Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Сентябрь
2023

Новости за 07.09.2023

SHBA-ja i ripozicionon trupat e saj në Niger

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara janë duke i larguar trupat e veta prej bazës ushtarake në kryeqytetin e Nigerit, Naimej – ku zyrtarët e kanë marrë pushtetin përmes një puçi në korrik – në një bazë tjetër në Agedez, ka thënë Pentagoni të enjten. Departamenti amerikan i Mbrojtjes “është duke e ripozicionuar personelin dhe disa prej aseteve nga baza ajrore 101 në Naimej në bazën ajrore 201 në Agadez”, ka thënë zëvendës-sekretarja për media e Pentagonit, Sabrina Singh. “Nuk ekziston kërcënim për personelin amerikan apo dhunë në terren”... Читать дальше...

Kisha Katolike në Romë fshehu mbi 3.000 hebrenj nga nazistët

Evropaelire.org 

Kisha Katolike në Romë i ka fshehur më shumë se 3.000 hebrenj nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, sipas disa dokumenteve të publikuara të enjten. Dokumentet e Institutit Biblik Papnor përshijnë emrat e 3.600 personave, të cilët janë ndihmuar nga urdhrat katolikë. Një krahasim me dokumentet nga arkivat e komunitetit të hebrenjve në Romë sugjerojnë se 3.200 prej tyre kanë qenë hebrenj. Dokumentet janë përpiluar nga të krishterët pas çlirimit të kryeqytetit italian nga nazistët, në qershor të vitit 1944. Читать дальше...

OKB: Bota po i braktis gratë

Evropaelire.org 

Duke nisur nga lufta kundër varfërisë e deri të qasja në edukim, apo përfaqësimi në politikë, bota është duke “dështuar” në avancim të grave dhe vajzave, kanë paralajmëruar Kombet e Bashkuara në një raport për barazi gjinore, të publikuar të enjten. Në raportin e Agjencisë së OKB-së për Gratë, UN Woman, është analizuar përparimi i bërë pas miratimit të një dokumenti nga vendet anëtare më 2015, përmes së cilit është synuar që të krijohet një botë më e mirë për të gjitha gratë deri më 2030. Mirëpo, rezultatet janë të zbehta. Читать дальше...



Gjykata Supreme e Francës hedh poshtë apelin për kostumin abaja

Evropaelire.org 

Gjykata Supreme e Francës e ka miratuar ndalesën kontroverse për veshje të kostumit abaja në shkolla. Gjykata e ka refuzuar të enjten një apel urgjent të Asociacionit për Mbrojtje të të Drejtave të Myslimanëve kundër ndalesës ndaj kostumit të veshur nga gratë myslimane. Sipas gjykatës, ndalesa nuk përbën ndalesë serioze në liritë themelore. Prej nisjes së vitit shkollor këtë vit, ministri francez i Edukimit, Gabriel Attall, e ka ndaluar veshjen e kostumit abaja dhe veshjen e kostumit të ngjashëm për burrat. Читать дальше...

Një festival për kulturën e komuniteteve të margjinalizuara

Evropaelire.org 

Lakror me spinaq, fli, mantia, byrek e speca të mbushur. Këto janë ushqimet që gratë e komuniteteve rom, ashkali e egjiptian nga fshati Plemetin i Komunës së Obiliqit thonë se i përgatisin më së shpeshti në shtëpitë e tyre. Të enjten, ato i kishin sjellë këto ushqime dhe i shërbenin për pjesëmarrësit e Festivalit Multikulturor, i cili këtë vit fton qytetarët e Kosovës “të festojnë ngjashmëritë” mes komuniteteve. Festivali po zhvillohet nëpër disa komuna të Kosovës. Krahas ushqimeve në tryezat e shtruara... Читать дальше...

Çfarë fshihet pas ndryshimeve në Kodin Penal?

Evropaelire.org 

Miratimi i ndryshimeve në Kodin Penal të Maqedonisë së Veriut, për uljen e dënimeve me burgim për bartësit e funksioneve shtetërore, në rast të gjykimit të tyre për shpërdorim të detyrës zyrtare, vlerësohet si “skandaloz” dhe në “funksion të mbrojtjes së krimit”, sipas njohësve të çështjeve juridike. Ndryshimet në procedurë të shpejtuar janë miratuar të mërkurën në mbrëmje, pas një debati që nuk ka zgjatur më shumë se tre orë. Ndryshimi i disa neneve parashikon përgjysmimin e dënimeve me burg... Читать дальше...

Ish-kryeministrja e Finlandës heq dorë nga ulësja në Parlament

Evropaelire.org 

Ish-kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin – Social-Demokratët e së cilës i kanë humbur zgjedhjet në prill – ka thënë të enjten se do të heqë dorë nga ulësja parlamentare, për t’u bërë këshilltare për një organizatë joqeveritare britanike. Marin ka thënë se është emëruar këshilltare strategjike në Institutin për Ndryshime Globale Tony Blair. “Do të mund të punoj për Finlandën në cilësi tjera. Kjo është një punë nga e cila besoj se do të përfitoj Finlanda në përgjithësi”, u ka thënë ajo gazetarëve. Читать дальше...

Votimi për largimin e kryetarëve - zgjedhje apo referendum?

Evropaelire.org 

Me Udhëzimin Administrativ që ka nxjerrë Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës për largimin e kryetarëve të komunave nga detyra, nuk do të mund të organizohen zgjedhje të reja, thonë disa njohës të çështjeve juridike-kushtetuese. Sipas tyre, votimi në bazë të këtij udhëzimi është një formë e referendumit, për të cilin Kosova nuk ka bazë ligjore. Udhëzimi Administrativ, i cili është bërë publik këtë javë, parasheh fillimisht inicimin e një peticioni për shkarkimin e kryetarit... Читать дальше...



Ndalohet prodhimi dhe përdorimi i disa llojeve të qeseve në Kosovë

Evropaelire.org 

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu, ka thënë të enjten se në Kosovë do të ndalohet prodhimi i qeseve të plastikës nga 0 deri në 25 mikronë. Ai ka thënë se qeset e holla të plastikës, të cilat përdoren aktualisht dhe mund të merren nëpër markete, do të ndalohen plotësisht. “Nga zero deri në 25 mikron do të lejohen vetëm qeset të cilat përdoren për fruta, të cilat nuk do t’i kenë mbajtëset. Ndërsa për qeset nga 25 deri në 50 mikron do të lejohet përdorimi i tyre... Читать дальше...

Përmbytje vdekjeprurëse në Evropë

Evropaelire.org 

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën në Greqi, Turqi dhe Bullgari, pasi shirat e dendur dhe të rrëmbyeshëm goditën pjesë të këtyre shteteve. Autoritetet raportuan dëme të mëdha infrastrukturore, teksa në disa zona u shpall gjendje e jashtëzakonshme. (Përgatitën: Gresa Kraja dhe Ekrem Fazliu)

“Marrim shënime”: Gjimnazistët shqiptarë në Serbi pa libra në gjuhën amtare

Evropaelire.org 

Nxënësit e shkollave të mesme në Serbi, të cilët ndjekin mësimin në gjuhën shqipe, këtë vit shkollor e nisën pa tekste në gjuhën e tyre amtare. Problemi i kamotshëm i mungesës së teksteve në gjuhën shqipe është zgjidhur për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2021. Por, gjimnazistët vazhdojnë t’ia dalin në mënyra të ndryshme, thotë A.M., banore e Preshevës. Vajza e saj shkon në gjimnazin “Skënderbeu” në këtë komunë në jug të Serbisë, të populluar me shumicë shqiptare. “[Librat] i blejmë në Kosovë... Читать дальше...

Daçiq thotë se Serbia nuk mund ta dëgjojë SHBA-në për njohjen e Kosovës

Evropaelire.org 

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, tha se ai është një avokues i raporteve më të mira të mundshme me Shtetet e Bashkuara, por Serbia nuk mund t’i dëgjojë ata dhe ta njohë Kosovën. Në festimin e Ditës së Amerikës në Parlamentin serb – ngjarje e organizuar nga Kongresi për miqësi serbo-amerikane – Daçiq tha se kushdo që tenton t’i bëjë presion Beogradit që ta njohë Kosovën, nuk do të ketë sukses. “Një qasje e tillë për çështjen e zgjidhjes së situatës në Kosovës nuk do të ketë kurrë sukses. Читать дальше...

Çfarë ndikoi në rënien e papunësisë e çfarë jo?

Evropaelire.org 

Papunësia në Kosovë, brenda dhjetë vjetësh, ka shënuar rënie për mbi 17 për qind, tregojnë të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK). Nga 30 për qind sa ka qenë në vitin 2013, ka rënë në 12.6 për qind vitin e kaluar. Më saktësisht, sipas ASK-së, numri i të punësuarave në vitin 2013 ka qenë 338.365, ndërsa 403.813 më 2022. Për profesorin e ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Berim Ramosaj, rënia e papunësisë është reale, por nuk i atribuohet rritjes eventuale ekonomike. Читать дальше...

Osmani pritet sot nga shefi i NATO-s

Evropaelire.org 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pret më 7 shtator në Bruksel presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Temë kryesore e takimit pritet të jetë situata e sigurisë në Kosovë, veçmas në pjesën veriore të banuar me shumicë serbe. Po ashtu, Osmani dhe Stoltenberg pritet të bisedojnë për angazhimin e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe për procesin e dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë. Në selinë e NATO-s, Osmani do të ketë edhe takime të tjera, përfshirë me shefin e komitetit ushtarak të NATO-s... Читать дальше...

Rritet numri i viktimave nga vërshimet në Evropë

Evropaelire.org 

Numri i viktimave nga stuhitë e fuqishme të shiut që kanë goditur Greqinë, Turqinë dhe Bullgarinë është rritur në 14, pasi ekipet e shpëtimit në këto tri shtete të enjten zbuluan edhe shtatë trupa të tjerë të pajetë. Si pasojë e vërshimeve në një kamping në veriperëndim të Turqisë, afër kufirit me Bullgarinë, kanë vdekur të paktën pesë persona – tre prej tyre u gjetën më 7 shtator – pasi vërshimet morën me vete shtëpizat në të cilat ata apo qëndronin. Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar edhe një... Читать дальше...



Москва

Культура России: как прошёл конкурс бурятского языка для детей в Бурятии?


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Московская неделя предпринимательства начнется 16 мая



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Пол Маккартни

Николаю Фоменко – 62: что связывает артиста с Полом Маккартни и «Формулой-1», и при чем тут гвозди




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

«Спартак» обыграл «Динамо» 2:0 в полуфинале Пути регионов Кубка России

ЦСКА выложил провокационный ролик к матчам с "Зенитом", вспомнив фразу Дзагоева

"Спартак" обыграл "Динамо" в полуфинале Пути регионов Кубка России


WTA

Андреева обыграла Паолини и вышла в 1/4 финала турнира WTA в Мадриде



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

"Раз, два, три": ЦСКА опубликовал провокационный ролик к матчам с "Зенитом"



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России