегунов

Бонгонда: стадион и база «Спартака» — мои любимые места в Москве

Чья компания сильнее всех?


WTA

Потапова не смогла пробиться во второй круг турнира WTA в Страсбурге



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Сергей Собянин. Главное за день



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России