Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Ноябрь
2023

Cilat janë detajet e marrëveshjes Izrael-Hamas për lirimin e pengjeve?

0
Cilat janë detajet e marrëveshjes Izrael-Hamas për lirimin e pengjeve?

Reuters

Izraeli dhe Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, janë pajtuar për një pauzë të luftimeve në Gaza për të mundësuar lirimin e 50 pengjeve që po mbahen nga grupi radikal, në shkëmbim të 150 palestinezëve të mbajtur në burgjet e Izraelit, dhe gjithashtu për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare në territorin e rrethuar.

Cilat janë detajet e marrëveshjes?

Sipas marrëveshjes, palët u pajtuan për një armëpushim katërditor në mënyrë që 50 gra dhe fëmijë nën moshën 19 vjeç të mund të lirohen në këmbim të 150 grave dhe të rinjve palestinezë që po mbahen në paraburgim në Izrael.

Pesëdhjetë pengjet, të marrë nga Hamasi në sulmin e tyre të 7 tetorit në Izrael, pritet të lirohen në grupe gjatë armëpushimit katërditor.

Palët e kanë quajtur këtë "një pauzë humanitare".  Pauza do të zgjatet me një ditë për çdo grup shtesë, prej 10 pengjesh të liruar, tha Izraeli në një deklaratë.

Grupi radikal Hamas tha se Izraeli kishte rënë dakord të ndalojë trafikun ajror në veri të Gazës nga ora 10:00 deri në orën 16:00 çdo ditë të armëpushimit si dhe të ndalojë të gjithë trafikun ajror në jug gjatë kësaj periudhe.

Hamasi tha se Izraeli ra dakord që të mos sulmojë apo arrestojë askënd në Gazë dhe se njerëzit mund të lëvizin lirshëm përgjatë rrugës Salah al-Din, që është rruga kryesore përgjatë së cilës shumë palestinezë janë larguar nga Gaza veriore, ku Izraeli filloi pushtimin e tij tokësor.

Kryenegociatori i Katarit në bisedimet e armëpushimit, ministri i Shtetit në Ministrinë e Jashtme, Mohammed Al-Khulaifi, tha se sipas marrëveshjes nuk do të ketë "asnjë sulm, asnjë lëvizje ushtarake, asnjë zgjerim, asgjë".

Ai tha se Katari shpreson se kjo marrëveshje do të jetë "një bërthamë për një marrëveshje më të madhe dhe një armëpushim të përhershëm të luftimeve". 

Kur nis zbatimi i marrëveshjes?

Koha për fillimin e armëpushimit do të shpallet brenda 24 orësh, tha negociatori i Katarit duke folur më herët gjatë 22 nëntorit.

Izraeli vonoi nisjen e armëpushimit me qëllim që t'i japë kohë Gjykatës Supreme që të shqyrtojë marrëveshjen, pasi disa kritikë thanë se një marrëveshje armëpushimi ishte një lëshim i madh ndaj Hamasit.

Vendimi i gjykatës nuk pritet të prishë marrëveshjen.

Një burim egjiptian tha se armëpushimi mund të fillojë që në orën 10 të mëngjesit më 23 nëntor.

Si do të zbatohet?

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq do të punojë në Gazë për të lehtësuar lirimin e pengjeve, tha Katari.

Pengjet pritet të transportohen përmes Egjiptit i cili është i vetmi vend, përveç Izraelit, që ndan një kufi me Gazën.

Gjatë armëpushimit, kamionët me ndihma dhe karburant pritet të kalojnë në Gazë, ku 2.3 milionë njerëz kanë mbetur pa ushqim dhe shumë spitale janë mbyllur, pjesërisht për shkak të mungesës së karburanteve. 

Kush po i liron pengjet?

Grupi radikal Hamas nuk ka publikuar një listë të plotë me emrat e atyre që mbahen në Gazë. Një zyrtar amerikan tha se grupi kishte thënë se kishte nevojë për një pauzë "për të gjetur dhe përcaktuar se ku janë njerëzit". Jo të gjitha pengjet e marra më 7 tetor mbahen nga luftëtarët e Hamasit.

Në mesin e 50 grave dhe fëmijëve nën moshën 19 vjeç, tre janë shtetas amerikan, përfshirë një vajzë që më 24 nëntor mbush 4 vjeç, tha zyrtari amerikan.

Përveç civilëve dhe ushtarëve izraelitë të marrë peng më 7 tetor, më shumë se gjysma e rreth 240 pengjeve janë shtetas të huaj dhe me shtetësi të dyfishtë nga rreth 40 vende, duke përfshirë Argjentinën, Britaninë, Kilin, Francën, Gjermaninë, Portugalinë, Spanjën, Tajlandën dhe SHBA-në, ka thënë qeveria e Izraelit.

Kush janë palestinezët që po lirohen dhe pse u mbajtën?

Izraeli ka ofruar një listë me rreth 300 të burgosur palestinezë që mund të lirohen, që është dyfishi i numrit të grave dhe të miturve që ka rënë dakord të lirohen në fillim dhe sugjeroi se pret që më shumë se 50 pengje të lirohen sipas marrëveshjes.

Shoqata palestineze e të burgosurve tha se që nga 22 nëntori, 7.200 të burgosur po mbaheshin nga Izraeli, mes tyre 88 gra dhe 250 fëmijë nën moshën 17-vjeçare. 

Në këtë listë, shumica janë nga Bregu Perëndimor dhe Jerusalemi dhe u mbajtën për incidente të tilla si tentativa për therje me thikë, gjuajtje me gurë ndaj ushtarëve izraelitë, prodhim të eksplozivëve, dëmtim të pronës dhe kontaktet me organizatat e armikut.

Asnjë nuk akuzohet për vrasje. Shumë prej tyre mbahen në paraburgim administrativ, që do të thotë se mbahen në paraburgim pa gjyq. 

Të burgosurit që pritet të lirohen, fillimisht mund të dërgohen me autobusë në selinë presidenciale palestineze, edhe pse presidenti palestinez, Mahmud Abbas, nuk kishte asnjë rol në këto negociata armëpushimi, tha një zyrtar palestinez.

Kush e negocioi marrëveshjen?

Katari luajti një rol të madh ndërmjetësimi. Hamasi ka një zyrë politike në Doha dhe Qeveria e Katarit i ka mbajtur të hapura kanalet e komunikimit me Izraelin, edhe pse ndryshe nga disa shtete të tjera arabe, nuk i ka normalizuar lidhjet me Izraelin.

Një rol vendimtar luajtën edhe Shtetet e Bashkuara me presidentin Joe Biden, i cili zhvilloi telefonata me Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani nga Katari si dhe kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në javët para marrëveshjes.

I përfshirë ishte edhe Egjipti, shteti i parë arab që nënshkroi një marrëveshje paqeje me Izraelin dhe që ka luajtur prej kohësh një rol ndërmjetësues gjatë dekadave të konfliktit izraelito-palestinez.

*Video: Qëndrimi i shteteve arabe karshi Izraelit

Pse kanë zgjatur negociatat?

Marrëveshja u shpall 46 ditë pas fillimit të luftës, që është një nga konfliktet më të ashpra që ka shpërthyer mes dy palëve.

Luftëtarët e Hamasit vranë 1.200 njerëz kur filluan sulmin e tyre në Izrael, që është numri më i madh i viktimave të shkaktuara brenda një dite në tokën izraelite që prej vitit 1948.

Që atëherë, më shumë se 13.000 persona janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite dhe sulmi tokësor në Gazë. 

Në mes të luftimeve numri i madh i pengjeve dhe vendosmëria e deklaruar e Izraelit për të zhdukur në Gaza grupin Hamas, duke ndërmjetësuar qoftë edhe një marrëveshje të përkohshme si kjo, rezultoi shumë më sfiduese se në konfliktet e mëparshme.

Negociatat fillestare për një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit filluan brenda disa ditësh pas sulmit të 7 tetorit, por përparimi ishte i ngadaltë.

Kjo ishte pjesërisht për shkak se komunikimet midis palëve duhej të kalonin përmes Dohas ose Kajros dhe të ktheheshin për çdo detaj të gjetur, siç është sigurimi i një liste të plotë nga grupi Hamas për ata që do të liroheshin, thanë zyrtarët amerikanë.

Edhe me një marrëveshje në fuqi, armëpushimi është i përkohshëm. Grupi radikal Hamas ka thënë se gjatë gjithë armëpushimit "gishtat e tij mbeten në këmbëzë".

Izraeli ka thënë se konflikti do të vazhdojë derisa të lirohen të gjitha pengjet dhe të eliminohet Hamasi, grupi radikal palestinez.

Në vitin 2014, kur Izraeli nisi për herë të fundit një pushtim të madh tokësor në Gaza, u deshën 49 ditë që të dyja palët të zbatonin një marrëveshje armëpushimi, por kjo i dha fund luftimeve të mëdha për disa vite.

Përgatiti: Gentiana Kadrija





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о Международном форуме инноваций БРИКС





Москва

«СВЯТОЙ ЛЕНИН» УЛУЧШАЕТ ЗАКОНЫ, управляет патентами и улучшает командное планирование в целях учёта интереса всего народа.


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о развитии инновационной экосистемы Москвы



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Певица

Певица Кристина Агилера в боди вышла на сцену после похудения




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

«Молитесь, друзья»: сын олимпийского чемпиона Ивана Стретовича погиб во время родов в Новосибирске

Цена билетов на суперфинал Кубка России составит от 500 до 15 тыс. рублей

Курсант Пермского военного института Росгвардии принял участие в финале интеллектуальной олимпиады Приволжского федерального округа


ATP

Российский теннисист Медведев опустится на строчку в рейтинге ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Центр Всероссийского музея А. С. Пушкина откроется в библиотеке-читальне



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России