Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Сентябрь
2023

Новости за 25.09.2023

Dioqeza e Rashkës-Prizrenit: Në oborrin e manastirit të Banjskës u gjetën armë

Evropaelire.org 

Dioqeza e Rashkës-Prizrenit tha se autoritetet e sigurisë kanë gjetur në oborrin e manastirit në Banjskë armë zjarri dhe pajisje të tjera ushtarake “që ishin hedhur nga personat gjatë largimit nga manastiri”. Kjo dioqezë tha se gjatë 25 shtatorit, Policia e Kosovës dhe misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX), kryen hetime në manastirin e Banjskës në Zveçan. Më herët gjatë 25 shtatorit, dioqeza kishte publikuar një deklaratë – që më pas e fshiu – ku thuhej se në manastir nuk ishin gjetur armë. Читать дальше...

Osmani kërkon sanksionimin e Serbisë

Evropaelire.org 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bisedoi me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri më 24 shtator. Osmani tha se “veprimet terroriste dhe akti i agresionit” janë të orkestruara dhe të mbështetura nga Beogradi. “Veprimet e tilla përbëjnë cenim të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe për këto veprime duhet sanksionuar Serbinë”, tha Osmani sipas një njoftimi për media. Presidentja... Читать дальше...



Të arrestuarit në Banjskë, “shtetas të Serbisë”

Evropaelire.org 

Të arrestuarit në Banjskë të Zveçanit, që dyshohet se ishin në kontakt me sulmuesit e Policisë së Kosovës, kanë shtetësi të Serbisë, konfirmon prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Naim Abazi. “Shtetas të tjerë nuk kemi”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë. Ai shton se disa nga të arrestuarit, përveç nënshtetësisë serbe, kanë edhe dokumente të Kosovës, por nuk specifikon se sa prej tyre kanë të tilla. Sipas tij, të gjithë ata janë ende në proces të intervistimit. Më 24 shtator, një... Читать дальше...

Policia e Kosovës ekspozon armët e konfiskuara pas sulmit në veri

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës ka prezantuar në Mitrovicën e Jugut armë, automjete dhe gjësende të konfiskuara në Banjskë të Zveçanit, një ditë pas sulmit ndaj saj nga persona të armatosur, që la të vrarë një polic. Për sulmin e 24 shtatorit, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës akuzoi nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq. As Lista Serbe dhe as Serbia nuk kanë komentuar për këto akuza të zyrtarëve të Kosovës. (Teksti: Trim Haliti; montazhi: Ibrahim Berisha)

Pse 120.000 njerëz do të zhvendosen nga Nagorno-Karabaku?

Evropaelire.org 

Reuters Njëqind e njëzet mijë armenë etnikë të Nagorno-Karabakut do të shkojnë në Armeni, sepse nuk duan të jetojnë si pjesë e Azerbajxhanit dhe i druhen spastrimit etnik, tha lidershipi i këtij rajoni të shkëputur për agjencinë e lajmeve Reuters të dielën. Çfarë po ndodh dhe çfarë nënkupton kjo? Armenët e Karabakut, një territor i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit që në të kaluarën nuk ishte nën kontrollin e Bakusë, u detyruan të shpallin armëpushim më 20 shtator, pas një operacioni... Читать дальше...

Lista Serbe reagon lidhur me sulmin në veri

Evropaelire.org 

Partia kryesore e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, ka shprehur ngushëllime për familjet e serbëve të vrarë dhe policit të Kosovës gjatë sulmit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator. Nga përleshja mes një grupi të armatosur dhe Policisë së Kosovës mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën disa të tjerë. Autoritetet e Kosovës kanë thënë se katër sulmues të dyshuar janë vrarë gjatë përleshjeve në manastirin në Banjskë. “Kërkojmë hetim për vrasjen e së paku dy serbëve... Читать дальше...



BE-ja thotë se shtensionimi në veri është më se i nevojshëm

Evropaelire.org 

Në Bruksel edhe të hënën kanë përsëritur dënimin e ashpër të sulmeve të së dielës ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë një pjesëtar i saj. Por, në pyetjen se a e mban ende qëndrimin se Serbia i ka bërë të gjithë hapat e nevojshëm për uljen e tensioneve, ndërsa Kosova nuk i ka bërë, për çfarë edhe janë në fuqi masat ndaj Kosovës e jo ndaj Serbisë, zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, ka thënë se “për masa vendosin vendet anëtare”. Ai ka thënë se sa i përket zhvillimeve të së dielës... Читать дальше...

Sveçla: Radoiçiq i lidhur me sulmin ndaj Policisë

Evropaelire.org 

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se autoritetet kanë gjetur harta dhe plane për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri më 24 shtator. Ai argumentoi se sulmi nuk ishte ad-hoc, por ishte planifikuar për muaj të tërë. Këto deklarata ministri Sveçla i bërë gjatë një konference për media të hënën. Sipas tij, në bazë të dokumenteve, nënkryetari i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë, që ka mbështetjen e Beogradit – Millan Radoiçiq, është i lidhur me sulmin. Читать дальше...

Blinken dënon sulmet ndaj Policisë së Kosovës

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se SHBA-ja dënon fuqishëm sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri të shtetit, duke u bërë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet. “Autorët e këtij krimi duhet të mbahen përgjegjës përmes një procesi transparent të hetimit”, tha Blinken përmes një deklarate. "Ne u bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe të Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo retorikë që mund të nxisë më tej tensionet, dhe menjëherë të punojnë, në koordinim me partnerët ndërkombëtarë... Читать дальше...

Presidentja Osmani ndan urdhrin “Hero i Kombit” për Afrim Bunjakun

Evropaelire.org 

Krerët e institucioneve të Kosovës kanë nderuar në një mbledhje komemorative pjesëtarin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i vrarë më 24 shtator në përleshjet me një grup të armatosur në Banjskë të Zveçanit, në pjesën veriore të Kosovës. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, i ka ndarë rreshterit Afrim Bunjaku urdhrin më të lartë të Kosovës, “Hero i Kosovës”. Osmani ka thënë se polici Bunjaku u vra në mbrojtje të rendit, ligjit, integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës. Читать дальше...

Gjendet trupi i pajetë i edhe një sulmuesi të dyshuar në veri

Evropaelire.org 

Prokuroria e Kosovës ka konfirmuar të hënën se e ka gjetur trupin e pajetë të edhe një sulmuesi të dyshuar në veri të vendit, duke e çuar në katër numrin e sulmuesve të vrarë. Trupi i pajetë është gjetur rreth 1.5 kilometra larg "vendit të incidentit", një ditë pasi një grup prej dhjetëra personave të armatosur e sulmuan Policinë e Kosovës. Lajmi u konfirmua për Radion Evropa e Lirë nga prokurori Naim Abazi. “Jemi duke bërë përpjekje ta identifikojmë atë për momentin, pasi nuk kishte dokumente identifikimi me vete”, tha Abazi. Читать дальше...

Situata në veri e qetë, qasja në Banjskë ende e mbyllur

Evropaelire.org 

Gjendja në veri të Kosovës është e qetë, por qasja për në fshatin Banjskë në Komunën e Zveçanit është ende e mbyllur nga Policia e Kosovës, pas sulmit vdekjeprurës të së dielës nga persona të armatosur dhe të maskuar. Njësia Speciale e Kosovës e ka vendosur një automjet të blinduar dhe vetura të tjera në kryqëzimin Ballaban, i cili dërgon në Banjskë. Policia e Kosovës u sulmua nga persona të maskuar në orët e hershme të së dielës pasi shkoi për t’i larguar barrikadat e vendosura në Banjskë, të... Читать дальше...

Rusia thotë se po e “vëzhgon nga afër” gjendjen në veri të Kosovës

Evropaelire.org 

Kremlini ka thënë të hënën se është duke e vëzhguar nga afër gjendjen në veri të Kosovës, por nuk e dënoi sulmin vdekjeprurës të personave të maskuar ndaj Policisë së Kosovës në Zveçan një ditë më parë. Rusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, pasi është përkrahëse tradicionale e Serbisë, me të cilën ka lidhje të ngushta kulturore dhe fetare. “Gjendja është tejet e vështirë. Në Kosovë, ne e shohim një qasje tradicionalisht të anshme ndaj serbëve... gjendja është shumë, shumë e tensionuar dhe me gjasë e rrezikshme... Читать дальше...

Java nëpërmjet fotografive

Evropaelire.org 

Një rreshter i Policisë së Kosovës i vrarë në një sulm terrorist mes tensioneve në veri të Kosovës, zhvillimet në rajonin Nagorno-Karabak dhe protestat e armenëve në Jerevan, një marrëveshjeje këmbimi të burgosurish ndërmjet SHBA-së dhe Iranit janë ndër ngjarjet që shënuan javën që lamë pas.

Lajçak takon përfaqësues nga Franca, Gjermania e Italia - në takim edhe Escobari

Evropaelire.org 

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, do të takohet gjatë ditës me këshilltarët diplomatikë të liderëve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë, bëjnë të ditur burime nga Brukseli. Sipas këtyre burimeve, në takim do të jetë edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ky takim i jashtëzakonshëm pason një sulm ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, të dielën, më 24 shtator, ku mbeti i vrarë një polic. Читать дальше...

Rohde e kritikon Listën Serbe për mosdënimin e sulmit ndaj Policisë së Kosovës

Evropaelire.org 

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, e ka kritikuar të hënën Listën Serbe, për heshtjen e saj rreth sulmit të armatosur vdekjeprurës ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit një ditë më parë. Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe disa u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe, më 24 shtator. Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë dhe e mbështetur nga Beogradi – ka heshtur deri tani në lidhje me ngjarjet e fundit në veri. Читать дальше...

Vuçiq bisedon me ambasadorin rus në Serbi, një ditë pas sulmit në veri të Kosovës

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko, një ditë pas sulmit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në veri të Kosovës. “Jam mirënjohës që (ambasadori rus) i dëgjoi lutjet dhe kërkesat e palës serbe”, shkroi Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram më 25 shtator. Ai nuk ka dhënë hollësi se për çfarë kërkesash bëhet fjalë. Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe disa u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në pjesën veriore të vendit... Читать дальше...


Музыкальные новости
Певица

Певица Анциферова заявила, что уехавшие из России артисты мозолили глаза на ТВ





Rss.plus
Сергей Лавров

ТАСС: МИД России опубликовал корректную версию разговора Лаврова и Мухриддина




Известная певица Рианна появилась на презентации в платье с откровенным декольте

III Московский джазовый фестиваль станет одним из самых масштабных и значимых музыкальных событий года

ТЁРН: Музыкальные контрасты и гармония времён

Собянин: Московская неделя предпринимательства начнется 16 мая




Kthehen shtetasit maqedonas që ndodheshin afër Manastirit në Banjskë

Evropaelire.org 

Shtatë shtetasit maqedonas që gjendeshin në një hotel afër Manastirit në Banjskë, ku ndodhi sulmi ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të hënën nën shoqërimin e policisë janë kthyer në Maqedoninë e Veriut. Njoftimi është bërë i ditur nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sipas të cilit shtetasit maqedonas janë lënë të lirë pas intervistimit dhe analizave të tjera nga Policia e Kosovës. “Pas intervistimit dhe analizave të zakonshme nga Policia e Republikës së Kosovës, sot [e hënë]... Читать дальше...

Polonia e akuzon Gjermaninë se po tenton të ndërhyjë në zgjedhjet e saj parlamentare

Evropaelire.org 

Thirrja që kancelari gjerman Olaf Scholz ia bëri Varshavës për t’i qartësuar akuzat në lidhje me vizat për emigrantët është përpjekje për të ndërhyrë në fushatën zgjedhore të Polonisë, tha të hënën ministri i Jashtëm i Polonisë, Zbigniew Rau. Emigracioni është bërë tema kryesore në fushatën e partive politike para zgjedhjeve parlamentare të 15 tetorit në Poloni. Qeveria është përballur me akuza nga partitë opozitare këtë muaj se është përfshirë në lëshimin e jashtëligjshëm të vizave polake për emigrantët me ritëm të përshpejtuar... Читать дальше...

Lajçak: Do ta gjej një rrugë përpara në dialog ditëve në vijim

Evropaelire.org 

I dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha të hënën herët se do të përqendrohet ditëve në vijim për të gjetur një rrugë përpara në dialog, pas sulmit më armë ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit. Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe disa u plagosën të dielën në përleshjet me një grup të armatosur në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe. Në një shkrim në llogarinë e vet në Facebook pak pas mesnatës, Lajçak tha se mbeti i... Читать дальше...

Vdes shefi i arrestuar i mafias italiane Matteo Denaro

Evropaelire.org 

Shefi i mafias italiane, Matteo Messina Denaro, i cili u arrestua në janar pasi i kaloi 30 vjet në arrati, ka vdekur në moshën 61-vjeçare, njoftoi të hënën agjencia e lajmeve, ANSA. Messina Denaro vuante nga kanceri në kohën kur u arrestua. Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua në javët e fundit dhe ai u dërgua në një spital nga burgu i sigurisë së lartë në Italinë qendrore. Mjekët ndaluan së ushqyeri Denaron, pasi ai kishte rënë në koma të pakthyeshme. Denaro ishte dënuar për krime të shumta... Читать дальше...

Sulmi në veri: Kosova bën përgjegjëse Serbinë, Serbia serbët e Kosovës

Evropaelire.org 

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe disa u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe. Rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku, nga fshati Samadrexhë i komunës së Vushtrrisë, vdiq nga plagët e marra në sulm, konfirmuan autoritetet. Sipas tyre, njësitë policore vunë re në orët e para të së dielës vendosjen e dy kamionëve pa targa në urën në hyrje të fshatit Banjskë, të cilët kishin bllokuar lëvizjen. Njësitë që shkuan në vendin e ngjarjes... Читать дальше...



Москва

Тарифы ЖКХ вырастут в России


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин поздравил москвичей с 1 Мая



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Григорий Лепс

Лепс отдыхает: звезда «Пацанок» Михеева била телефоны фанатов на концерте в Москве




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

«Торпедо» объявило об уходе хоккеистов Кручинина, Бауи и Малова

Личка — о самой дорогой покупке в Москве: два дня назад решил купить самокат за 60 тысяч рублей

На стадионе в Москве, таджики и узбеки, проигравшие русским футболистам со счетом 13:0 устроили массовую драку с нашими ребятами


Андрей Рублёв

Рублёв: быстрая победа над Грикспором связана с тем, что хотел быстрее уйти с корта



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

МЧС РФ: в общежитии РУДН в Москве произошло короткое замыкание



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России