Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июнь
2020

Новости за 30.06.2020

Së paku 13 të vdekur nga një shpërthim në Teheran

Evropaelire.org 

Një shpërthim i fuqishëm në një klinikë mjekësore në Teheran të Iranit ka vrarë të paktën 13 persona dhe plagosur gjashtë të tjerë, raportojnë mediat iraniane. Prokurori i Teheranit, Ali Alqasimehr, u citua të ketë thënë se shpërthimi ndodhi në qendrën shëndetësore Sina At'har. Alqasimehr tha se të lënduarit janë transferuar në një spital për trajtim mjekësor. Zëvendës-guvernatori i Teheranit, Hamidreza Goudarzi, tha për televizionin shtetëror se një rrjedhje nga rezervuarët e gazit mjekësor në ndërtesë, ka qenë shkaku i shpërthimit. Читать дальше...

Kosovës i shtohen edhe 79 raste me koronavirus

Evropaelire.org 

Të martën në Kosovë janë konfirmuar edhe 79 raste me koronavirusin e ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 2.878. Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, nga sëmundja COVID-19 ka vdekur edhe një person, duke e çuar numrin e viktimave në 51. Aktualisht raste aktive me koronavirus janë 1.250. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 71 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 1.577.    Më herët Klinika Infektive e Qendrës Klinike... Читать дальше...

Kroacia heq masën e vetizolimit për qytetarët e Kosovës

Evropaelire.org 

Kroacia e ka hequr masën e vetizolimit 14-ditëshe, për personat që hyjnë nga Kosova, Bosnje dhe Hercegovina, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.  Ministri i Brendshëm i Kroacisë, njëherësh kreu i Shtabit Kombëtar të Mbrojtjes Civile, Davor Bozhinoviq, tha se vendimi vlen për udhëtarët që e përdorin territorin e Kroacisë për të kaluar tranzit, pastaj për turistët, studentët, transportuesit e mallrave dhe punonjësit ndërkufitar. Turistët duhet të kenë të paguar një aranzhman turistik. Qytetarët e... Читать дальше...



Fauci: SHBA-ja mund të përballet me 100 mijë raste në ditë me COVID-19

Evropaelire.org 

Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive në Shtetet e Bashkuara, i tha senatit amerikan se ai "nuk do të befasohej" nëse do të kishte deri në 100.000 raste me koronavirus në ditë. "Është e qartë që ne nuk jemi nën kontroll tani", tha ai para senatorëve, duke paralajmëruar se amerikanët, në masë të madhe, nuk janë duke veshur maska apo mbajtur distancë sociale. "Nuk mund të bëj një parashikim të saktë, por do të jetë shumë shqetësuese, ju garantoj për këtë", tha Fauci. Читать дальше...

Cilat janë interesat ruse në Afganistan?

Evropaelire.org 

Po vazhdojnë polemikat mbi pretendimet e raportuara se oficerët rusë të sigurimit u kanë ofruar shpërblime talibanëve për vrasjen e trupave amerikane në Afganistan. Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se raportet e inteligjencës nuk konsideroheshin të besueshme. Kremlini dhe talibanët kanë kundërshtuar këto raporte që pretendojnë se oficerët e GRU (inteligjencës ushtarake ruse) kanë paguar ose ofruar para për vrasjen e ushtarëve amerikanë. Megjithatë, shumë pyetje vazhdojnë të qarkullojnë mbi këto akuza. Читать дальше...

Pompeo i bën thirrje Këshillit të Sigurimit të zgjasë embargon ndaj Iranit

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shteti, Mike Pompeo, i kërkoi Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të zgjasë një embargo armësh ndaj Iranit, duke paralajmëruar se lejimi që dokumenti të skadojë në tetor, do të shkaktonte paqëndrueshmëri në Lindjen e Mesme. "Mos më dëgjoni vetëm mua ose Shtetet e Bashkuara, dëgjoni vendet e rajonit, nga Izraeli, Gjiri, vendet në Lindjen e Mesme të cilët janë më të ekspozuar ndaj predikimeve të Iranit. Ato po flasin me një zë të vetëm: zgjasni embargon e armëve", tha Pompeo. Читать дальше...

Grenell mirëpret letrën e eurodeputetëve për liberalizimin e vizave

Evropaelire.org 

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka mirëpritur letrën, përmes së cilës disa deputë të Parlamentit Evropian kanë kërkuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, të vendosë në agjendë të Këshillit Evropian çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. "Më në fund. Ky është një lajm i mirëpritur edhe nëse ka si qëllim vetëm disa biznese. Përqendrimi i SHBA-së në normalizimin ekonomik ka motivuar evropianët të ndërmarrin veprime. Ne jemi të lumtur t'i shohim ata duke marrë udhëheqjen"... Читать дальше...

Vizita e Ramës, mbështetje dhe ndërhyrje ndaj Kosovës

Evropaelire.org 

Njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë, vizitën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Prishtinë, e kanë vlerësuar të rëndësishme, por deklarimet Ramës për unitet në spektrin politik në Kosovë, i shohin si ndërhyrje të panevojshme. Rama ka qëndruar në Kosovë për dy ditë ku ka takuar udhëheqës të institucioneve të Kosovës dhe të partive politike. Ai në përfundim të vizitës tha se veprimi nga Zyra e Prokurorit Special të Gjykatës Speciale ndaj presidentin, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës... Читать дальше...



Vendimi i Kushtetueses për Ligjin e pagave nxit reagimin e qeverisë

Evropaelire.org 

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovë e kanë quajtur "shokues" vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të shpallur të pavlefshëm Ligjin për pagat.  Zëvëndëskryeministri, Besnik Tahiri tha se vendimi nuk lë hapësirë për korrigjim në ato pak pjesë kontestuese.  "Ky është mohim të drejtës në përfitim nga puna për mbi 62000 shërbyes civilë", ka shkruar Tahiri në rrjetin social Facebook.  Në vendimin e Gjykatës thuhet se ligji nuk është në përputhshmëri me 11 nene të Kushtetutës së Kosovës. "Shkeljet kushtetuese... Читать дальше...

Mali i Zi hap kapitullin e fundit të negociatave me BE-në

Evropaelire.org 

Mali i Zi hapi të martën Kapitullin 8 - të fundit në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Qeveria malazeze konfirmoi se Kapitulli 8, i cili përfshin mbrojtjen e konkurrencës dhe ndihmën shtetërore, u hap në një konferencë ndërqeveritare që u mbajt në Bruksel, në nivel ambasadorësh. Komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, tha në një postim në Twitter se hapja e këtij kapitulli është “sinjal i qartë i angazhimit tonë ndaj Ballkanit Perëndimor dhe politikës së zgjerimit”. Kryeministri malazez... Читать дальше...

Kufijtë e BE-së mbeten të mbyllura për rajonin, me përjashtim të Serbisë dhe Malit të Zi

Evropaelire.org 

Këshilli i Bashkimit Evropian (BE) ka miratuar një rekomandim për të shfuqizuar kufizimet e përkohshme për udhëtimet jo thelbësore në BE. Kufijtë e jashtëm të BE-së do të mund të hapen për qytetarët e 15 shteteve të ndryshme, por do të mbeten edhe për një kohë të mbyllur për qytetarët e Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Bosnje e Hercegovinës.  Sipas këtij vendimi, vetëm Mali i Zi dhe Serbia përfshihen në të ashtuquajturën listë pozitive. Qytetarët e këtyre vendeve mund të udhëtojnë në BE nga 1 korriku. Читать дальше...

Idetë që përcjellin koronavirusin në Kosovë

Evropaelire.org 

Sëmundjen Covid-19, që e shkakton koronavirusi i ri po e përcjellin një varg idesh në Kosovë. Për dikë nuk ekziston, për dikë tjetër përbën fakt shqetësues. Në këtë video i kemi përmbledhur disa prej reagimeve të fundit për këtë gjë.

Kushtetuesja e shpall të pavlefshëm Ligjin për pagat

Evropaelire.org 

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.  Sipas vendimit, ligji nuk është në përputhshmëri me 11 nene të Kushtetutës së Kosovës.  "Shkeljet kushtetuese të evidentuara në Ligjin e kontestuar janë të një peshe aq serioze, sa që të njëjtat ndikojnë në bërthamën e funksionimit të qeverisjes në Republikën e Kosovës – duke shkaktuar çrregullim të ndarjes së pushteteve në disfavor të Gjyqësorit dhe Institucioneve të Pavarura", thuhet ndër të tjera në vendimin e Gjykatës. Читать дальше...

Rama thotë se do të tërheqë padinë ndaj Haradinajt

Evropaelire.org 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se do të tërheqë padinë ndaj ish-kryeministrit, njëherësh kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.  "Do ta tërheq padinë jo se ajo është e vogël për mua por sepse është shumë më e madhe ajo që sot duhet të bashkojë të gjithë", tha Rama në një konferencë për media në Prishtinë, në përfundim të vizitës së tij dyditore në Kosovë.  Në mes të muajit janar Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se kryeministri i Republikës së Shqipërisë... Читать дальше...

Shumë shtete përfshihen nga koronavirusi dhe uria

Evropaelire.org 

Rikthimi i koronavirusit në disa vende të Evropës ka bërë që shifrat e të infektuarve të rriten. Organizata Botërore e Shëndetësisë bën të ditur se ka mungesë të pajisjeve të oksigjenit. Ndërkohë, në Siri çmimet e ushqimeve janë rritur për 200 për qind. Bashkimi Evropian ka premtuar fonde prej 6.9 miliardë dollarëve për testim, trajtim dhe zhvillim të vaksinës për koronavirusin e ri.

BE-ja synon të vazhdojë dialogun Kosovë-Serbi pa presidentin Thaçi

Evropaelire.org 

Zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE) synojnë të vazhdojë përpjekjet për rifillimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, por në këto plane, nuk e përfshijnë më presidentin, Hashim Thaçi, i cili i ka udhëhequr negociatat me Serbinë në emër të Kosovës për vite me rradhë. Zyrtarët e BE-së kanë njoftuar se pas këtyre zhvillimeve ata nuk e konsiderojnë më presidentin e Kosovës, një partner në procesin e dialogut. "Në reagimet tona deri më tani, ne kemi thënë midis rreshtave... Читать дальше...

Maqedonia e Veriut thotë se ka kapacitete për përballje me Covid-19

Evropaelire.org 

Pavarësisht rritjes së numrit të personave të infektuar me koronavirusin e ri që shkakton sëmundjen Covid-19, Maqedonia e Veriut, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka kapacitete për përballje me pandeminë. “Nga vala e parë kemi mësuar shumë, sistemi shëndetësor tani është shumë i aftësuar dhe i përgatitur me pajisje për pranimin dhe trajtimin e të prekurve nga virusi. Por, kjo betejë nuk do të mund të fitohet vetëm nga mjekët apo institucionet shëndetësore pasi nevojitet përfshirje... Читать дальше...

Cakaj: Koordinimi me SHBA-në është jetik për Kosovën

Evropaelire.org 

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë në Prishtinë se askush në Shqipëri dhe Kosovë nuk bën plane, në llogari personale, për ta ndarë Kosovën.  Ai gjatë një konference për media në Prishtinë, së bashku me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ka komentuar vizitën e tij në Uashington, të zhvilluar në fund të javës së kaluar.  Cakaj tha se nga takimi me të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, mund... Читать дальше...

Rama: Vizita në Kosovë, në funksion të “një nevoje kombëtare”

Evropaelire.org 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se vizita e tij në Kosovë është zhvilluar në funksion të “një nevoje kombëtare”. Rama foli në një konferencë për media në Aeroportin e Prishtinës, pak para se të largohej nga Kosova, ku qëndroi qysh të hënën. “Dua ta bëj të qartë faktin se jam këtu, në funksion të një nevoje kombëtare, për t’i dhënë mbështetje të plotë Kosovës dhe të gjithë përfaqësuesve politikë në kushtet kur ka ndodhur diçka e rëndë dhe thellësisht e padrejtë”, tha Rama. Vizita dhe... Читать дальше...


Музыкальные новости
Шапка

Шапки женские вязаные на Wildberries, 2024 — новый цвет от 392 руб. (модель 466)





Rss.plus
Петербург

В Санкт-Петербург прошел ХIХ Санкт-Петербургский международный книжный салон




Вкусно и безопасно: гастроэнтеролог Садыков назвал 5 продуктов, снижающих холестерин

Пассажиры загоревшейся в Солнечногорске электрички не пострадали

РЖД готовится запустить новый мультимодальный маршрут

Ищите женщину: стали известны подробности массовой драки со стрельбой в Москве




Edhe katër të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri

Evropaelire.org 

Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Shqipëri. Me këtë shifër, numri i përgjithshëm i viktimave në këtë vend, shkon në 63. Viktima e fundit është profesori i Fakultetit të Mjekësisë, Arjan Pushi i cili ishte i prekur me COVID-19. Pushi kishte qenë prej disa ditësh i shtruar në Spitalin Infektiv. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. “Profesor Arjan Pushi ka pasur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë. Читать дальше...

Vdes historiani kroat, Ivo Banac

Evropaelire.org 

Historiani, politikani dhe shkrimtari kroat, Ivo Banac, ka vdekur të hënën në moshën 74-vjeçare, raporton agjencia kroate e lajmeve HINA. Sipas këtij burimi, Banac vuante nga një sëmundje e rëndë. Gjatë karrierës së tij, Banac ka qenë profesor i historisë në Universitetin amerikan Yale, ndërsa ka udhëhequr për dy mandate Kolegjin Pierson të këtij institucioni. Banac ka qenë ministër i Mbrojtjes së Mjedisit në Qeverinë e Kroacisë, kryetar i Partisë Liberale dhe anëtar i Parlamentit kroat. Ai ka qenë autor dhe redaktor i disa librave... Читать дальше...

Koronavirusi pezullon rihapjen e ekonomisë në disa shtete të SHBA-së

Evropaelire.org 

Një numër alarmues i rasteve të reja me koronavirus në SHBA ka bërë që shumë shtete t’i pezullojnë urdhrat për rihapjen e bareve, restoranteve dhe bizneseve të tjera. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, të publikuara më 29 qershor, Shtetet e Bashkuara regjistruan së paku 42,000 raste të reja me koronavirus në 24 orë. Dr Anthony Fauci, specialist i sëmundjeve infektive në SHBA, tha se disa nga shtetet me numër të madh rastesh, nuk i kanë respektuar udhëzimet për të pritur rënien e qëndrueshme të infeksioneve... Читать дальше...

Autoritetet shëndetësore në luftë me pandeminë

Evropaelire.org 

Kosova po përballet me rritje të numrit të rasteve të të infektuarve me Covid-19. Aktualisht janë mbi 1 mijë raste aktive me koronavirus në vend. Radio Evropa e Lirë ju sjellë disa pamje të kalimit kufitar Kosovë-Shqipëri dhe Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

KMDLNJ: Të mos kërcënohen qytetarët, të ofrohen maska pa pagesë

Evropaelire.org 

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë tha se udhëheqësit e institucioneve “nuk kanë të drejtë t’i kërcëojnë qytetarët” që nuk i respektojnë masat mbrojtëse kundër koronavirusit, duke thënë se për një gjë të tillë “nuk ka asnjë bazë ligjore”. Ditëve të fundit, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përsëriti disa herë thirrjet për respektimin e masave kundër koronavirusit, duke thënë se shkelësit e tyre do të përballen me ligjin. Thirrjeve të tij u ka bërë jehonë edhe kryeministri Avdullah Hoti. Читать дальше...

A ka bazë ligjore për ndëshkimin e personave që nuk respektojnë masat kundër Covid-19?

Evropaelire.org 

Nga 1.000 deri në 8.000 euro mund të ndëshkohen personat fizikë dhe juridikë të cilët nuk e zbatojnë masën e përgjithshme ose të posaçme për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse kur kjo është e domosdoshme. Këto gjoba paraqiten në Ligjin për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse, në të cilën janë duke u thirur zyrtarë të Qeverisë së Kosovës se do ti përdorin kundër atyre që nuk respektojnë masat parandaluese dhe rregullat kundër Covid-19. Pas rritjes se numrit të personave të infektuar më sëmundjen Covid-19... Читать дальше...



Москва

В Москве произошла драка с участием 15 человек, двое в больнице


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин подвел итоги Московской олимпиады школьников



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Сергей Брановицкий

Выездной Фотограф для всех желающих, ну и конечно Артистов и Музыкантов.




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Чья компания сильнее всех?

«Шушумагия» и «Команда МАТЧ» – в топ-25 мультсериалов на «Кинопоиске»

Бонгонда: стадион и база «Спартака» — мои любимые места в Москве


WTA

Потапова не смогла пробиться во второй круг турнира WTA в Страсбурге



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Желдорреммаш

АО "Желдорреммаш" проводит перезагрузку корпоративного проекта поддержки новаторских инициатив работников компании



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России