Vendet në botë kanë rritur shpenzimet në armatim, thotë instituti suedez
Shpenzimet ushtarake në botë u rritën në 1.92 trilion dollarë në vitin 2019, rritja më e madhe në një dekadë, tha një institut i sigurisë me bazë në Suedi. Instituti Ndërkombëtar i Paqes në Stokholm (SIPRI) tha se 62 për qind të shpenzimeve ushtarake në botë e përbëjnë: Shtetet e Bashkuara, Kina, India, Rusia dhe Arabia Saudite. Në krahasim me vitin 2018, shpenzimete përgjithshme ushtarake globale u rritën me 3.6 për qind. Kjo shifër shënon rritjen më të madhe vjetore të shpenzimeve që nga viti 2010. Читать дальше...