Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Ноябрь
2023

Biden, Izraelit: Pushtimi i Gazës do të ishte “gabim i madh”

0
Biden, Izraelit: Pushtimi i Gazës do të ishte “gabim i madh”

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se ia ka bërë të qartë kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu se zgjidhja me dy shtete është përgjigja e vetme për ta zgjidhur konfliktin izraelito-palestinez dhe që pushtimi i Gazës përbën “gabim të madh”.

Biden u ka thënë gazetarëve se ai është duke bërë gjithçka që mundet për t’i liruar pengjet që po mbahen nga Hamasi, grup palestinez i shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Megjithatë, Biden, ka thënë nuk mëton të dërgojë ushtrinë amerikane atje.

Presidenti Biden u ka thënë gazetarëve këtë javë se mesazhi i tij për pengjet është “duroni, po vijmë”, duke ngritur pikëpyetje se çka ka nënkuptuar me këtë fjali.

I pyetur për më shumë sqarime, Biden ka thënë se “ajo çfarë kam menduar ka qenë që po bëj gjithçka për t’i liruar. Nuk kam qenë duke folur për ushtrinë”.

Biden ka thënë se është duke punuar në këtë çështje vazhdimisht, dhe nuk do të ndalet derisa të lirohen pengjet.

Katari, ku Hamasi e ka zyrën politike, është në krye të përpjekjeve për ndërmjetësim në mes të grupit radikal dhe zyrtarëve izraelite për lirim të mbi 240 pengjeve.

Ata janë marrë prej militantëve, teksa kanë kryer sulm më 7 tetor në Izrael.

Autoritetet izraelite kanë thënë se 1.200 njerëz janë vrarë si pasojë e atyre sulmeve.

Izraeli më pas i ka shpallur luftë Hamasit, që kontrollin Rripin e Gazës.

Sipas autoriteteve palestineze, mbi 11.000 njerëz janë vrarë si pasojë e sulmeve izraelite në Gazë dhe rreth 40 për qind e tyre janë fëmijë.

Biden ka thënë se Hamasi është duke kryer krime lufte, duke pasur seli ushtarake nën një spital, dhe e ka përsëritur deklaratën e një zëdhënësi të Shtëpisë së Bardhë, se është i bindur për këtë “fakt” të mbështetur prej inteligjencës amerikane.

Ai ka thënë se ushtria izraelite ka hyrë në spitalin më të madh të Gazës, Al Shifa, me një numër të kufizuar të trupave ushtarake me armë.

“Atyre u kemi thënë që duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm”, ka thënë Biden, duke shtuar se Izraeli ka obligim që të jetë sa më i kujdesshëm teksa gjurmon shënjestrat.

Mirëpo ka thënë se “nuk është realiste” të presë që Izraeli t’iu japë fund aksioneve ushtarake, duke marrë parasysh kërcënimet e një zyrtari të Hamasit që ata synojnë t’i përsërisin sërish sulmet ndaj Izraelit.

“Hamasi tashmë ka thënë publikisht se planifikon të sulmojë sërish Izraelin, sikurse ka vepruar më parë, ku ka prerë kokat e foshnjave”, ka thënë Biden, i cili muajin e kaluar ka thënë se ka parë fotografi të foshnjave pa kokë.

Shtëpia e Bardhë e ka sqaruar muajin e kaluar se zyrtarët amerikanë nuk kanë të dhëna për një pretendim të tillë, dhe se Biden është duke iu referuar raportimeve në media.

Ende nuk është e qartë nëse informacionet e reja të SHBA-së e kanë konfirmuar që foshnjave u është prerë koka.

Të mërkurën, Biden ka thënë se Izraeli do të dërgojë inkubatorë dhe pajisje tjera për t’iu ndihmuar njerëzve dhe që ushtarët e tij, po u japin mundësi mjekëve dhe stafit mjekësor “të largohen pa u lënduar”.

Izrraeli ka thënë të mërkurën se trupat ushtarake të tij kanë gjetur armë të Hamasit dhe pajisje ushtarake në spitalin Al Shifra gjatë bastisjeve.

Hamasi i ka konsideruar këto pretendime si gënjeshtra.

Biden ka thënë se i ka thënë Netanyahut që nuk beson se lufta do të përfundojë derisa të arrihet një zgjidhje me dy shtete.

“E kam bërë të qartë për Izraelin që besoj se është gabim i madh për ta që ta pushtojnë Gazën”, ka thënë mes tjerash presidenti amerikan.

Përgatiti: Krenare Cubolli





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: в ТиНАО создадут новые управы районов





Москва

Konica Minolta Business Solutions Russia и Facemetric предложат заказчикам решения на базе технологий компьютерного зрения


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Неделя мэра: завод «Москвич», гранты для школ искусств и система городских вокзалов



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Елена Волкова

Дмитрий Бикбаев готовит премьеру театрального проекта, основанного на личных переживаниях




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Инсайты, стратегии и нетворкинг для профессионалов: 21 июня пройдет ежегодный форум «Спорт и Бизнес»

Строительные леса обрушились у здания спортшколы на Новочеремушкинской улице

Стартовал финальный этап всероссийского футбольного турнира «Будущее зависит от тебя»


ATP

Стало известно, при каком условии Медведев может опуститься на 5-е место рейтинга ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Зачистки не будет: Хазин объяснил, как Путин обновит элиту



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России