Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Ноябрь
2023

Turqia planifikon të evakuojë nga Gaza disa fëmijë të sëmurë dhe të plagosur

0
Turqia planifikon të evakuojë nga Gaza disa fëmijë të sëmurë dhe të plagosur

Turqia planifikon të evakuojë disa nga të fëmijët e plagosur apo të sëmurë në Gazë dhe të rinjtë të premten, si pjesë e rundit të saj të tretë të evakuimit, tha ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Turqia deri më tani ka evakuuar 150 persona, kryesisht pacientë me kancer dhe shoqëruesit të tyre nga Gaza për të vazhduar trajtimin e tyre shëndetësor. Po ashtu, gjatë kësaj jave ka evakuuar mbi 100 turq, turq qipriotë dhe familjarët e tyre.

Duke folur në aeroportin e Ankarasë më 23 nëntor, Koca tha se tre fëmijë të sëmurë nga Gaza arritën në Turqi të enjten. Ai shtoi se të evakuuar ishin një djalë dy vjeç, dhe dy vajza të moshës nëntë dhe dhjetëvjeçare, të cilët do të vazhdojnë trajtimin e tyre shëndetësorë në Turqi.

Rundi i tretë i evakuimeve, që përfshin një grup prej 50 personash, është shtyrë për shkak të çështjeve që lidhen me lejet për lirimin e tyre, tha ministri turk. Por, ai shtoi se këto probleme tani në masë të madhe janë zgjidhur dhe se zyrtarët po punojnë në përfundimin e përgatitjeve.

“Ne presim që evakuimi i tretë të ndodhë nesër [e premte] dhe do të jetë një evakuim që në masë të madhe do të përfshijë fëmijë dhe të rinj”, tha Koca për gazetarët.

“Ka më pak pacient me kancer [në grup], por do të jetë një evakuim që kryesisht përfshin fëmijë të plagosur dhe të rinj”, tha ai, duke shtuar se asnjë nga personat që gjenden në listën e 50 personave që pritet të evakuohen, nuk janë në gjendje kritike shëndetësore.

Ankaraja ka dërguar afër 800 metrikë tonë ndihmë humanitare, furnizime shëndetësore, ilaçe dhe personel shëndetësor në Egjipt për banorët e Rripit të Gazës. Turqia ka thënë se dëshiron të krijojë një spital fushor në pikëkalimin kufitar në Rafah, në anën e Gazës.

Ky njoftim i Ankarasë vjen në kohën kur të premten pritet të hyjë në fuqi një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Marrëveshja parasheh një armëpushim katërditor për lirimin e 50 pengjeve që po mbahen nga Hamasi, në këmbim të 150 të burgosurve palestinezë që mbahen në Izrael.

Hamasi ka marrë afër 240 pengje gjatë sulmeve të 7 tetorit që nxitën luftën në Rripin e Gazës.

Si pasojë e dhunës, 1.200 persona janë vrarë në Izrael dhe mbi 13.000 në Rripin e Gazës. Ky territor palestinez, i banuar me 2.3 milionë persona, është rrethuar nga Izraeli dhe ka qenë cak i sulmeve të pandërprera ajrore dhe tokësore.

Marrëveshja e armëpushimit parasheh edhe lejimin që më shumë ndihmë të arrijë për palestinezët në Gazë.





Губернаторы России
Москва

Собянин: Московскому метрополитену исполнилось 89 лет





Москва

Воины-мясниковцы в годы Великой Отечественной войны 1941-1945 г.г.


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Неделя мэра: завод «Москвич», гранты для школ искусств и система городских вокзалов



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Влад Топалов

«Я много раз в жизни ходил по краю»: Влад Топалов откровенно высказался в шоу «Человек-невидимка» на ТВ-3




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Строительные леса обрушились у здания спортшколы на Новочеремушкинской улице

Семьи из Подмосковья поборются за выход в финал конкурса «Это у нас семейное»

В Подмосковье сотрудники ОМОН «Русич» Росгвардии приняли участие в церемонии открытия соревнований по дзюдо среди детей и подростков


ATP

Теннисист Медведев может спуститься на пятое место в ATP после "Мастерса" в Риме



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

"Цена взлетит в небо": эксперт объяснил, что стоит заранее купить россиянам



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России