Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Ноябрь
2023

Shqiptarë nga gjithë bota mblidhen në Paradën kuqezi 

0
Shqiptarë nga gjithë bota mblidhen në Paradën kuqezi 

Shqiptarë nga gjithë bota parakaluan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë për nder të 28 Nëntorit - Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Me nismën e shoqatës “Rrënjët shqiptare”, me seli në SHBA, Parada kuqezi  - me këngë e valle të trashëguara brez pas brezi - u organizua për herë të parë në kryeqytetin shqiptar.

Bora Zukali, i lindur në Turqi, por me prejardhje shqiptare, ishte në mesin e mijëra të pranishmëve.

“Në çdo festë, ne, shqiptarët e Stambollit, mblidhemi së bashku, në mënyrë që fëmijëve dhe brezave që vijnë t’ua lëmë këtë trashëgimi të madhe - gjuhën, traditat, zakonet tona”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.

Me një shqipe të pastër, ai tregoi se familja e tij është vendosur në Turqi nga viti 1952. Tha se, viteve të fundit, e viziton shpesh Shqipërinë dhe se një ditë mendon të jetojë aty.

“Këtë e kam diskutuar në familje... Do të duhet të presim edhe pak sa të më rriten fëmijët që duan të studiojnë në vende të ndryshme evropiane dhe dua të kthehem”, tha Zukali, kryetar i shoqatës “Vatra” në Turqi.

Paradës i priu “Skënderbeu” - një i ri nga Tirana, i veshur si heroi kombëtar i Shqipërisë.

“Është krenari që unë performoj me këtë përkrenare të Skënderbeut, i cili ishte ndër të parët që e ngriti flamurin”, u shpreh Shkëlzen Brahaj.

Në Paradë parakaluan grupe nga SHBA-ja, Australia dhe mbarë diaspora shqiptare.

Të pranishëm ishin edhe rreth 180 arbëreshë të Italisë, që me shekuj kanë ruajtur gjuhën dhe traditat shqiptare.

“Është shumë emocionuese të jem sot këtu. Kam dashur gjithnjë ta vizitoj Shqipërinë, për të cilën kemi dëgjuar aq shumë nga të parët tanë... Na kanë mësuar arbërisht, na kanë mësuar zakonet... Festat kombëtare i kemi festuar gjithmonë”, tha arbëreshi Michele Cangale.

Mes grupit të arbëreshëve ishte edhe Nikoleta Panajoti.

“Jetoj në Krotone, në Kalabri, prej 30 vjetësh. Atje ka një dëshirë të madhe për të ruajtur gjuhën dhe traditat [shqiptare]. Unë punoj atje me fëmijët pikërisht për këtë qëllim - për t’ua mësuar gjuhën, këngët, vallet... Atje ruhen gatimet e hershme, edhe meshat mbahen në gjuhën arbëreshe. Është emocion të kthehem në Tiranë, por sigurisht jetën tashmë e kam ndërtuar atje”, tha Panajoti.

Mbi 150 grupe në paradë ishin nga trevat shqiptare në rajonin e Ballkanit.

Bedrana Duka tash e 25 vjet jeton në SHBA. Ajo ka shkuar atje në moshën 17-vjeçare nga Maqedonia e Veriut.

“Është bukur të mblidhemi të gjithë shqiptarët, sepse i dimë sakrificat që kanë bërë të parët tanë. Kemi mësuar fshehtas historinë tonë në bankat e shkollave në Maqedoninë e Veriut. Ndaj, kisha dëshirë t’i sillja fëmijët këtu. Jetojmë në Nju Jork, fëmijëve ua trashëgojmë gjuhën dhe traditat. Krejt gatimet i kemi tradicionale...”, rrëfeu Duka.

Këtë 28 nëntor u shënua 111-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë. Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, e cilësoi atë si festën më të bukur të të gjithë shqiptarëve.

“Sot jemi shtet i pavarur në sajë të mençurisë, guximit dhe vendosmërisë së patriotëve shqiptarë 111 vjet më parë, në emër të dashurisë për atdheun dhe kombin, në emër të dashurisë për këtë flamur, në emër të lirisë”, shkroi Begaj në llogarinë e tij në Facebook.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se 28 Nëntori u kujton të gjithë shqiptarëve “çmimin e lartë për lirinë”.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о развитии инновационной экосистемы Москвы





Москва

Свыше 600 навалов мусора устранили в Подмосковье за неделю


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин: Колледжи проведут Дни открытых дверей



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Найк Борзов

Чем заняться в Москве на неделе: Найк Борзов, арт-прогулка по Патрикам и еще 12 событий




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

«Молитесь, друзья»: сын олимпийского чемпиона Ивана Стретовича погиб во время родов в Новосибирске

Олимпийский чемпион Роман Костомаров поздравил победителей номинации «Экскурсия без границ» программы «Лига Экскурсоводов»

Курсант Пермского военного института Росгвардии принял участие в финале интеллектуальной олимпиады Приволжского федерального округа


WTA

Потапова проиграла на старте турнира WTA-500 в Страсбурге



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Желдорреммаш

На Улан-Удэнском ЛВРЗ прошел конкурс «Лучший по профессии 2024»



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России