Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Ноябрь
2023

Si u arrit marrëveshja për lirimin e pengjeve?

0
Si u arrit marrëveshja për lirimin e pengjeve?

AP

Negociatat nuk u zhvilluan pa probleme. Por, në fund këmbëngulja dha rezultat.

Gjashtë javë më parë, pak kohë pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – vrau më shumë se 1.200 persona në Izrael dhe mori dhjetëra të tjerë pengje, Qeveria e Katarit kontaktoi SHBA-në për të diskutuar se si të arrihej lirimi i pengjeve të marra nga grupi radikal palestinez.

Por, misioni u vlerësua si jashtëzakonisht i ndjeshëm. Ishte aq sekret, sa që zyrtarët amerikanë krijuan një celulë komunikimi për të arritur direkt te Hamasi dhe për të mbajtur negociatat të fshehura mirë brenda Qeverisë amerikane. Vetëm pak njerëz kanë qenë në dijeni të këtyre bisedimeve, sipas një zyrtari të lartë të Shtëpisë së Bardhë.

Celula e komunikimit i lejoi një rrethi të vogël negociatorësh që të bisedonin rregullisht, pa burokraci shtesë. Zyrtarët amerikanë dhe izraelitë kaluan javë të tëra duke u përpjekur që të arrinin një marrëveshje për lirimin e dhjetëra pengjeve të mbajtura nga Hamasi. Shtëpia e Bardhë e pa këtë si mënyrën e vetme reale për të ndalur luftimet e përgjakshme që kanë shkatërruar rajonin për më shumë se gjashtë javë.

Të gjitha informacionet për luftën Izrael-Hamas i gjeni KËTU

SHBA-ja vazhdimisht ka shtyrë Hamasin, së bashku me Katarin dhe Egjiptin, që kanë vepruar si ndërmjetës të rëndësishëm. Përderisa, presidenti amerikan, Joe Biden, dhe zyrtarët e tjerë të lartë amerikanë kanë siguruar familjarët e pengjeve përmes takimeve sy më sy dhe përmes platformës Zoom, duke u thënë se po bëjë gjithçka që munden për të siguruar lirimin e më të dashurve të tyre.

Presidenti amerikan deri të mërkurën mbrëma ka punuar për marrëveshjen për pengjet, duke biseduar në telefon me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe liderët e tjerë botërorë. Në këto biseda ai ka theksuar rëndësinë që marrëveshja të konkretizohet me lirimin e pengjeve. Biden është zotuar se nuk do të ndalet derisa të gjithë pengjet amerikane në Gazë të lirohen.

Por, ka pasur një pengesë finale në marrëveshje, që dyja palët arritën. Bisedimet vazhduan dhe asnjë peng nuk do të lirohet deri të premten.

Biden dhe Shtëpia e Bardhë kanë punuar pa u ndalur për të siguruar lirimin e pengjeve “që nga momentet e para të sulmit brutal të Hamasit”.

Mënyra se si u arrit marrëveshja për pengjet është përshkruar nga një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë dhe dy zyrtarë egjiptianë, të cilët folën në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së negociatave. Por, edhe mediat izraelite po ashtu kanë përshkruar këtë proces.

Celula që është përdorur për të komunikuar me Hamasin është krijuar nga Brett McGurk, koordinator për Lindjen e Mesme në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, dhe Joshua Geltzer, këshilltar ligjor në këtë këshill. McGruk thuhet se ka biseduar çdo mëngjes me kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, ndërkaq këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, ka komunikuar përditë me homologët izraelitë dhe Biden është njoftuar për të gjitha detajet. Po ashtu, kyç ka qenë edhe drejtori i CIA-s, Bill Burns, i cili ka biseduar me David Barnea, drejtor i Mossad-it, shërbimit izraelit të inteligjencës.

Marrëveshja finale, që u arrit më herët gjatë javës, parasheh që gjatë katër ditëve armëpushim, Hamasi të lirojë 50 pengje në këmbim të 150 të burgosurve palestinezë të mbajtur nga Izraeli. Kjo marrëveshje u arrit pas javësh negociata.

Një prej propozimeve më të hershme ishte paraqitur më 12 tetor, pesë ditë pas sulmeve fillestare të Hamasit. Ky propozim bënte thirrje për lirimin e të gjitha grave dhe fëmijëve të mbajtur nga Hamasi dhe militantët e tjerë në Gazë, në këmbim të lirimit të të gjitha grave palestineze që gjenden në burgjet në Izrael, sipas zyrtarëve egjiptianë.

Izraeli refuzoi propozimin fillestar, por ai “hapi dyert për më shumë bisedime”, tha një prej zyrtarëve të Egjiptit.

Në bisedat në fund të tetorit mes Bidenit dhe Netanyahut, kryeministri izraelit tregoi vijën e tij të kuqe: Sulmet në Gaza do të ndaleshin vetëm nëse do të kishte lirim të pengjeve. Biden kishte kërkesën e tij gjatë gjithë bisedimeve: ndihma humanitare duhej të arrinte në Gazë, pavarësisht nëse do të arrihej një marrëveshje.

Më pas, dy pengjet e para amerikane që po mbaheshin nga Hamasi – Natalie dhe Judith Raanan – u liruan. Përderisa zyrtarët e lartë të sigurisë kombëtare ndoqën daljen e tyre nga Gaza dhe Bideni personalisht telefonoi babanë e Natalies për t’ia kumtuar lajmin, Shtëpia e Bardhë u bind edhe më shumë se celula sekrete e krijuar për të biseduar me Hamasin do të funksiononte, dhe intensifikoi përpjekjet për të shpëtuar më shumë pengje.

Pak kohë pas lirimit të d pengjeve amerikane – dhe pak para nisjes së ofensivës tokësore të Izraelit në Gazë – SHBA-ja u informua se Hamasi kishte hartuar konturet e një marrëveshjeje që do të ndalte përkohësisht ofensivën, në mënyrë që të liroheshin gratë dhe fëmijët.

Por, në atë propozim kishte shumë probleme, sipas këndvështrimit të Izraelit: Hamasi nuk kishte ofruar asnjë dëshmi se pengjet ishin gjallë, as nuk kishte treguar se ku saktësisht mbaheshin ata para se luftimet të ndërpriteshin. Propozimi, për Izraelin, nuk do të ishte i mjaftueshëm që të ndalte sulmet tokësore. Edhe SHBA-ja ishte skeptike.

Ndërkohë, liderët politikë të Hamasit në Bejrut, Doha dhe Kajro akuzuan Izraelin se po pengon bisedimet.

Anëtari i byrosë politike të Hamasit, Basem Naim, u tha gazetarëve në Bejrut më 10 nëntor se grupi ishte i gatshëm të lironte pengjet civile nëse do të kishte garanci për “lëvizje të lirë në mënyrë që ne të mbledhin informacione dhe të dhëna për zbatimin e këtij hapi”. Ai tha se Izraeli nuk kishte reaguar për këtë kërkesë.

Megjithatë, negociatat vazhduan.

Planet për sulmin tokësor të Izraelit u rishikuan në mënyrë që luftimet të mund të ndërpriteshin nëse do të arrihej një marrëveshje për pengjet. Bisedimet – me mesazhe që u dërguan përmes Dohas dhe Kajros në Gazë – u zhvendosën në detaje shumë teknike dhe të dyja palët bënë propozime. SHBA-ja shtyu vazhdimisht Hamasin, me Dohan si ndërmjetësuese, për të ofruar informacione identifikuese për gratë dhe fëmijët e kapur peng. Grupi radikal refuzoi që të ofronte informacione të tilla.

Më 12 nëntor, Biden tha se ishte mbushur kupa. 

Ai thirri emirin e Katarit, sheikun Tamim bin Hamad Al Thani, dhe kërkoi specifika nga Hamasi. Që një marrëveshje të pranohej, Biden insistoi se SHBA-ja ka nevojë për identifikim të qartë të 50 pengjeve që do të lirohen, pra të dhëna për moshën e tyre, gjininë dhe prej nga janë. Në të kundërtën, marrëveshja nuk do të arrihej.

Pak kohë pas kësaj telefonate, Hamasi ofroi informacionet që SHBA-ja i kërkoi. Biden telefonoi Netanyahun më 14 nëntor duke i bërë thirrje që ta pranonte marrëveshjen. Netanyahu u pajtua që të lëvizet përpara. Në takimet me McGurk, Netanyahu i bëri thirrje SHBA-së që t’i bëjë presion Katarit që të finalizonte marrëveshjen.

*Video: Kronologjia e konfliktit izraelito-palestinez

Gjatë kësaj kohe, ndërmjetësit këmbyen drafte më të zbatueshme për një marrëveshje për lirimin e pengjeve. Një version përshkruante një armëpushim pesëditor dhe lirimin e diku midis 200 dhe 300 grave dhe fëmijëve palestinezë. Izraeli kishte këmbëngulur për një armëpushim dyditor dhe lirimin e rreth 100 palestinezëve, që s’ishin të lidhur me Hamasin.

Por, Hamasi më pas heshti. Grupi radikal ndaloi së biseduari me Katarin dhe Egjiptin, duke kërcënuar se do të largohej nga bisedimet pasi Forcat e Mbrojtjes së Izraelit hynë në spitalin Shifa – spitalin më të madh dhe më të pajisur në Gazë – që Izraeli këmbëngul se përdoret nga Hamasi për qëllime ushtarake.

“Në këtë fazë, gjithçka po shkatërrohej”, tha një nga zyrtarët e Egjiptit. “Hamasi ishte i zemëruar. Të gjithë ne ishim të zemëruar”.

Për tri ditë, Egjipti, Katari dhe SHBA-ja u bënë presion palëve që të arrinin një kompromis: Një armëpushim katërditor, tre të burgosur palestinezë për lirimin e çdo pengu të mbajtur nga Hamasi. Egjipti po ashtu insistoi se do të lehtësonte kufizimet izraelite sa i përket dërgimit të ndihmës humanitare. Bisedimet rinisën të premten e kaluar dhe në një bisedë të re me emirin e Katarit, Biden i tha atij se ky ishte shansi i fundit për të arritur një marrëveshje për pengjet dhe më pas ai mbylli telefonin.

McGurk pas kësaj telefonate mes Bidenit dhe emirit Al Thani, i kaloi disa ditë duke finalizuar detajet e marrëveshjes për lirimin e pengjeve. Zyrtarët po ashtu krijuan një mënyrë për të joshur Hamasin që të lirojë më shumë pengje sesa 50, ashtu siç ishte pajtuar. Lista e çështjeve të pazgjidhura vazhdoi të ngushtohej deri mëngjesin e së martës, më 21 nëntor, kur grupi radikal Hamas i tha zyrtarëve të Katarit se pajtohet për marrëveshjen.

Të mërkurën, marrëveshja mori miratimin e kabinetit të luftës së Izraelit.

“Ditët e fundit, kam biseduar me mikun tonë, presidentin Joe Biden, dhe kam kërkuar ndërhyrjen e tij në mënyrë që të përmirësojmë marrëveshjen të cilën do t’ua prezantojmë”, tha Netanyahu gjatë mbledhjes së kabinetit të luftës.

“Me të vërtetë është përmirësuar, duke përfshirë më shumë pengje dhe me një kosto më të ulët. Këto bisedime kanë qenë produktive. Presidenti Biden iu bashkua kësaj përpjekjeje dhe unë e falënderoj për këtë gjë”.

Përgatiti: Mimoza Sadiku





Губернаторы России
Москва

Столичный мэр реорганизовал управы в ТиНАО





Москва

Konica Minolta Business Solutions Russia и Facemetric предложат заказчикам решения на базе технологий компьютерного зрения


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Столичный мэр реорганизовал управы в ТиНАО



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Пианист

Пианист-виртуоз Култышев исполнит редкие сочинения Баха и Брукнера на концерте в «Зарядье»




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Стартовал финальный этап всероссийского футбольного турнира «Будущее зависит от тебя»

Строительные леса обрушились у здания спортшколы на Новочеремушкинской улице

Инсайты, стратегии и нетворкинг для профессионалов: 21 июня пройдет ежегодный форум «Спорт и Бизнес»


Даниил Медведев

Даниил Медведев одолел 121-ю ракетку мира Меджедовича и вышел в 1/8 финала Рима



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Глава Химок Дмитрий Волошин наградил работников НПО «Энергомаш»



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России