Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Ноябрь
2023

“Zëra të padëgjuar”: Mbi 80 burra të dhunuar seksualisht u janë drejtuar institucioneve

0
“Zëra të padëgjuar”: Mbi 80 burra të dhunuar seksualisht u janë drejtuar institucioneve

Arbeni ishte vetëm 14 vjeç kur pësoi tronditjen më të madhe në jetë - dhunimin seksual nga forcat serbe.

Një ditë, gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1999, ai kishte hipur në biçikletë me qëllimin që të shkojë për të blerë bukë për familjen. Aty ishte marrë nga forcat serbe dhe dërguar në një shtëpi ku ishte dhunuar gjatë gjithë natës dhe ditës së nesërme.

Ngjarjen e hidhur Arbeni nuk ia kishte treguar askujt më parë, përveç nënës së tij.

“Më kanë çuar te një shtëpi 400 metra larg nga shtëpia ime, edhe mendova që po duan të më vrasin, se për diçka tjetër nuk më ka shkuar mendja... Ajo shtëpi është ende aty, e mua mos ma mbërrittë ymri [jeta] ta shoh më, uroj ta rrënojnë ose i bëjnë diçka”, rrëfen Arbeni.

Arbeni tani ka krijuar familje dhe është baba i tri vajzave.

Ai është një prej 84 burrave, të cilët deri tani kanë fituar statusin e viktimës së dhunës seksuale.

Tregimin e tij, Arbeni, emër i modifikuar, e ka ndarë në librin “Zëra të padëgjuar” ku janë mbledhur rrëfime të burrave mbi tejkalimin e traumës së dhunës seksuale në luftë. Ky libër u prezantua më 30 nëntor në Prishtinë, në kuadër të konferencës ndërkombëtare “Modelet e dhunës seksuale gjatë luftës ndaj burrave dhe djemve” të organizuar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.

Më shumë se dy dekada pas luftës, në Kosovë ende ekziston stigma për këto viktima dhe kjo ka bërë që shumë prej tyre të heshtin.

“Heshtja nuk është zgjidhje. Nuk mund t’ia falim dhunuesit lirinë për të ardhmen tuaj. Edhe këtë element dua ta inkurajoj për faktin se ju e dini që vetë dhunimi, si akt ka për qëllim t’ua mbyll gojën dhe për ta mbajtur në heshtje personin që i mbijetoi këtij krimi. Andaj, të gjithë juve ju kisha lutur që këtë heshtje ta shndërroni në forcë për të ecur tutje dhe për të mos e zbatuar strategjinë e dhunuesit ashtu siç ai e ka dëshiruar”, tha drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti, gjatë konferencës.

Në këtë konferencë po ashtu u tha se duhet të bëhet më shumë që të largohen paragjykimet për viktimat.

“Krimet që i kemi përjetuar gjatë luftës janë të barabarta, në kuptimin që nuk mundet një person që ka qenë i plagosur të shihet si hero e një person që është dhunuar të stigmatizohet në shoqërinë tonë. Kjo mendoj që është një padrejtësi shtesë që iu bëhet këtyre të mbijetuarve dhe duhet të punojmë secili ta ngremë zërin dhe të flasim në rrethet tona, në familje, në komunitetin ku jetojmë dhe ta ndryshomë këtë qasje”, tha nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci.

Që viktimat të thyejnë heshtjen dhe të kërkojnë të drejtat e tyre bëri thirrje edhe Shyrete Tahiri-Sulimani, e cila është e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Duke thyer këtë heshtje, ne jo vetëm fuqizojmë njëri-tjetrin, por sfidojmë normat e dëmshme që po jetësojnë një kulturë heshtjeje dhe turpi”, tha ajo.

Poces i ndërlikuar deri te statusi i viktimës së dhunës seksuale

Emrat e dhunuesve të dyshuar vetëm në letër

Rreth 400 gra dhe 12 burra me statusin e viktimës së dhunës seksuale

Sipas deklaratave publike të zyrtarëve të institucioneve të Kosovës, gjatë luftës së fundit kanë ndodhur rreth 20 mijë raste të dhunës seksuale.

Radio Evropa e Lirë kishte biseduar më herët me një burrë, i cili është viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Ai ishte mbajtur disa javë i mbyllur në bodrumin e një ndërtese. Më shumë se 20 vjet nga lufta, jeta e këtij burri vazhdon të jetë e vështirë. Ai vuan nga traumat psikologjike dhe e ka të vështirë të jetojë pa praninë e përhershme të ndonjë familjari. Ai, po ashtu, vazhdon të marrë trajtim shëndetësor si pasojë e lëndimeve që i mori gjatë luftës.

Në vitin 2018 filloi punën një komision që njeh statusin e personave të dhunuar seksualisht gjatë luftës.

Në pesë vjet mandat, në këtë komision janë dorëzuar rreth 2.000 kërkesa për statusin e viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës dhe këtë status e kanë marrë 1.600 prej tyre.

Selvi Izeti, psikologe në Qendrën e Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), i kishte thënë Radios Evropa e Lirë se më shumë se 20 vjet pas mbarimit të luftës, çështja e dhunës seksuale ndaj burrave vazhdon të mbetet e heshtur dhe e fshehur.

Sipas saj, për dallim prej disa grave, burrat vazhdojnë të mos flasin, duke mos kërkuar as trajtim e as njohje të statusit.

“Mund të them se stigma që i rrethon të mbijetuarit meshkuj është shumë më e theksuar sesa stigma që i rrethon të mbijetuarat vajza dhe gra që përballen me dhunën seksuale. Kjo për faktin se meshkujt janë rritur me besimin se duhet të jenë të fortë edhe duhet të jenë të aftë që të mund ta mbrojnë veten”, kishte thënë Izeti.

Hetimi i krimeve

Deri më tani, një person është dënuar në Kosovë me 13 vjet burgim për kryerjen e veprës penale të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Ndërkohë, janë ngritur edhe disa aktakuza.

Aktakuzë ndaj një serbi për dhunimin e një burri shqiptar gjatë luftës

Aktakuzë ndaj dy personave për dhunimin e një gruaje gjatë luftës

Prokurorja Drita Hajdari, nga Departamenti për krime lufte në kuadër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, i ka thënë Radios Evropa e Lirë në fund të vitit të kaluar, se është duke zhvilluar hetime për më shumë se 60 raste të dhunës seksuale.

Sipas saj, një numër i kryesve të krimit është identifikuar nga viktimat dhe me urdhrin e gjykatës, është lëshuar letërshtimi ndërkombëtar.

Ajo ka theksuar se pas lëshimit të letërshtimit ndërkombëtar pritet ndalimi i tyre nga INTERPOL-i (Organizata Ndërkombëtare e Policisë).

“Për ne, si prokurori, është e rëndësishme të dokumentohet krimi, pavarësisht nga ajo se a do të arrijmë ta zbulojmë apo identifikojmë kryesin. Mungesa e [identifikimit të] kryesit nuk do të thotë se krimi nuk ka ndodhur, kështu që duke i proceduar këto raste, ne në njëfarë mënyre jemi duke grumbulluar edhe provat edhe statistikat për këtë lloj të veprave penale të kryera gjatë luftës në Kosovë”, ka thënë Hajdari.

Lidhur me hetimet për rastet e dhunuesve të burrave, ajo kishte thënë se nuk është numër i madh dhe se ka “një hezitim nga ana e burrave për t’i paraqitur këto raste”.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин принял решение о расширении мер поддержки промпредприятий





Москва

В Москве произошла драка с участием 15 человек, двое в больнице


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин: Колледжи проведут Дни открытых дверей



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Сергей Брановицкий

Продвижение Музыки. Раскрутка Музыки. Продвижение Песни. Раскрутка Песни.




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Бонгонда: стадион и база «Спартака» — мои любимые места в Москве

Сотрудница ОМОН "Оплот" приняла участие в костромском забеге «Галичское Заозерье»

«Шушумагия» и «Команда МАТЧ» – в топ-25 мультсериалов на «Кинопоиске»


Арина Соболенко

Арина Соболенко сняла траур по Кольцову и завела новые романтические отношения



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Мода

Команда ювелирной сети «585*ЗОЛОТОЙ» приняла участие в благотворительном забеге от фонда «Антон тут рядом»



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России