Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июнь
2020

Новости за 25.06.2020

Në Kosovë edhe 69 raste të reja me koronavirus

Evropaelire.org 

Në Kosovë u regjistruan të enjten edhe 69 raste të reja me koronavirus, njoftoi Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK). Rastet e reja rezultuan nga 281 mostra të testuara. Numrin më të madh të tyre e ka Komuna e Prishtinës: 37 raste të reja. Sipas IKSHPK-së, Komuna e Istogut ka 8 raste, Komuna e Prizrenit 5 raste, Komuna e Fushë Kosovës 5 raste, Komuna e Mitrovicës 3 raste, Komuna e Ferizajt 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Drenas, Rahovec, Klinë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Suharekë, Viti dhe Vushtrri. Читать дальше...

DASH: Kosova po bën përpjekje për eliminimin e trafikimit me njerëz

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës nuk e përmbush plotësisht minimumin e standardeve për eliminimin e trafikimit me njerëz, por bën përpjekje të rëndësishme për ta arritur një gjë të tillë, thuhet në raportin e këtij viti të Departamentit amerikan të Shtetit për trafikimin me njerëz. “Qeveria ka treguar gjithnjë e më shumë përpjekje, krahasuar me priudhën e mëparshme të raportimit, andaj mbetet në Nivelin 2”, thuhet në raport. Niveli 2 përfshin vendet, qeveritë e të cilave nuk e përmbushin minimumin e standardeve... Читать дальше...

BE do ta mbështesë Kosovën në reforma dhe në rimëkëmbjen paspandemike

Evropaelire.org 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se BE-ja do ta mbështesë Kosovën në reformat e nevojshme në rrugën e saj drejt BE-së, si dhe në rimëkëmbjen pas pandemisë së koronavirusit. Von der Leyen i bëri këto komente përmes një postimi në Twitter, pas takimit që zhvilloi me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, të enjten në Bruksel. “Jam mirënjohëse që ai [Hoti] e zgjodhi Brukselin për udhëtimin e tij të parë jashtë vendit”, tha von der Leyen. Hoti, i cili ka marrë detyrën e kryeministrit në fillim të këtij muaji... Читать дальше...



Kreu i OBSH-së: Nuk ka garanci se do të ketë vaksinë kundër Covid-19

Evropaelire.org 

Nuk ka garanci se shkencëtarët do të mund të zbulojnë një vaksinë efektive kundër Covid-19, sëmundjes që e shkakton koronavirusi, tha të enjten kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Duke folur para Komitetit për Shëndetësi të Parlamentit Evropian, Tedros tha se edhe nëse vaksina zbulohet, ajo me gjasë nuk do të jetë në dispozicion edhe për së paku një vit. “Është shumë e vështirë të thuhet me siguri se do të kemi vaksinë”, u tha Tedros deputetëve të Bashkimit Evropian përmes një video-lidhjeje. Читать дальше...

Musliu: Me vrasjen e Rizajt dhe Ndrecajt nuk u zhdukën të gjitha sekretet rreth ngjarjeve në Kumanovë

Evropaelire.org 

Drejtori i Agjencisë për Zbulim në Maqedoninë e Veriut, Erolld Musliu në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thekson se me anëtarësimin e vendit në NATO kërcënimet për sigurinë e vendit paraqesin kërcënime edhe për Aleancën, dhe anasjelltas. Sa u përket zhvillimeve lidhur me ngjarjet e Kumanovës, ku janë të përfshirë shtetas të Kosovës, Musliu thekson se nuk janë zhdukur të gjitha sekretet me vrasjen e Beg Rizajt dhe Mirsad Ndrecajt. Radio Evropa e Lirë: Zoti Musliu, tashmë një vit jeni në krye të Agjencisë për Zbulim... Читать дальше...

Shefi i Agjencisë për Zbulim në Maqedoninë e V. flet për ngjarjet e Kumanovës

Evropaelire.org 

Drejtori i Agjencisë për Zbulim në Maqedoninë e Veriut, Erolld Musliu, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thekson se me anëtarësimin e vendit në NATO, kërcënimet për sigurinë e vendit paraqesin kërcënime edhe për Aleancën, dhe anasjelltas. Sa u përket zhvillimeve lidhur me ngjarjet e Kumanovës ku janë të përfshirë shtetas të Kosovës, Musliu  thekson se nuk janë zhdukur  të gjitha sekretet me vrasjen e Beg Rizajt dhe Mirsad Ndrecajt.

Kosova pranon 6,500 teste për koronavirus dhe gjashtë respiratorë

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi se ka pranuar të enjten 6,500 teste për diagnostikimin e Covid-19, sëmundjes që e shkakton koronavirusi, dhe gjashtë respiratorë nga organizata “Qatar Charity”. Në një komunikatë të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se dërgesa është pranuar bazuar në një memorandum të nënshkruar nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, dhe drejtori i kësaj organizate, Mahmoud Abbas Shaker, në prani të ambasadorit të shtetit të Katarit, Ali bin Hamad Al-Marri. “Ceremonia... Читать дальше...

Franca, Gjermania presin që dialogu të rinisë shpejt

Evropaelire.org 

Franca dhe Gjermania presin që dialogu midis Kosovës dhe Serbisë të rinisë shpejt, shkroi në një postim në Twitter Ambasada e Francës në Kosovë. “Së bashku me kancelaren [e Gjermanisë, Angela] Merkel, presidenti [i Francës, Emmanuel] Macron, mbetet i gatshëm për të mirëpritur një takim në Paris”, tha ambasada franceze. Edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, u shpreh në frymë të ngjashme, duke thënë se Franca dhe Gjermania inkurajojnë “mbajtjen e vrullit”. “Ne i mbështesim fuqishëm përpjekjet e Bashkimit Evropian... Читать дальше...



Zemërim në Burojë

Evropaelire.org 

Banorët e fshatit Burojë të Skenderajt, që është edhe vendlindja e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, e quajnë të padrejtë aktakuzën për krime lufte, që ka paraqitur Zyra e Prokurorit Special në Hagë kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerëve.

Kosovë: Vdes një 52-vjeçar me koronavirus

Evropaelire.org 

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar të enjten për një viktimë si pasojë e koronavirusit të ri, duke e çuar në 41 numrin e personave të vdekur me sëmundjen Covid-19, që shkakton ky virus. Sipas njoftimit, pacienti, 52-vjeçar me inicialet Sh.Sh, ishte nga Istogu. Ndërkohë, në raportin ditor të Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është thënë se aty janë duke u trajtuar 106 pacientë të sëmurë me Covid-19. Në mesin e tyre, 46 raste janë duke u trajtuar në reparte... Читать дальше...

OVL e UÇK-së: Me mjete demokratike do të kundërshtojmë gjykatën

Evropaelire.org 

Drejtues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës paralajmëruan se do t’i shfrytëzojnë të gjitha mjetet demokratike për të kundërshtuar Gjykatën Speciale dhe vendimet e saj dhe e cilësuan atë si “raciste dhe të njëanshme”. Reagimi i tyre, të enjten në një konferencë për media në Prishtinë, erdhi pasi Zyra e Prokurorit Special në Hagë ka paraqitur të mërkurën aktakuzë për krime lufte kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës... Читать дальше...

Rama: Aktakuza, baltë mbi gjithë shqiptarinë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë nga foltorja e Kuvendit se është “i prekur dhe i befasuar” nga aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. “Të jemi të qartë, drejtësia është drejtësi dhe nuk është drejtësia në vetvete dhe as kërkim i saj nga një strukturë e miratuar me vullnetin e vetë Kuvendit, që ngre pikëpyetje të mëdha, të rënda, të papranueshme në heshtje, por është leximi i tekstit të shpërndarë në mbarë botën... Читать дальше...

KMDLNJ: Publikimi i emrave pa u ngritur aktakuza, shkelje e të drejtave të njeriut

Evropaelire.org 

Organizatat që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë,  e konsiderojnë si shkelje të të drejtave të njeriut publikimin e emrave konkretë në inicimin e aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit. Këto komente ata i kanë bërë pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar, me seli në Hagë, njoftoi publikun të mërkurën se më 24 prill ka... Читать дальше...

Grenell pret ricaktimin e shpejtë të takimit midis Kosovës e Serbisë

Evropaelire.org 

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, tha se pret që takimi midis dy palëve të ricaktohet së shpejti. Takimi i paraparë për datën 27 qershor në Uashington nuk dihet nëse do të mbahet, pasi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka anuluar pjesëmarrjen, e më pas edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Deri te kjo ka ardhur pasi Zyra e Prokurorit Special në Hagë ka paraqitur të mërkurën aktakuzë për krime lufte kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Читать дальше...

Ellis: Aktakuza nuk ka motiv politik

Evropaelire.org 

Drejtori ekzekutiv i Odës Ndërkombëtare të Avokatëve me seli në Londër, Mark Ellis, thotë se publikimi i aktakuzës kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe të tjerëve është bërë pas provave që kanë treguar se ka përpjekje për të ndërhyrë dhe penguar punën e gjykatës. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Ellis thotë se publikimi i aktakuzës - ende pa u vërtetuar ose refuzuar - ka qenë gjëja e duhur për t’u bërë. Ai po ashtu... Читать дальше...

Përhapja e infektimit me Covid-19 në Evropë alarmon OBSH-në

Evropaelire.org 

Evropa është duke u përballur me rritje javore të numrit të rasteve me koronavirus, për herë të parë në disa muaj, ndërkohë që janë lehtësuar masat e kufizimit, të vëna me qëllim të luftimit të sëmundjes, Covid-19, që shkakton ky virus, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë. Në 11 shtete, të cilat nuk janë emëruar, përhapja e virusit ka ndikuar në rritje të madhe të të infektuarve, ka thënë drejtori rajonal i kësaj Organizate, Hans Henri Kluge. Ai ka thënë se paralajmërimet e tij për rritje... Читать дальше...

“Reja e zezë” mbi presidencën

Evropaelire.org 

Paraqitja e aktakuzës për shqyrtim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me seli në Hagë, në Dhomat e Specializuara, e cila e ngarkon presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasje, zhdukje me forcë, persekutim dhe torturë, do ta vë vetë presidentin para zgjedhjes së dy pozicioneve, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Prishtinë. Sipas tyre, pozicioni i parë është ai ligjor, sipas të cilit, presidenti Thaçi nuk do të duhej të jepte dorëheqje... Читать дальше...

BE-ja pret që dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë në korrik

Evropaelire.org 

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se është e nevojshme të vazhdohet dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai këto komente i bëri gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, i cili ka qëndruar të enjten në Bruksel për bisedime me zyrtarët evropianë. Takimet e Hotit u zhvilluan pasi ai njoftoi se nuk do të marrë pjesë në takimin e Uashingtonit, ku ishte planifikuar të mbahej një takim mes delegacioneve  të Prishtinës dhe Beogradit, më 27 qershor. "Gjatë takimit tonë... Читать дальше...

HRW: Aktakuza ndaj Thaçit dhe të tjerëve, një hap pozitiv për drejtësinë

Evropaelire.org 

Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW) ka thënë se aktakuza e bërë publike kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish udhëheqësve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shënon përparim të drejtësisë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, gjatë dhe pas luftës në Kosovë 1998-1999. “Kjo aktakuzë është një hap pozitiv për drejtësinë pasi këto krime të supozuara kanë rënduar mbi Kosovën për dy dekada", tha Lotte Leicht, drejtore për Bashkimin Evropian (BE) në Human Rights Watch. Читать дальше...


Музыкальные новости
Сергей Шнуров

Шнуров и Киркоров устроили перепалку из-за "Евровидения" на съёмках "Новой Фабрики звёзд"





Rss.plus
#123ru.net

«СВЯТОЙ ЛЕНИН» помогает В.В. Путину улучшить либо отменить налоги в обществе.




Глава ИРИ: российская игровая индустрия отстает от мировой на 10-15 лет

Путин проведет 23 мая в Москве переговоры с королем Бахрейна

МИД назвал вбросом обвинения Пентагона в запуске Россией противоспутникового оружия

В Москве пройдет семинар по вопросам порядка ...




Zemaj paralajmëron testime masive për koronavirus

Evropaelire.org 

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, paralajmëroi mundësinë e fillimit të testimeve masive për koronavirusin e ri. Ai tha se institucionet janë duke e vlerësuar situatën me pandeminë dhe se janë duke punuar në një strategji anti-COVID-19. Ai këto komente i bëri gjatë një vizitë në komunën e Prishtinës. "Jemi duke e vlerësuar situatën që të kalojmë edhe në testime masive. Ne kemi formuar edhe grup ekspertesh brenda ministrisë i cili do të adresohet shumë shpejt me rekomandime të... Читать дальше...

Blakaj: E çuditshme sesi pa u konfirmuar aktakuza, dolën informacione për përmbajtjen

Evropaelire.org 

Se Dhomat e Specializuara do ngrisin aktakuzë ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaqi ka qenë e pritur, pasi emri i tij është përmendur edhe në raportin e Këshillit të Evropës, ka thënë në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Bekim Blakaj nga Qendra për të Drejtën Humanitare në Kosovë. Por, ajo që ishte e çuditshme në komunikatën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar e ditës se mërkurë, thotë Blakaj, është fakti se në disa lajme publike të mëhershme nga Dhomat e Specializuara është cek se informacionet... Читать дальше...

Policia malazeze arreston dhjetëra protestues pro-serbë

Evropaelire.org 

Policia malazeze ka arrestuar dhjetëra njerëz pas disa tubimeve pro-serbe në Podgoricë dhe qytete të tjera. Tubimet u thirrën nga zyrtarë të opozitës, të cilët pëkrahin lidhjet më të ngushta me Serbinë dhe Rusinë. Protestat e 24 qershorit reflektojnë tensionet politike në Mal të Zi, përpara zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për 30 gusht. Protestat shpërthyen në qytetin bregdetar, Budvë, ku tensionet kanë qenë të larta për shkak të një mosmarrëveshje midis autoriteteve komunale. Policia... Читать дальше...

Osmani takon ambasadorët e vendeve të Quint-it

Evropaelire.org 

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, ka zhvilluar  të enjten një takim me ambasadorët e vendeve të Quint-it. Vendet e Quint-it përfshijnë: Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë dhe Italinë. Me anë të një postimi në rrjetin social, Twitter, Osmani ka thënë se me ambasadorët e këtyre shteteve ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike. “Kisha një takim produktiv me ambasadorët Quint-it për të diskutuar zhvillimet më të fundit politike. I falënderova të gjithë... Читать дальше...

Kuvendi i Kosovës anulon vazhdimin e seancës për dialogun

Evropaelire.org 

Kuvendi i Kosovës e ka anuluar vazhdimin e seancës së nisur me 23 qershor, për shkak të situatës së krijuar, pas paraqitjes së aktakuzës nga ana e Prokurorisë Speciale në Hagë ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli. Sot (25 qershor), ishte planifikuar vazhdimi i seancës, në të cilën do të diskutohej për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Partia Demokratike e Kosovës kishte propozuar një rezolutë, mirëpo me kërkesë të grupit të saj parlamentar... Читать дальше...



Москва

V Общероссийская конференция «Устойчивое развитие этнокультурного сектора» представит калейдоскоп успешных практик в сфере социального проектирования


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин. Главное за день



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Концерт

Концерт Рахманинов под небом




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Бонгонда: стадион и база «Спартака» — мои любимые места в Москве

«Шушумагия» и «Команда МАТЧ» – в топ-25 мультсериалов на «Кинопоиске»

Олимпийский чемпион Роман Костомаров поздравил победителей номинации «Экскурсия без границ» программы «Лига Экскурсоводов»


ATP

Сумасшедший матч «Реала», Медведев опустился в рейтинге ATP. Главное к утру



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Глава ИРИ: российская игровая индустрия отстает от мировой на 10-15 лет



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России