Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июнь
2020

Новости за 22.06.2020

Rivarrosen mbetjet mortore të mbi 500 hebrenjve të vrarë nga nazistët

Evropaelire.org 

Mbetjet mortore të më shumë se 500 burrave, grave dhe fëmijëve të ekzekutuar nga trupat naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore janë rivarrosur në rajonin veriperëndimor Novgorod të Rusisë, derisa vendi përkujton sulmin e Gjermanisë ndaj ish-Bashkimit Sovjetik. Në ceremoninë e mbajtur më 22 qershor u shënua Dita e Kujtimit dhe Trishtimit në fshatin Zhestyanaya Gorka, ku mbetjet e qindra njerëzve u zbuluan vitin e kaluar.  Muajin e kaluar, Komiteti Hetues i Rusisë filloi një hetim mbi "gjenocidin ndaj banorëve të rajoneve Novgorod dhe Pëskov".

Kosova shënon edhe një vdekje nga COVID-19

Evropaelire.org 

Në Kosovë është konfirmuar edhe një vdekje nga sëmundja COVID-19, të cilën e shkakton koronavirusi i ri.  Klinika e Pulmologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se të hënën, në orët e pasditës kanë vdekur dy pacientë, njëri prej të cilëve ishte diagnostifikuar me COVID-19 ndërsa për tjetrin mbetet të konfirmohet nëse ishte i sëmurë nga COVID-19. "Pacienti i parë, Xh.R. (1946) nga komuna e Gjilanit, përveç sëmundjeve të tjera, ishte i diagnostikuar edhe me Covid-19. Pacienti i dytë që ka vdekur... Читать дальше...

IKSHPK: 22 të shëruar dhe 47 raste me Covid-19

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se të hënën janë konfirmuar edhe 47 raste me koronavirusin e ri që e shkakton sëmundjen COVID-19.  "Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 18 raste, komuna e Vushtrrisë 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Lipjanit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Mitrovicë, Pejë, Rahovec dhe Skenderaj", thuhet në njoftimin e Institutit. Читать дальше...



Vuçiq: I takon Lajçakut të caktojë datën e rifillimit të dialogut

Evropaelire.org 

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak deklaroi se pret që negociatat të vazhdojë në muajin korrik në Bruksel. Lajçak i bëri komentet pas një takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Beograd.  "Unë jam i gatshëm dhe plotësisht i përkushtuar për të vazhduar dialogun pa vonesë të mëtejshme dhe për t'i ndihmuar të dy palët të punojnë në një marrëveshje që do të normalizojë marrëdhëniet dhe do të zgjidhë të gjitha çështjet... Читать дальше...

Shqiptarët në Kuvendin e Serbisë synojnë realizimin e interesave të tyre

Evropaelire.org 

Shaip Kamberi nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik, dhe Argjend Bajrami nga Partia Alternativa për Ndryshim, nga Lugina e Preshevës, sipas rezultateve preliminare, do të jenë deputetët e rinj shqiptarë në Kuvendin e Serbisë. Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Kamberi tha se ende nuk është qartë se a do të arrihet që shqiptarët të kenë edhe një ulëse të tretë, e cila, siç tha ai, mund të jetë për Partinë Demokratike nga Bujanoci.  Të dielën në Serbi u mbajtën zgjedhjet parlamentare, lokale dhe ato krahinore. Читать дальше...

OBSH: Tubimet fetare po ndikojnë në përhapjen e koronavirusit

Evropaelire.org 

Shumë vende që kanë qenë të suksesshme në parandalimin e përhapjes së koronavirusit, janë duke u ballafaquar me rritje të numrit të infektuarve, për shkak të organizimeve fetare, tha zyrtarja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maria Van Kerkhove.  "Është me të vërtetë e rëndësishme që vendet të zbulojnë me shpejtësi këto raste", tha ajo në një konferencë për media. Ajo nuk përmendi vendet që po ballafaqohet me këtë situatë.  Më shumë se nëntë milionë njerëz janë infektuar me koronavirusin e ri në të gjithë botën. Читать дальше...

Në Serbi pjesëmarrja në zgjedhje ishte 50.32%

Evropaelire.org 

Komisioni Zgjedhor në Serbi ka thënë se 50.32 për qind e qytetarëve kanë marrë pjesë në zgjedhjet që janë mbajtur të dielën.  Rezultatet u publikuan bazuar në 70.57 për qind të vendvotimeve të numëruara. Sipas Komisionit Zgjedhor 2,122,773 votues morën pjesë në zgjedhje. Më së shumti vota për parlamentin serb ka fituar Partia Progresiste Serbe e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq e cila ka marrë 61.59 për qind apo 191 mandate në parlament. Ajo është pasuar nga koalicioni i Partisë Socialiste... Читать дальше...

Lajçak në Beograd: Dialogu të vazhdojë pa vonesa

Evropaelire.org 

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak deklaroi se pret që negociatat të vazhdojë në muajin korrik në Bruksel. Lajçak i bëri komentet pas një takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Beograd. "Unë jam i gatshëm dhe plotësisht i përkushtuar për të vazhduar dialogun pa vonesë të mëtejshme dhe për t'i ndihmuar të dy palët të punojnë në një marrëveshje që do të normalizojë marrëdhëniet dhe do të zgjidhë të gjitha çështjet... Читать дальше...



Maqedonia e V. shënon ulje të numrit të rasteve me Covid-19

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut të hënën ka regjistruar 90 persona të infektuar me koronavirusin e ri, shifër kjo më e ulëta në 15 ditët e fundit, kur infektimet kishin arritur në rreth 200 të prekur në ditë. Ndërkohë, numri i viktimave ka arritur në 247, me 9 raste të vdekjeve që janë regjistruar në 24 orët e fundit. Të vdekurit janë: pesë nga Shkupi, dy nga Tetova, një nga Ohri dhe një nga Gostivari. Sa i përket të infektuarve, 36 janë nga Shkupi, 13 nga Ohri, 10 nga Struga ndërsa të tjerët në 10 qytete tjera. Читать дальше...

Partitë me premtime të mëdha për realizmin e investimeve kapitale

Evropaelire.org 

Partitë politike në Maqedoninë e Veriut akoma pa filluar zyrtarisht fushata zgjedhore kanë dalë me premtime te mëdha në aspektin ekonomik, si rritje të pagave, pensioneve, realizimin e projekteve kapitale, por pa treguar se ku do i gjejnë paratë për të realizuar këto premtime. Afaristët në Maqedoninë e Veriut thonë se gjithnjë e më të vështirë e kanë të përballojnë goditjet e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit dhe se shumë vështirë arrijnë të sigurojnë ndihmat e premtuara nga shteti. Partia... Читать дальше...

Qeveria e Kosovës e fokusuar në rimëkëmbjen ekonomike, thotë Hoti

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës do të jetë e fokusuar në rimëkëmbjen ekonomike të vendit, ka thënë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një takim online me biznese, të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës.  "Qeveria e Kosovës do të jetë e fokusuar në zhvillimin ekonomik afatgjatë, ndërtimin e politikave nxitëse për sektorin privat, politikat tatimore, zvogëlimin e informalitetit, themelimin e Fondit investiv, kompensimin e humbjeve ekonomike të shkaktuara si pasojë e pandemisë si dhe për investimet... Читать дальше...

Emërohet drejtori i ri i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës e ka emëruar Bujar Ejupin, drejtor të ri të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës.  Propozimin për emërimin e tij e bëri ministri i Infrastrukturës i Kosovës, Arban Abrashi.  Drejtor i këtij institucioni ka qenë Eset Berisha, mirëpo ai ishte shkarkuar nga qeveria e ish-kryeministrit Albin Kurti.  Shkarkimi kishte ndodhur më 12 maj me arsyetimin se ai "ka shkelur detyrat e tij profesionale”. Eset Berisha ishte pjesë e delegacionit të Kosovës në Berlin që ka nënshkruar... Читать дальше...

Ramadani: Personat asimptomatikë të mos testohen, të vetizolohen

Evropaelire.org 

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, tha se duke u bazuar në rekomandimet e Organizatës Botërore të Shë​ndetë​sisë​, IKSHPK rekomandon që​ personat pa simptome të​ që​ndrojnë​ në​ vetëizolim dhe të​ testohen vetë​m të​ infektuarit si dhe ata me së​mundje të​ rë​nda kronike, ose ata që​ kanë​ qenë​ në​ kontakt të​ ngushtë​ me një​ të​ infektuar. Në dokumentin e rekomandimeve të IKSHP-së, që ka siguruar Radio Evropa e Lirë... Читать дальше...

Vetëvendosje e dërgon në Kushtetuese presidentin Thaçi

Evropaelire.org 

Lëvizja "Vetëvendosje" ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimeve të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për shtyrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës dhe të komunës së Mitrovicës së Veriut. Kërkesa është dorëzuar nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes.  "Nga gjashtë shkurti i këtij i viti, qytetarët e Komunës së Besianës vazhdojnë të privohen nga e drejta e tyre e përcaktuar me Kushtetutë për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre si kryetar të Komunës... Читать дальше...

Anëtari i presidencës së Bosnjës në vetizolim

Evropaelire.org 

Anëtari i presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, Zhelko Komshiq është në vetizolim për shkak të kontaktit me një person të infektuar me koronavirus.  Lajmi është konfirmuar për Radio Evropën e Lirë nga zyra e Komshiqit. Në përgjigje thuhet se anëtari i presidencës trepalëshe të Bosnjës, do të testohet për virusin SARS-COV-2 të martën (23 Qershor). Më 19 qershor, Komshiq vizitoi një qytet në verilindje të Bosnjës. Në një organizim në qytetin Zivinice, ishte i pranishëm edhe kryeteri i Këshillit të Qytetit... Читать дальше...

Darko Tasiq ndëshkohet me 22 vjet burgim

Evropaelire.org 

Gjykata Themelore e Prizrenit ka dënuar me 22 vjet burgim të akuzuarin për krime lufte kundër popullatës civile shqiptare, Darko Tasiq. Tasiq është akuzuar për krime lufte ndaj popullatës civile në vitin 1999 në Krushë të Vogël të Prizrenit. "Të akuzuarin me iniciale D.T. gjykata e  ka shpallur fajtor  dhe e ka dënuar  me dënimin UNIK me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 22 (njëzetedy) vite në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 22.11.2017 deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit"... Читать дальше...

IKSHPK-ja kërkon ndryshim të strategjisë së testimit për koronavirus

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Komiteti për Monitorimin e Sëmundjeve Ngjitëse​ i Ministrisë së Shëndetësisë, kanë kërkuar të hënën ndryshim të strategjisë së testimit për personat që dyshohet se mund të jenë prekur nga koronavirusi i ri. Në një rekomandim të siguruar nga Radio Evropa e Lirë, autoritetet shëndetësore janë cituar të kenë thënë se, si pasojë e kapaciteteve të kufizuara laboratorike për testim të çdo kontakti eventual të të infektuarve dhe rritjes së numrit të rasteve të prekura me sëmundjen Covid-19... Читать дальше...

Koreja Jugore konfirmon shpërthime të reja të koronavirusit

Evropaelire.org 

Zyrtarët shëndetësorë në Korenë Jugore besojnë se ky shtet po përballet me "valën e dytë" të pandemisë me koronavirus, pavarësisht regjistrimit të një numri relativisht të vogël të infektimeve. Menaxhimi i kësaj pandemie në këtë shtet, është konsideruar histori suksesi, mirëpo autoritetet jugkoreane pritet të përballen sërish me koronavirusin e ri në muajt vijues. Udhëheqësja e Qendrës Koreane për Kontrollin e Sëmundjeve, Jung Eun-kyeong, ka thënë se vala e parë me virus ka zgjatur deri në muajin prill. Читать дальше...

Vjenë: Nisin bisedimet për ruajtjen e traktatit bërthamor mes SHBA-së dhe Rusisë

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë nisur të hënën bisedimet dyditore rreth marrëveshjes së tyre bërthamore të ashtuquajtur, Traktati për Zvogëlim të Armëve Strategjike, i cili përcakton numrin e kokave bërthamore me rreze të gjatë që mund të ketë secili shtet. Shtetet e Bashkuara përfaqësohen nga negociatori për kontrollin e armëve, Marshall Billingslea, derisa Rusia ka dërguar zëvendës-ministrin e Jashtëm, Sergei Ryabkov. Kjo marrëveshje, që skadon në shkurt të vitit të ardhshëm, përcakton që... Читать дальше...


Музыкальные новости
Концерт

Концерт Рахманинов под небом





Rss.plus
Спартак

Легенда "Спартака" Ловчев: немного перестал уважать Галицкого за отставку Ивича




Глава ИРИ: российская игровая индустрия отстает от мировой на 10-15 лет

Преподаватели лучших вузов России провели мастер-классы в Оренбурге

Путин проведет 23 мая в Москве переговоры с королем Бахрейна

В Колпино неизвестные затолкали девушку в Lada и увезли в другой регион




OBSH-ja regjistron më së shumti të infektuar me Covid-19 në 24 orë

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar të dielën për rritjen më të madhe të numrit të rasteve me koronavirus, pasi në vetëm 24 orë është raportuar për 183,000 persona të infektuar. Kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara ka thënë se Brazili është renditur i pari më 54,771 raste, Shtetet e Bashkuara të dytat me 36,617 raste dhe India e treta me 15,400 të infektuar. Ekspertët kanë thënë se rritja e numrit të të infektuarve mund të jetë rezultat i rritjes së shkallës së testimit dhe zgjerimit të infektimit. Читать дальше...

Fajësohen protestuesit dhe mediat për pjesëmarrjen e ulët në organizimin e Trumpit

Evropaelire.org 

Zyrtarët e fushatës për rizgjedhje të presidentit amerikan, Donald Trump, kanë fajësuar protestuesit dhe mediat për pjesëmarrjen e vogël të mbështetësve të tij në një ngjarje të organizuar në Tulsa, Oklahama. Departamenti i Zjarrit në Tulsa, ka thënë se 6,200 persona kanë qenë pjesë e organizimit më 20 qershor, kanë raportuar mediat amerikane. Zyrtarë të fushatës në anën tjetër, kanë pritur që do të mbushej objekti me kapacitet prej 19,000 personave. Ata po ashtu kanë thënë se qindra mijëra persona kanë blerë biletat... Читать дальше...

Shkon në 37 numri i të vdekurve me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Klinika Infektive, e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka njoftuar se një ditë më parë aty ka vdekur një pacient 70-vjeçar me koronavirus. Viktima është thënë se ka qenë nga Komuna e Vushtrisë dhe ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese. Ndërkohë gjatë ditës së hënë në këtë Klinikë janë duke u trajtuar 97 pacientë, prej tyre 93 të infektuar me koronavirus. Sipas zyrtarëve të Klinikës, pesë pacientë janë në gjendje kritike, derisa 41 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Читать дальше...

Thaçi: Bashkimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës e dha rezultatin e tij

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës do të kenë më shumë deputetë që do të mbrojnë të drejtat e tyre në Parlamentin e Serbisë. Ai i ka bërë këto komente pas zgjedheve të mbajtura në Serbi më 21 qershor. “Bashkërendimi i veprimeve politike jep gjithmonë rezultate dhe Alternativa Demokratike Shqiptare është shembull i mirë për t’u ndjekur nga bashkëkombësit tanë kudo që jetojnë”, ka thënë Thaçi, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook. Të dhënat... Читать дальше...

K.Jugore u bën thirrje verikoreanëve të mos nisin pamflete

Evropaelire.org 

Koreja Jugore i ka bërë thirrje Koresë Veriore që të braktisë planin për dërgim të pamfleteve propaganduese në anën tjetër të kufirit, pasi Phenjani ka thënë se është i gatshëm të nisë 12 milionë fletëpalosje të tilla, çka njëherësh përbën hapin më të madh kundër rivalit jugor. Tensionet në Gadishullin Korean janë rritur shpejt javën e kaluar, pas vendimit të Phenjanit për të shkatërruar një zyrë ndërlidhëse në territorin e saj, si përgjigje ndaj dezertorëve që kanë nisur pamflete në Korenë Veriore. Читать дальше...

I dyshuari i sulmit terrorist në Britani, "i njohur për inteligjencën"

Evropaelire.org 

Një sulm me thikë, në të cilin janë vrarë tre persona, dhe tre të tjerë janë plagosur seriozisht në një park në qytetin Reading të Britanisë, përbën akt terrorist, ka thënë policia më 21 qershor, derisa transmetuesi britanik, BBC, ka raportuar se i dyshuari ka qenë i njohur për inteligjencën britanike. I dyshuari, 25-vjeçar, është në mbajtje, ka njoftuar policia, por pa identifikuar atë. Mirëpo një burim i sigurisë, që ka folur për agjencinë e lajmeve Reuters, si dhe në një raport të The Daily Telegraph është thënë se Khairi Saadallah... Читать дальше...



Москва

Воскресшего Иисуса могут дополнительно установить в церквях, вместо черепа.


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин: Колледжи проведут Дни открытых дверей



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Наталья Сергунина

Сергунина: в Москве появилась собственная платформа по разработке моделей ИИ




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Клиенты СберСтрахования стали в 1,5 раза чаще приобретать страховки для бегунов

«Шушумагия» и «Команда МАТЧ» – в топ-25 мультсериалов на «Кинопоиске»

Бонгонда: стадион и база «Спартака» — мои любимые места в Москве


WTA

Потапова не смогла пробиться во второй круг турнира WTA в Страсбурге



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Шизофрения и болезнь Альцгеймера: симптомом какой болезни может стать потеря обоняния



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России