Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Ноябрь
2023

Mes luftës, armenët e Jerusalemit përfshihen në konflikt për Tokën e Shenjtë

0
Mes luftës, armenët e Jerusalemit përfshihen në konflikt për Tokën e Shenjtë

Teksa vëmendja e botës është përqendruar te fati i izraelitëve dhe i palestinezëve në Rripin e Gazës, armenët në Jerusalemin e afërt janë përfshirë në një konflikt për ruajtjen e tokës së tyre, përballë kërcënimeve në rritje.

Pasditen e 5 nëntorit, disa burra me kapela hebraike dhe të armatosur me pushkë automatike hynë në një sektor të Lagjes Armene të Jerusalemit, e njohur edhe si Livadhi i Lopës. Dy prej burrave mbanin me zinxhirë qentë që lehnin, teksa të tjerët konfrontoheshin me armenët që ishin mbledhur për t’ua pamundësuar hyrjen e ekskavatorëve, që së voni kishin rrënuar një mur dhe kishin gërryer tokën, duke hequr asfaltin.

Në pamje të xhiruara nga një gazetar i pavarur, njëri prej burrave të armatosur thotë se ka marrë armë me vete, sepse “kur një njeri përgjegjës me armë ndodhet këtu, të gjithë e dinë se nuk do të ketë zënkë me grushte, askush s’do t’i futet tjetrit në fytyrë, ajo siguron që të gjithë do të jenë të sjellshëm”.

Livadhi i Lopës – i cili e ka marrë këtë emër për shkak të përdorimit të tij historikisht si zonë për kullotjen e bagëtisë – aktualisht përdoret si vend për parkimin e automjeteve, kryesisht nga armenët, të cilët udhëtojnë çdo mëngjes drejt vendeve të punës, jashtë mureve të Qytetit të Vjetër, dhe përbën një pjesë të madhe të Lagjes Armene brenda qytetit të Jerusalemit, të rrethuar me mure.

Toka u bë problem kyç në një mosmarrëveshje që ka zemëruar komunitetin 2.000 pjesëtarësh armenë të Jerusalemit, pasi u bë e ditur se kisha armene e Jerusalemit ia kishte lëshuar me qira Livadhin e Lopës dhe disa pjesë të tjera të Lagjes Armene kompanisë XANA Capital, në pronësi të një investitori australiano-izraelit, për gati një shekull.

Pas reagimeve nga komuniteti lokal armen, Patrikana Armene e Jerusalemit është munduar ta zhbëjë qiradhënien. Kisha ka lëshuar një komunikatë më 1 nëntor, përmes së cilës ka njoftuar “anulimin” e marrëveshjes për dhënien me qira të Kopshtit të Lopës. Është e paqartë se çfarë peshe ligjore ka një deklaratë e tillë karshi një marrëveshjeje të nënshkruar qiradhënieje. Buldozerët, me sa duket të angazhuar nga XANA Capital, u futën dhe nisën të rrënonin pjesë të tokës, pak pasi Patrikana lëshoi komunikatën e saj.

Setrag Balian, një nga udhëheqësit e lëvizjes që po kundërshton qiradhënien, zotohet se grupe armenësh do të qëndrojnë me ndërrime në vendin e kontestuar, dhe do të bllokojnë fizikisht çfarëdo pune tjetër rrënuese, derisa “Patrikana të shkojë në gjyq dhe ta rimarrë këtë tokë”.

Hollësitë e një projekti të propozuar ndërtimor nga XANA Capital mbeten të mjegullta, por shumë njerëz druajnë se bëhet fjalë për banesa luksoze, me çmime më të larta se që mund t’i përballojnë shumica e armenëve të Jerusalemit, të cilat do ta zbehnin kontrollin armen në tokën e tyre historike, pasi pronat të shiteshin.

Armenët janë vendosur në Jerusalem qysh në shekullin e katërt, pasi vendi i tyre u bë i pari që pranonte zyrtarisht krishterimin, ndërsa nisën pelegrinazhet nga Armenia drejt Jerusalemit. Armenët kanë jetuar brenda mureve të qytetit të shenjtë që atëherë, duke e bërë komunitetin jerusalemas diasporën më të vjetër armene.

Më 18 nëntor, udhëheqës të lartë të kishës në Jerusalem lëshuan një komunikatë në mbështetje të komunitetit armen.

“Veprimet ilegale, të ndërmarra nga ndërtuesi i supozuar kundër Patrikanës dhe komunitetit armen, nuk i kontribuojnë rendit social që dëshiron komuniteti armen, paqësor dhe respektues i ligjit, dhe pjesë e familjes së krishterë në Tokën e Shenjtë”, deklaruan udhëheqësit kishtarë.

Përgatiti: Trim Haliti





Губернаторы России
Москва

Столичный мэр реорганизовал управы в ТиНАО





Москва

Стартовал финальный этап всероссийского футбольного турнира «Будущее зависит от тебя»


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Неделя мэра: завод «Москвич», гранты для школ искусств и система городских вокзалов



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Булат Окуджава

Урганта исключили из программы концерта памяти Булата Окуджавы




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В Подмосковье сотрудники ОМОН «Русич» Росгвардии приняли участие в церемонии открытия соревнований по дзюдо среди детей и подростков

Стартовал финальный этап всероссийского футбольного турнира «Будущее зависит от тебя»

Строительные леса обрушились у здания спортшколы на Новочеремушкинской улице


Новак Джокович

Кто транслирует бой Табило против Джоковича на турнире Rome Masters 1000?



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России