Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июнь
2020

Новости за 11.06.2020

Gjenerali amerikan thotë se ka gabuar që ka shoqëruar Trumpin në kishë

Evropaelire.org 

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë amerikane, gjenerali Mark Milley, tha se ka gabuar që ka shoqëruar presidentin amerikan, Donald Trump, gjatë shëtitjes së tij të diskutueshme në një kishë afër Shtëpisë së Bardhë. Milley tha se prania e tij në uniformë, në kohën e protestave kundër padrejtësive racore, "ka krijuar perceptimin se ushtria është e përfshirë në politikën e brendshme". Më 1 qershor, Trump ka shkuar në një kishë dhe ka mbajtur në duar një bibël, pak pasi autorietet kanë shpërndarë disa protesta paqësore aty pranë... Читать дальше...

Trump sanksionon punonjësit e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, lëshoi një urdhër ekzekutiv, me të cilin autorizoi sanksione ekonomike dhe kufizime në udhëtime kundër punonjësve të Gjykatës Ndërkombëtare për Krime, të cilët janë të përfshirë drejtpërdrejt në hetimin e ushtarëve amerikanë për krime të mundshme lufte në Afganistan. Pas nënshkrimit të urdhrit, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Uashingtoni nuk do të lejojë që amerikanët të kërcënohen nga “një gjykatë kangur”. Prokurori i përgjithshëm amerikan... Читать дальше...

Në Kosovë, 28 raste të reja me koronavirus dhe tetë të shëruar

Evropaelire.org 

Edhe 28 raste të reja me koronavirus u regjistruan të enjten në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se rastet e reja kanë rezultuar pas testimit të 228 mostrave të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. “Rastet pozitive janë nga: Komuna e Prishtinës 9 raste, Komuna e Vushtrrisë 7 raste, Komuna e Fushë Kosovës 3 raste, Komuna e Rahovecit 2 raste, Komuna e Podujevës 2 raste dhe me nga 1 rast vendbanimet: Lipjan, Gjilan, Pejë, Mamushë dhe Rogovë-Gjakovë”... Читать дальше...



Daçiq: Serbia, e gatshme për vazhdimin e dialogut me Kosovën

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se vendi i tij është i gatshëm për vazhdimin e dialogut me Kosovën. Gjatë qëndrimit në Romë, Daçiq tha se pas zgjedhjeve në Serbi, më 21 qershor, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të bisedojë me zyrtarët evropianë për këtë çështje. "Meqenëse Qeveria e re (e Kosovës) i shfuqizoi të ashtuquajturat masa reciprociteti, e para kësaj është shfuqizuar edhe taksa, kushtet për vazhdimin e dialogut janë përmbushur", u tha Daçiq gazetarëve në Romë. “Ne jemi të gatshëm për vazhdimin e dialogut. Читать дальше...

Linçimi i Vjosa Osmanit, në funksion të agjendave politike

Evropaelire.org 

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, është personi i dytë më i votuar në Kosovë. Në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit të vitit të kaluar, Osmani ka marrë gjithsej 176 mijë vota. Por, krahas fuqisë së saj politike, javëve të fundit ajo është duke u përballur me një fushatë linçuese. Në rrjete sociale dhe media online fillimisht u publikua një fotografi e dy personave në uniformë të policisë serbe, njëri prej të cilëve u tha se ishte babai i Vjosa Osmanit. Vetë Osmani i denoncoi këto publikime... Читать дальше...

OBSH: Pandemia e koronavirusit po merr hov në Afrikë

Evropaelire.org 

Pandemia e koronavirusit po merr hov në Afrikë, tha të enjten Organizata Botërore e Shëndetësisë. Drejtorja rajonale për Afrikën, Matshidiso Moeti, tha se koronavirusi po përhapet përtej kryeqyteteve dhe se mungesa e testeve dhe e furnizimeve po i pengon përgjigjet ndaj tij. Deri më tani, Afrika ka qenë kontinenti më pak i prekur nga Covid-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi. Afrika e Jugut ka më shumë se një të katërtën e rasteve të raportuara dhe po përjeton rritje të numrit të të infektuarve... Читать дальше...

Fauci, optimist për zbulimin e vaksinës kundër koronavirusit

Evropaelire.org 

Një nga ekspertët kryesorë për koronavirusin në Shtetet e Bashkuara, Anthony Fauci, tha se është optimist se vaksina kundër COVID-19 – sëmundjes që e shkakton koronavirusi – mund të gjendet në kohë rekorde. Duke folur në një intervistë për Zërin e Amerikës, Faucci, drejtor i Institutit Kombëtar të SHBA-së për Alergji dhe Sëmundje Infektive, tha se provat e hershme të disa vaksinave kanë qenë pozitive. Kompania amerikane Moderna ka testuar tashmë një vaksinë eksperimentale dhe ka thënë se ajo ka dhënë shenja premtues. Читать дальше...

Qeveria e Maqedonisë së Veriut kërkon zgjedhje më 5 korrik, opozita pa qëndrim

Evropaelire.org 

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar disa ndryshime në dekretin lidhur me procedurat që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor, respektivisht ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme që të dorëzojë pranë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të dhënat për personat të cilat gjatë kësaj periudhe janë furnizuar me dokumente personale. Ndërkohë, pas hyrjes në fuqi të këtij ndryshimeve të këtij dekreti, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe Enti i Statistikave janë të detyruar të vazhdojnë me veprimet... Читать дальше...



Quint-i u kërkon udhëheqësve të Kosovës të përmbahen nga gjuha nxitëse

Evropaelire.org 

Përfaqësuesit e vendeve të Quint-it u bënë thirrje udhëheqësve politikë të Kosovës që të diskutojnë për sfidat dhe mundësitë e Kosovës “pa fyerje dhe kërcënime”. Ata nuk iu referuan ndonjë rasti të veçantë, por thanë se “çdo formë e gjuhës nxitëse, e në veçanti sulmet personale që synojnë promovimin e objektivave politike, mund të kontribuojnë në një atmosferë që inkurajon akte dhune”. “E ardhmja demokratike e Kosovës varet nga zgjuarsia e udhëheqësve të saj për të vënë një shembull pozitiv të... Читать дальше...

Grafitet që synojnë ta zbukurojnë Prishtinën

Evropaelire.org 

Me financim të Komunës së Prishtinës, 20 artistë të rinj kanë pikturuar piktura në rrugë të ndryshme të kryeqytetit. Përmes artit, artistët dëshirojnë t’i japin ngjyrë Prishtinës.

Lufthansa planifikon mbylljen e 22,000 vendeve të punës

Evropaelire.org 

Linja gjermane, Lufthansa ka thënë se planifikon mbylljen e 22,000 vendeve të punës, teksa tenton të përballojë rënien e numrit të fluturimeve prej shpërthimit të pandemisë me koronavirus. Kjo kompani ka parashikuar rimëkëmbje të ngadalshme dhe ka theksuar se pret që të ketë 100 aeroplanë më pak pas përfundimit të krizës. Lufthansa ka thënë se gjysma e vendeve të punës do të mbyllen në Gjermani, dhe shpreson që të arrijë marrëveshje me sindikatat deri më 22 qershor. “Qëllimi është që t’i hapim rrugë ruajtjes së vendeve të punës... Читать дальше...

Maqedonia e Veriut regjistron pesë viktima të reja me koronavirus

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut ka regjistruar në 24 orët e fundit edhe pesë viktima të reja me koronavirusin e ri, ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Viktimat janë: tre nga Shkupi, të moshës 59, 60 dhe 64-vjeçare dhe dy tjerë të moshës 72-vjeçare nga Gostivari dhe Prilepi. Numri i përgjithshëm i viktimave, si pasojë e sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi, ka arritur në 169 dhe shumica prej tyre, apo 46 janë nga Shkupi. Gjendja shëndetësore e të prekurve është thënë të jetë stabile. Читать дальше...

Kosova pranon 12 mijë teste për koronavirus

Evropaelire.org 

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj ka bërë të ditur të enjten se është njoftuar nga Instituti i Shëndetit Publik se nuk ka teste të mjaftueshme për konfirmimin e rasteve me koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19. Në një fjalim në seancën e Kuvendit të Kosovës, ministri Zemaj ka thënë se mungesa e testeve është shqetësuese. “Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, informacioni i saktë është se mungojnë testet në masë të madhe  dhe kjo ka qenë shqetësuese për mua. Читать дальше...

Statujat dhe flamujt, subjekte të reja të lëvizjes kundër racizmit në SHBA

Evropaelire.org 

Statuja e eksploruesit italian, Christopher Columbus dhe figurave të Luftës Civile Amerikane, që kanë mbrojtur skllavopronarinë në shtetet jugore, janë shënjestruar në Shtetet e Bashkuara, në kuadër të një sërë masash për të hequr nga SHBA-ja simbolet raciste, pas vdekjes së afrikano-amerikanit, George Floyd, derisa ka qenë në mbajtje policore. Statuja e Jefferson Davis, që ka shërbyer si president i Jugut të ndarë gjatë Luftës Civile Amerikane, është shkatërruar në një bulevard në Riçmond të Vixhinias. Читать дальше...

Hoti: Kosova tashmë ka bërë kompromis me Pakon e Ahtisarit

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në këtë intervistë për REL thotë se Kosova ka bërë kompromise në Pakon e Ahtisarit kur ka shpallur pavarësinë dhe se nuk bën kompromise tjera në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Ai po ashtu flet edhe për zgjedhjet e Serbisë, që do të mbahen më 21 qershor.

KE propozon hapjen e kufijve për Ballkanin më 1 korrik

Evropaelire.org 

Komisioni Evropian ka rekomanduar të enjten hapjen graduale të kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian nga 1 korriku, për shtetasit e huaj, duke marrë parasysh situatën epidemiologjike. Komisioni ka propozuar që masa e ndalimit të hyrjes në BE, të hiqet për ato vende, të cilat dëshmojnë se situata e përhapjes së koronavirusit është e menaxhueshme. Në propozimin e Komisionit Evropian, kufizimet është kërkuar që të hiqen për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut... Читать дальше...

Koronavirusi ekspozon pabarazitë racore

Evropaelire.org 

Një nga pak gjërat e qarta që kanë dalë nga mjegulla e pandemisë së koronavirusit është se njerëzit me ngjyrë dhe pakicat e tjera etnike në Shtetet e Bashkuara dhe në Mbretërinë e Bashkuar kanë më shumë rrezik të vdesin nga COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi. Hulumtimet e fundit, të bazuara në të dhënat e raportuara nga shtetet amerikane, tregojnë se shkalla e vdekshmërisë tek amerikanët me ngjyrë është 2.4 herë më e lartë se te të bardhët, thotë laboratori i kërkimeve APN. Në Britani... Читать дальше...

Javën tjetër vendoset për finalen e Ligës së Kampionëve

Evropaelire.org 

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA), ka thënë se do të vendosë javën tjetër si do të përfundojë Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës, pasi ndeshjet janë pezulluar në muajin mars, si pasojë e përhapjes së koronavirusit të ri. UEFA ka thënë përmes një deklarate më 11 qeshor se, Komiteti i saj ekzekutiv do të takohet më 17-18 qershor për të përcaktuar agjendën e së ardhmes. Finalja e Ligës së Kampionëve ishte përcaktuar që të organizohej në Stamboll, ndonëse UEFA ka thënë se është duke shqyrtuar... Читать дальше...

Hoti: Po presim të qartësohet procesi i dialogut

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka mirëpritur rolin aktiv të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në negociatat me Serbinë, duke thënë se kjo nuk do të thotë dy lloj negociatash, por që asnjëra nuk bën pa tjetrën. Hoti nuk është i sigurt nëse marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë mund të arrihet para nëntorit, kur pritet të mbahen zgjedhjet në SHBA. Sipas tij, Kosova ka bërë kompromise në Pakon e Ahtisarit kur ka shpallur pavarësinë dhe se nuk bën kompromise tjera.... Читать дальше...


Музыкальные новости
Бато Багдаев

Театр и Культура, Россия и Дети: 15 мая театр кукол Ульгэр представил спектакль «Мүнгэн мүшэдүүд» в стенах Художественного музея для первых классов гимназии №29 Улан-Удэ





Rss.plus
Подмосковье

Свыше 600 навалов мусора устранили в Подмосковье за неделю




Новая школа для 1,3 тыс учеников и детсад для 220 малышей появятся в Балашихе

Экскурсия в Московскую торгово-промышленную палату. 23 мая, 12:00

Выездные бригады НИКИ детства осмотрели свыше 4 тысяч пациентов с начала года

Депутат Чаплин: ветки сирени нужно подрезать два раза в год




Shqipëri: Shënohet viktima e 35-të nga Covid-19

Evropaelire.org 

Një person ka humbur jetën si pasojë e COVID-19, duke e çuar në 35 numrin e të vdekurve nga pandemia në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë, në komunikimin e përditshëm tha së në 24 orët e fundit janë testuar 291 raste të dyshuara, prej të cilëve 44 kanë rezultuar pozitivë. “Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 59-vjeçar nga Lushnja, i shtruar prej 6 ditësh në terapi intensive, i konfirmuar me Covid-19. Pacienti vuante nga sëmundje shoqëruese. Pas asistencës së madhe të stafit mjekësor në terapi intensive... Читать дальше...

Tridhjetenjë pacientë me koronavirus, të shtrirë në QKUK

Evropaelire.org 

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës po trajtohen 31 pacientë të prekur nga koronavirusi. Infektologu Valbon Krasniqi tha për Radion Evropa e Lirë se gjendja e tyre, në përgjithësi, është stabile. Sipas tij, shtatë pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, tre pacientë janë në repart intensiv, në gjendje të rëndë, derisa njëri prej tyre është në gjendje më kritike. Në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 1,298 raste me koronavirus. Prej tyre, 31 pacientë kanë humbur jetën. Читать дальше...

Franca "duhet t'i kthehet më shpejt aktivitetit biznesor"

Evropaelire.org 

Franca duhet të shpejtojë procesin e kthimit gradual në punë dhe aktivitete biznesore, ka thënë ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, teksa të dhënat e fundit tregojnë se ekonomia ka humbur gjysmë milioni vende të punës vetëm në çerekun e parë të vitit. Qeveria e kryeministrit, Emmuanel Macron e ka futur Francën në një prej izolimeve më të ashpra në Evropë nga mesi i muajit mars, me përjashtim të lehtësimit të disa masave më 11 maj. Macron pritet t’i drejtohet kombit përmes një fjalimi televiziv më 14 qershor. Читать дальше...

Pandemia rrit për trefish deficitin buxhetor

Evropaelire.org 

Deficiti i buxhetit të Kosovës mund të arrijë në mbi 6 për qind të Bruto Prodhimit Vendor (BPV) nga 2 për qind sa ka qenë e paraparë. Kjo mungesë e parave në buxhet është si pasojë planeve për mbulimin e humbjeve të shkaktuara nga koronavirusi i ri. Në numra i bie që buxheti i Kosovës ka qenë i mangët për 147 milionë euro, ndërkohë si pasojë e pandemisë tash i mungojnë 470 milionë euro. Buxheti total për këtë vit është 2.3 miliardë euro. Mbulimin e humbjeve Qeveria e Kosovës planifikon ta bëjë përmes rritjes së borxhit. Читать дальше...

Thaçi për dialogun: Presidenti e përfaqëson vendin në rrafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë të enjten se ende nuk ka një njoftim zyrtar nëse përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, do të vizitojë Kosovën javën e ardhshme. I pyetur nga gazetarët nëse do ta takojë zotin Lajçak, presidenti Thaçi ka thënë se për Kosovën është me rëndësi që përfaqësuesit ndërkombëtarë, që merren çështjen e dialogut, të trajtojnë Kosovën si një vend të pavarur dhe sovran. Sipas Thaçit, çdo qasje tjetër ndaj Kosovës është e dështuar. Читать дальше...

Amazon i ndalon policisë përdorimin e teknologjisë për identifikim të fytyrës

Evropaelire.org 

Gjiganti i teknologjisë, Amazon i ka ndaluar policisë amerikane përdorimin e softuerit për identifikim të fytyrës, për një vit. Ky njoftim ka ardhur pasi mbrojtësit e të drejtave të njeriut kanë ngritur shqetësime rreth paragjykimeve të mundshme racore në teknologjinë e vëzhgimit. Këtë javë edhe kompania tjetër, IBM, ka thënë se do të ndalojë ofrimin e shërbimit të njëjtë për “vëzhgim masiv apo profilizim racor”. Vendimi i të dyja kompanive është rezultat i presionit të bërë ndaj tyre, për... Читать дальше...



Москва

Lipatov Sound заявил о выходе нового трека “Red City”


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин принял решение о расширении мер поддержки промпредприятий



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Сергей Шнуров

Шнуров и Киркоров устроили перепалку из-за "Евровидения" на съёмках "Новой Фабрики звёзд"




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Сергей Собянин подвел итоги Московской олимпиады школьников

Бонгонда: стадион и база «Спартака» — мои любимые места в Москве

Олимпийский чемпион Роман Костомаров поздравил победителей номинации «Экскурсия без границ» программы «Лига Экскурсоводов»


WTA

Шнайдер вышла в финал турнира WTA-125 в Париже, обыграв Грачёву



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


ATP

Теннисист Медведев потеряет место в рейтинге ATP



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России