Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июнь
2020

Новости за 02.06.2020

Autoriteteve në SHBA u kërkohet të ndalojnë sulmet ndaj gazetarëve

Evropaelire.org 

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve u kërkoi autoriteteve amerikane të ndalojnë të sulmojnë gazetarët dhe punonjësit e mediave, që mbulojnë protestat në SHBA, dhe të sigurojnë se shtypi nuk preket nga kufizimet e orës policore. Që nga 29 maji, së paku 125 “shkelje të lirisë së shtypit” janë raportuar në SHBA nga gazetarët që mbulojnë protestat kundër vrasjes së George Floydit, tha Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve - organizatë me seli në Nju Jork. Floyd, afrikano-amerikan, ka vdekur gjatë arrestimit nga policia... Читать дальше...

Sekretari amerikan i Mbrojtjes ftohet në paradë ushtarake në Moskë

Evropaelire.org 

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, e ftoi sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Mark Esper, në një paradë ushtarake në Moskë, që do të mbahet këtë muaj. Ministria ruse tha se Shoigu e ka bërë ftesën gjatë një bisede telefonike të martën, por nuk tregoi nëse Esper e ka pranuar atë ose jo. Parada e 24 qershorit në Sheshin e Kuq të Moskës do të shënojë 75-vjetorin e mposhtjes së Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore. Rusia, tradicionalisht, e mban këtë ngjarje më 9 maj, por ajo është shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Читать дальше...

Sulm vdekjeprurës në një xhami në Kabul

Evropaelire.org 

Një bombë shpërtheu të martën në një xhami në Kabul të Afganistanit, duke vrarë dy persona. Përgjegjësinë për sulmin nuk e mori asnjë grup. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme në Afganistan, Tariq Arian, tha se bomba ka pasur në shënjestër xhaminë Akber Khan, në kohën kur besimtarët janë mbledhur për lutjet e mbrëmjes. Arian tha se imami i xhamisë, Muhamed Ayaz Niazi, është një nga dy personat e vrarë në sulm. Talibanët e dënuan vrasjen e imamit. Së paku dy persona të tjerë u plagosën në sulm. Читать дальше...



Mali i Zi shpall fundin e epidemisë së koronavirusit

Evropaelire.org 

Mali i Zi shpalli të martën fundin e epidemisë së koronavirusit, me rekomandim të Institutit për Shëndetin Publik. “Ky është rezultat i përpjekjeve disamujore nga të gjithë”, tha Qeveria malazeze përmes një postimi në Twitter. Vendimi për fundin e epidemisë vjen pasi Mali i Zi, të martën, ka kaluar 28 ditë pa asnjë rast të ri me koronavirus. Shefja e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Mal të Zi, Mina Brajoviq, e vlerësoi suksesin e këtij vendi në luftën kundër koronavirusit, por... Читать дальше...

LDK propozon emrat e ministrave, Osmani kërkon zgjedhje

Evropaelire.org 

Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar emrat e ministrave të rinj në qeverinë e re, për të cilën pritet të votohet të mërkurën në Kuvendin e Kosovës. Kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti, duke folur pas mbledhjes së kryesië së LDK-së, ka thënë se ka pasur pajtim të plotë për emrat e ministrave. “Driton Selmanaj për zëvendëskryeministër nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami si ministre e Financave, Besjan Mustafa si ministër i Bujqësisë, Vlora Dumoshi si ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve... Читать дальше...

Trembëdhjetë raste të reja me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Trembëdhjetë raste të reja me koronavirus u regjistruan të martën në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik tha se janë testuar gjithsej 193 mostra, të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave 13 kanë dalë pozitive. Instituti po ashtu bëri të ditur se të martën janë shëruar katër pacientë nga koronavirusi, me të cilët numri i përgjithshëm i të shëruave shkon në 847. Kosova, gjithsej, ka identifikuar 1,123 raste me koronavirus. Prej tyre, 30 kanë vdekur. Читать дальше...

Shefja për të drejta të njeriut e OKB-së alarmon për ndikimin racor të pandemisë

Evropaelire.org 

Shefja për të drejta të njeriut e Kombeve të Bashkuara, Michelle Bachelet, tha se ndikimi joproporcional i pandemisë së koronavirusit te pakicat etnike në SHBA dhe protestat e nxitura nga vdekja e afrikano-amerikanit George Floyd kanë nxjerrë shtruar “pabarazitë endemike” që duhen adresuar. Bachelet tha se të dhënat tregojnë se kriza e koronavirusit ka pasur një ndikim më të keq te pakicat racore dhe etnike, si në SHBA, ashtu edhe në disa shtete të tjera. "Ky virus po ekspozon pabarazitë endemike që janë injoruar për shumë kohë", tha ajo. Читать дальше...

Biden zotohet se do t’i shërojë “plagët racore” në SHBA

Evropaelire.org 

Në adresimin e parë të madh pas disa javësh, ish-nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u zotua se “nuk do t’iu fryejë flakëve të urrejtjes” nëse zgjidhet president, porse do të përpiqet “të shërojë plagët racore që kanë pllakosur" Shtetet e Bashkuara. Biden, rivali i pritur i presidentit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA, i bëri komentet në Sallën e Qytetit në Filadelfia. Ai iu referua trazirave aktuale në Shtetet e Bashkuara, që pasojnë vdekjen e afrikano-amerikanit George Floyd... Читать дальше...



Suksesi i SpaceX pritet me doza përçmimi në Rusi

Evropaelire.org 

Kur dy astronautë të NASA-s janë nisur në Hapësirë me një pajisje komerciale amerikane për herë të parë në gati një dekadë, pjesa më e madhe e botës i është gëzuar kësaj arritjeje. Mirëpo në Rusi, rivalin tradicional të Shteteve të Bashkuara në çështje hapësinore, përgëzimet për nisje të suksesshme dhe arritje të astronautëve në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirë, kanë qenë të përcjella, të paktën nga disa zyrtarë pro-Kremlinit, me doza përçmimi. ”Histeria e krijuar pas nisjes së suksesshme... Читать дальше...

Shtëpia ku lindi Hitleri do të shndërrohet në stacion policie

Evropaelire.org 

Austria planifikon ta “neutralizojë” ndërtesën ku ka lindur diktatori nazist, Adolf Hitler, duke e shndërruar atë në stacion të policisë. Qeveria e ka blerë ndërtesën në bazë të një urdhri të detyrueshëm për blerje, në vitin 2016. Zyrtarët thanë se ajo do të shndërrohet në një stacion policie në muajin nëntor. Tani, një firmë austriake e arkitekturës do t’i kryejë ndryshimet e planifikuara të ndërtesës që ndodhet në Braunau, afër kufirit me Gjermaninë. "Një kapitull i ri do të hapet për të... Читать дальше...

Asnjë shenjë e distancës fizike pas lehtësimit të masave

Evropaelire.org 

Lehtësimi i masave të pandemisë një ditë më parë, ka bërë që sheshet dhe dyqanet të mbushen me njerëz, mirëpo respektimi i tyre shihet se është shumë i vogël. Kafiteritë janë të mbushura më konsumatorë ku karriget janë të ngjitura njëra me tjetrën. Shumica e njerëzve ecin rrugëve pa maska. Edona Islamaj, 35 vjeçare, banore e Prishtinës, thotë se ata që po respektojnë masat janë kryesisht të moshuarit. Por, ajo shton se në qendër të Prishtinës shihen grumbuj njerëzish pa masa mbrojtëse dhe pa distancë fizike. Читать дальше...

Vuhani “kryen me sukses” testimin e popullsisë për koronavirus

Evropaelire.org 

Autoritetet në qytetin Vuhan të Kinës – ku koronavirusi është zbuluar për herë të parë – thanë se programi dyjavor i testimit të të gjithë popullsisë “ka qenë i suksesshëm”. Komisioni i Shëndetit i provincës Hubei tha se në periudhën 14 maj – 1 qershor ka testuar 9.89 milionë njerëz. Popullsia e Vuhanit llogaritet të jetë rreth 11 milionë banorë. Gazeta Zyrtare “Daily People” raportoi se rreth 300 njerëz - afërsisht 0.003% e totalit - kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus, porse ata nuk kanë shfaqur simptoma. Читать дальше...

Rrethi i ri i dialogut, ndoshta në qershor

Evropaelire.org 

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, synon që të zhvillojë shumë shpejt rrethin e parë të bisedimeve, ndoshta edhe këtë muaj, merr vesh Radio Evropa e Lirë nga burime të besueshme. Lajçak foli të martën para ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së në Komitetin për Politikë dhe Siguri, në Bruksel. Për qëllimet e tij, thonë burimet diplomatike, ai e ka marrë mbështetjen e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Vetë Lajçak shkroi në Twitter... Читать дальше...

Solidarizimi i disa zyrtarëve policorë me protestuesit në SHBA

Evropaelire.org 

Fotografitë e kësaj galerie tregojnë solidaritetin e policisë amerikane me protestuesit gjatë demonstratave, ku po bëhet thirrje për drejtësi rreth vdekjes së George Floydit. Floyd ka vdekur pasi i është bërë presion nga disa zyrtarë policorë në Mineapolis më 25 maj.

BE: Trump s’mund të ndryshojë formatin e G7-ës

Evropaelire.org 

Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se presidenti amerikan, Donald Trump, nuk e ka fuqinë për të ndryshuar formatin e samitit të G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara. Trump ka thënë të shtunën se do të shtynte samitin e planifikuar për këtë muaj dhe se do të ftonte edhe vende të tjera, përfshirë Rusinë, për të marrë pjesë në takim. Moska është përjashtuar nga grupi në vitin 2014, pasi ka aneksuar Krimenë nga Ukraina, por Trump ka thënë se anëtarësia aktule “është e vjetëruar”. Читать дальше...

BE-ja i bën thirrje Kosovës të rishqyrtojë vendimin për reciprocitet ndaj Serbisë

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të rishqyrtojnë vendimin e marrë të shtunën, për zgjerim të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë. Në vendimin e Qeverisë në detyrë të Kosovës është thënë se mallrat që nuk posedojnë dokumente që i referohen Kosovës me emrin e saj kushtetues, Republika e Kosovës, nuk do të lejohen të hyjnë në Kosovë. I pyetur nga Radio Evropa e Lirë për përgjigjen e bllokut evropian ndaj vendimeve të fundit të autoriteteve të Kosovës, Peter Stano... Читать дальше...

Shkupi regjistron shifra të larta me COVID-19, mjekët qetësojnë situatën

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut sërish ka regjistruar shifra të larta të të infektuarve me koronavirus. Të martën sipas Institutit të Shëndetit Publik, janë regjistruar mbi 60 të infektuar dhe një i vdekur me çka numri i atyre që kanë humbur betejën me COVID-19, ka arritur në 141 ndërsa i të infektuarve në rreth 650 kurse i të shëruarve në mbi 1500 nga më shumë se 2,300 të infektuar që nga fillimi pandemisë. Të dhënat kanë të bëjnë nga testimi i afër 700 mostrave. Që nga fillimi i pandemisë, institucionet kanë... Читать дальше...

Kush duhet t’i nënshtrohet vetizolimit pasi të hyjë në territorin e Kosovës?

Evropaelire.org 

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka sqaruar se të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës dhe e kanë të kryer testin për Covid 19, jo më të vjetër se 4 ditët e fundit, nuk janë të obliguar të qëndrojnë në vetizolim. Por, nëse nuk e posedojnë testin, ata nënshkruajnë deklaratën për vetizolim, për shtatë ditë. Kështu thuhet në një sqarim për media nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar e Kosovës Sipas komunikatës, kur ekipi mjekësor që gjendet në pikën kufitare, vlerëson se udhëtarët kanë simptoma të COVID 19... Читать дальше...

Shtatë civilë të vrarë nga një sulm me bombë në Afganistan

Evropaelire.org 

Zyrtarët thonë se shtatë civilë janë vrarë dhe gjashtë të tjerë të plagosur në një sulm me bombë në Afganistanin verior. Sulmi ndodhi pas një ulje të dhunës së përgjithshme në pjesën më të madhe të Afganistanit, që nga shpallja e armëpushimit të javës së kaluar, midis talibanëve dhe qeverisë. Shpërthimi goditi një kamion të vogël që transportonte një grup punëtorësh, në provincën veriore Kunduz. Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë, por zëdhënësi i provincës Kunduz, Esmatullah Muradi, tha që ai dyshonte se sulmi u krye nga talibanët. Читать дальше...


Музыкальные новости
Пианист

Пианист Мирослав Култышев выступит с концертом в "Зарядье"





Rss.plus
Желдорреммаш

Более 500 учащихся посетили Оренбургский ЛРЗ в рамках акции «Неделя без турникетов»




Московский военный округ возглавил Сергей Кузовлев

Собянин объявил о начале фестиваля «Московская A Cappella»

Начался прием заявок на конкурс "Добрый спорт" Шахматы представлены в номинации "Сильный ход"

Тороп травмировался после столкновения головами с Алипом. Вратаря ЦСКА увезли с поля, 19-летний Шайхутдинов вышел вместо него




VV: Do ta kundërshtojmë rrëmbimin e fitores

Evropaelire.org 

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bërë të ditur nësë do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës e cila është caktuar për të mërkurën në ora 11, e në të cilën pritet që të votohet qeveria e re e drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, gjatë një deklarimi për media tha Vetëvendosje do të kundërshtojë siç e quajti ai “rrëmbimin e fitores së Vetëvendosjes”. “Ata kanë një target, që ta rrëmbejnë fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje... Читать дальше...

Dorëhiqet ministri i Sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë

Evropaelire.org 

Ministri i Sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë ka dhënë dorëheqje. Të martën në një konferencë për media në Sarajevë, ai tha se po dorëhiqet për disa arsye, ndër të tjera, edhe për situatën me migrantët. "Unë kërkova një zgjidhje ligjore për krizën e migrantëve. Ne patëm një situatë ku Shefik Xhaferoviq, anëtar i presidencës trepalëshë të Bosnjës, dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Bisera Turkoviç, u distancuan nga unë dhe planin tim në lidhje me migrantët pakistanezë", tha ai. Radonçiç i tha Klix.ba të martën se zyrtarët e lartë... Читать дальше...

Në botë po testohen 100 vaksina kundër COVID-19

Evropaelire.org 

Lehtësimi i masave të izolimit në shumë shtete në botë, po kritikohet nga mjekët. Bullgaria po teston vaksinën BCG që përdoret kundër tuberkulozit, nëse ka efekt në luftimin e sëmundjes COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi. Ndërsa, sipas monitoruesve të ambientit në disa nga vendet më të ndotura në botë, është parë qiell i hapur dhe i pastër pas ndalimit të trafikut dhe të fabrikave.

Shembje e dheut në Minierën e Artanës, vdesin dy minatorë

Evropaelire.org 

Dy minatorë kanë vdekur si pasojë e shembjes së dheut në Minierën e Artanës. Hysen Vrajolli, ushtrues detyre i kryeshefit të ndërmarrjes Trepça, në kuadër të së cilës funksionon edhe miniera e Artanës, për Radion Evropa e Lirë, ka konfirmuar se dy minatorë kanë vdekur dhe një është i lënduar lehtë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur policia e Kosovës dhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilat po punojnë në nxjerrjen e trupave. Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike... Читать дальше...

Seanca për votimin e qeverisë mbahet më 3 qershor

Evropaelire.org 

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të mërkurën në ora 11 të mbahet seanca, në të cilën pritet të votohet qeveria e re e drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi u shpreh i bindur se të mërkurën, do të votohet qeveria e re. “Ne jemi të sigurt që e kemi thirrur një seancë për nesër në ora 11 dhe në të cilën secili deputet mbi bazën e bindjes së vet do të votojë”, ka deklaruar Gashi. Читать дальше...

Prokurorët turq urdhërojnë arrestimin e 118 të dyshuarve për lidhje me Gulenin

Evropaelire.org 

Prokurorët në Turqi lëshuan urdhra arrestimi për 118 persona - kryesisht pjesëtarë të forcave ushtarake dhe të sigurisë - të dyshuar për lidhje me rrjetin, për të cilin Ankaraja thotë se qëndron pas një përpjekjeje për grusht shtet më 2016. Autoritetet kanë shënjestruar në vazhdimësi ndjekësit e dyshuar të klerikut mysliman me qëndrim në SHBA, Fethullah Gulen, që nga grushti i dështuar i shtetit në korrik të vitit 2016, kur u vranë 250 njerëz. Gulen, një ish aleat i presidentit turk, Reccep Tayip Erdogan... Читать дальше...



Москва

Армяне России поддерживают движение «Тавуш во имя Родины»


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Неделя мэра: завод «Москвич», гранты для школ искусств и система городских вокзалов



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Моргенштерн

Лейбл Алишера Моргенштерна* меняет имидж: от Bugatti Music к новому звучанию




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Инсайты, стратегии и нетворкинг для профессионалов: 21 июня пройдет ежегодный форум «Спорт и Бизнес»

Стартовал финальный этап всероссийского футбольного турнира «Будущее зависит от тебя»

В Подмосковье сотрудники ОМОН «Русич» Росгвардии приняли участие в церемонии открытия соревнований по дзюдо среди детей и подростков


Новак Джокович

Новак Джокович низко оценил свою готовность к «Ролан Гаррос» и Олимпиаде-2024



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Семьи из Подмосковья поборются за выход в финал конкурса «Это у нас семейное»



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России