Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Сентябрь
2023

Новости за 26.09.2023

Policia përfundon bastisjet në Banjskë

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës ka përfunduar bastisjet nëpër shtëpitë dhe objektet në dhe përreth fshatit Banjskë të Zveçanit, dy ditë pas përleshjeve të armatosura me një grup personash, ku mbeti i vrarë një polic dhe tre sulmues të dyshuar. Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë se ky fshat do të vazhdojë të jetë i bllokuar deri të paktën në orën 09:00 të 27 shtatorit, kur pritet që autoritetet të vendosin se si do të veprojnë në vazhdim. Ai tregoi... Читать дальше...

Një mjek në Bosnje pranon se ka fshehur qëllimisht në oborrin e tij eshtrat e një viktime të luftës

Evropaelire.org 

Përderisa Bosnje e Hercegovina ende po vazhdon kërkimin për mbetjet mortore të mbi 7.500 viktimave të luftës në vitet ’90, një mjek nga Bërçko në verilindje të shtetit, ka pranuar se ka varrosur në oborrin e tij eshtrat e një viktime të luftës. Mbetjet mortore, mjeku ortoped Nebojsha Mraoviq i kishte varrosur në oborrin e tij 11 vjet më parë. Sipër tyre, ai kishte ndërtuar një shatërvan prej betoni. Ortopedi për vite të tëra ka pasur një klinikë private të ortopedisë në Bërçko. Zhvarrosja e... Читать дальше...

Opozita serbe akuzon Vuçiqin për ngjarjet në Kosovë

Evropaelire.org 

Një pjesë e partive opozitare në Parlamentin serb e kanë akuzuar partinë në pushtet, Partinë Progresive Serbe (SNS) dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për sulmin në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe tre sulmues të dyshuar. Presidenti i partisë opozitare serbe, Lëvizja Kombëtare e Serbisë, Mirosllav Aleksiq, tha më 26 shtator se presidenti Vuçiq dhe nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq “janë përgjegjësit kryesorë për gjakderdhjen në Banjskë” të Zveçanit, transmetoi agjencia Beta. Читать дальше...



Chollet kërkon uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë dhe kthimin në dialog

Evropaelire.org 

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të ulin tensionet dhe t'i rikthehen dialogut për normalizimin e raporteve. Bisedat e zyrtarit të lartë amerikan me liderët e Kosovës dhe Serbisë vijnë pas sulmit të 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit. Zyrtari i lartë amerikan tha se gjatë bisedës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka dënuar “sulmin e tmerrshëm” të së dielës dhe ka dënuar dhunën ndaj Policisë së Kosovës. Читать дальше...

Sulmi në Banjskë vë në pikëpyetje dialogun

Evropaelire.org 

“Dialogu me Serbinë nuk ka më kuptim”, thotë për Radion Evropa e Lirë Zeqir Gashi. Duke folur pas përleshjeve të dhunshme në Banjskë, ky qytetar i Prishtinës thotë se të gjitha rundet e deritashme të bisedimeve “kanë shkuar kot”. “Rasti i fundit në veri është një pasqyrë për t’i treguar bashkësisë ndërkombëtare, Evropës dhe Amerikës, se Kosova është duke e mbrojtur territorin e saj dhe se Serbia është agresori që nxit incidente”, thotë ai. Më 24 shtator, një polic i Kosovës mbeti i vrarë pasi patrulla me të cilën ishte... Читать дальше...

Kryediplomatja gjermane: Serbia të bëjë thirrje për heqje dorë nga dhuna

Evropaelire.org 

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, kërkoi nga Serbia që të bëjë thirrje për heqje dorë nga dhuna. Përmes një postimi në X, kryediplomatja gjermane tha se pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë më 24 shtator, “të githë duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin e tyre në paqe”. “Pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin e tyre në paqe. Në këtë situatë të tensionuar në Ballkanin Perëndimor, përgjegjësia matet me atë se çfarë bëhet për shtensionim të situatës. Читать дальше...

Mijëra të larguar nga Karabaku arrijnë në Armeni

Evropaelire.org 

Mbi 13.000 persona që u larguan nga Nagorno-Karabaku kanë arritur në Armeni, thanë zyrtarët, në një eksod masiv që pasoi një ofensivë të Azerbajxhanit që i dha Bakusë kontrollin e plotë të këtij rajoni malor. Autoritetet në Nagorno-Karabak, ndërkaq, thanë se të paktën 20 persona janë vrarë dhe pothuajse 300 të tjerë janë plagosur gjatë shpërthimit në një pikë karburanti, teksa qytetarët që po largoheshin nga rajoni për në Armeni po furnizohesh me karburante. Shpërthimi, ende i pashpjegueshëm... Читать дальше...

Si menaxhohet kufiri verior i Kosovës?

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kontrolli i kufirit në pjesën veriore “nuk është i kollajshëm”. Kush është përgjegjës për sigurinë atje, dhe pse është sfiduese ajo pjesë e kufirit – kryesisht me terrene të ashpra, të pabanuara? Shpjegojmë në këtë video.



Arrin në tetë numri i të arrestuarve për sulmin në veri

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës konfirmoi se ka arritur në tetë numri i të arrestuarve lidhur me sulmin ndaj saj në Banjskë më 24 shtator. Sipas një njoftimi, dy personave të arrestuar më 25 shtator në një hotel në Banjskë u janë “konfiskuar disa mjete dhe arsenal armësh”. “Pas arrestimit të dy sulmuesve terroristë me armë zjarri ndaj zyrtarëve policorë, arrestimit të katër personave të dyshuar të cilët ishin hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve e të cilët dyshohet se ndërlidhen me grup terrorist, si dhe arrestimit të dy personave të dyshuar... Читать дальше...

Arsenal i luftës në duart e sulmuesve në Banjskë

Evropaelire.org 

Raketahedhës, granatahedhës, pushkë të shumta automatike, pushkë snajper, automjete ushtarake, eksplozivë, detonatorë... Të gjitha këto janë pjesë e arsenalit të madh të armëve dhe municioneve që u gjetën në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, ku pas një sulmi mbi pjesëtarët e Policisë së Kosovës kishte edhe një përleshje të armatosur. Natën mes së shtunës dhe së dielës, një grup i maskuar dhe i armatosur ngriti fillimisht një barrikadë në hyrje të fshatit Banjskë dhe më pas sulmoi Policinë e Kosovës. Читать дальше...

Britania akuzon pesë bullgarë për spiunim për Rusinë

Evropaelire.org 

Pesë bullgarë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët akuzohen se kanë spiunuar për Rusinë, kanë dalë para një gjykate më 26 shtator. Tre burra dhe dy gra akuzohen për “konspiracion për të mbledhur informacione me qëllim që ato në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthorazi të jenë të dobishme për një armik”, kryesisht Rusinë. Ata dyshohet se këtë vepër penale e kanë kryer mes gushtit të vitit 2020 deri në shkurt të këtij viti. Pesë të pandehurit akuzohen se janë pjesë e një rrjeti që ka kryer vëzhgime në emër të Rusisë. Читать дальше...

Kush është Millan Radoiçiqi? 

Evropaelire.org 

Millan Radoiçiqi ka tjetër nam në Prishtinë, e tjetër në Beograd. Autoritetet e Kosovës e përmendin si person në arrati, të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe të akuzuar disa herë si kriminel. Në Serbi ai është konsideruar “mbrojtës” i serbëve të Kosovës, madje edhe nga presidenti i këtij shteti, Aleksandar Vuçiq. Millan Radioiçiq është nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës – e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. Më 26 shtator, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës... Читать дальше...

Hovenier: Grupi i armatosur në veri ishte i trajnuar dhe i organizuar

Evropaelire.org 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se ende ka të panjohura lidhur me sulmin e 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës, por theksoi se grupi që sulmoi policinë, nuk përbëhej nga qytetarë që u mlodhën spontanisht "për të shprehur shqetësimet e tyre". “Ne ende po punojmë për të kuptuar se si dhe kush është përgjegjës dhe pse. Por dua të them, ju keni parë pamjet e pajisjeve ushtarake dhe planet që ishin zhvilluar. Ky nuk ishte një grup i qytetarëve që sponatisht u bënë së bashku për të shprehur shqetësimet e tyre. Читать дальше...

Hill për situatën në Kosovë: Po shqyrtohen hapa të mëtejmë

Evropaelire.org 

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se përshkallëzimi i dhunës në Banjskë të Zveçanit është “një ngjarje tragjike” dhe se po shqyrtohen hapa të mëtejmë. “Ne të gjithë duhet të dënojmë vrasjen e një pjesëtari të Policisë së Kosovës dhe gjithmonë na vjen keq për humbjen e jetës, por duhet të vazhdojmë me procesin politik”, tha Hill më 26 shtator në Beograd, transmeton agjencia Beta. Ai theksoi se procesi diplomatik duhet të “forcohet” në ditët dhe javët në vijim. Hill mori pjesë... Читать дальше...

Provat e Kosovës për përfshirjen e Radoiçiqit në sulmin në veri

Evropaelire.org 

Autoritetet e Kosovës kanë publikuar video të xhiruara me dron, në të cilat thuhet se shihen burra të armatosur, me maska e me uniforma ushtarake, përfshirë nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, në manastirin e Banjskës, pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës në veri, më 24 shtator.

Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit e sulmit në veri

Evropaelire.org 

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shqiptuar një muaj paraburgim për dy të dyshuarit e tjerë për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë më 24 shtator. Lajmin për Radion Evropa e Lirë e konfirmoi zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi. Të dyshuarit, të identifikuar me iniciale B.S dhe D.M akuzohen për veprat penale: Kryerja e veprave terroriste dhe vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës. Një ditë më herët, autoritetet shqiptuan të njëjtën masë të sigurisë ndaj... Читать дальше...

BE-ja insiston që sulmuesit në veri të vihen para drejtësisë

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian insiston që përgjegjësit për sulmin ndaj Policisë së Kosovës që ndodhi në veri të vendit, të vihen para drejtësisë dhe të gjitha faktet të verifikohen. Këtë e ka thënë në një konferencë për shtyp zëdhënësi i BE-së për çështje të jashtme dhe siguri, Peter Stano. I pyetur se çfarë roli mund të luajë EULEX-i për të mundësuar komunikimin mes autoriteteve policore në Kosovë dhe atyre në Serbi, pasi ato nuk kanë bashkëpunim direkt, zëdhënësi i BE-së ka thënë se EULEX-i është në terren... Читать дальше...

Sveçla publikon një video ku pretendon se shihet Radoiçiqi gjatë sulmit në veri

Evropaelire.org 

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, e ka publikuar një video në rrjetet sociale të martën, në të cilën, sipas tij, shihet nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiqi, gjatë sulmit kundër Policisë së Kosovës në veri të vendit më 24 shtator. “Ky në pamjet më poshtë është Milan Radojçiq, nënkryetar i Listës Serbe, po ashtu pjesë edhe e Listës së Zezë të ShBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar”, shkroi Sveçla në përshkrimin e videos në Facebook. Më 24 shtator, në orët e hershme të mëngjesit... Читать дальше...


Музыкальные новости
Фрэнк Синатра

Леонардо ДиКаприо споет голосом Фрэнка Синатры





Rss.plus
Зенит

Овчинников: «Зенит» психологически не готов драться за титул РПЛ




Посольство РФ: Сирия с 1 мая ввела электронные визы в том числе для россиян

В центре Москвы задержана Диана Шурыгина, получившая известность после шоу Малахова

Инэди: Очарование 80-х и Сила Женственности

В Москве попрощались с народной артисткой РСФСР Зоей Зелинской




Serbia shpall ditë zie për ngjarjet në Kosovë

Evropaelire.org 

Qeveria e Serbisë e ka shpallur 27 shtatorin ditë zie për, siç kanë thënë, “ngjarjet tragjike” në Kosovë. Ndërkohë, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë dhe e mbështetur nga Beogradi – "shpalli" tri ditë zie në komunat me shumicë serbe në Kosovë. Sipas ligjit të Kosovës, në nivel shteti ditë zie mund të shpallë vetëm presidentja e vendit, ndërsa në nivel komune edhe vetë komunat përkatëse. Më 24 shtator, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup... Читать дальше...

Policia e Kosovës po vazhdon hetimet në zonën rreth Banjskës

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës po i vazhdon të martën bastisjet nëpër shtëpi dhe objekte në dhe rreth fshatit Banjskë në veri të Kosovës, dy ditë pas një përleshjeje të armatosur me një grup personash, nga e cila mbeti i vdekur një polic dhe tre sulmues. Hyrja në fshatin e Zveçanit vazhdon të jetë e bllokuar dhe nuk dihet kur do të hapet për qarkullim, tha më 26 shtator për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani. “Policia ende nuk e ka mbaruar punën... Читать дальше...

Së paku 20 të vrarë nga një shpërthim në Nagorno-Karabak

Evropaelire.org 

Së paku 20 njerëz janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi në një depo karburanti në Nagorno-Karabak të Azerbajxhanit, thanë të martën autoritetet vendore armene. Rreth 300 njerëz u dërguan në spitale, një pjesë e madhe e të cilëve në gjendje të rëndë. Shpërthimi ndodhi në një kohë kur 13.500 refugjatë kaluan në Armeni nga kjo enklavë, tha Qeveria armene. Rajoni i kontestuar Nagorno-Karabak është shtëpi e një shumice prej rreth 120 mijë armenëve etnikë. Ende... Читать дальше...

Polonia i shton kontrollet kufitare me Sllovakinë, për shkak të emigrantëve

Evropaelire.org 

Qeveria e Polonisë ka urdhëruar kontrolle më të rrepta në kufirin e vendit me shtetin fqinj, Sllovakinë, për ta frenuar arritjen e shtuar të emigrantëve. Kjo masë vlen për minibusët, autobusët, furgonët dhe veturat, të cilat dyshohet se bartin emigrantë të jashtëligjshëm, tha të hënën kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, gjatë një fushate zgjedhore në Krasnik. Duke i shtuar kontrollet kufitare, Varshava synon t’i kundërshtojë ata të cilët “po na akuzojnë neve se kemi kufi të pasigurt”, tha politikani konservator nacionalist... Читать дальше...

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për sulmin në veri

Evropaelire.org 

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shqiptuar masën e paraburgimin prej një muaji ndaj V.T, të dyshuar për sulmin në veri të Kosovës kundër Policisë së Kosovës. Kjo gjykatë tha se seanca dëgjimore ndaj të pandehurit u mbajt në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku ai po merr trajtim mjekësor. V.T dyshohet për vepra kundër rendit kushtetues të Kosovës dhe për kryerjen e veprave terroriste. Ai mund ta apelojë këtë vendim para Gjykatës së Apelit. Një grup i armatosur, që sipas autoriteteve përbëhej prej rreth 30 personash... Читать дальше...



Москва

МЧС РФ: в общежитии РУДН в Москве произошло короткое замыкание


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин назвал современные технологии, которые используют в городском хозяйстве



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Николай Басков

Басков рассказал, что предпочитает гостевой брак и девушек не моложе 28 лет




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

На стадионе в Москве, таджики и узбеки, проигравшие русским футболистам со счетом 13:0 устроили массовую драку с нашими ребятами

«Торпедо» объявило об уходе хоккеистов Кручинина, Бауи и Малова

ЭСК указала на ошибки главного арбитра дерби ЦСКА — «Спартак» Казарцева


Елена Рыбакина

Рыбакина узнала неприятную новость перед "казахстанским дерби"



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Капремонт школы №11 в Серпухове выполнили на 46%



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России