Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Сентябрь
2023

Новости за 18.09.2023

Çeku prezanton konceptin fillestar për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

Evropaelire.org 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrullah Çeku e ka prezantuar të hënën konceptin fillestar për organizim të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Ai e ka konsideruar organizimin e këtyre Lojërave nga Kosova si arritje historike të komunitetit sportiv të këtij vendi. Çeku ka thënë se koncepti me të cilin ka fituar Kosova - e që mund të avancojë në të ardhmen - bazohet në organizim të Lojërave në dy shtete dhe 11 komuna, përfshirë 10 të Kosovës dhe Durrësin në Shqipëri. Ai ka... Читать дальше...

Një person i vdekur me COVID-19 në dyjavëshin e fundit në Kosovë

Evropaelire.org 

Një person ka vdekur dhe 67 të tjerë janë infektuar me koronavirus në dy javët e fundit në Kosovë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë vend, mosha mesatare e të infektuarve është 52 vjeç. Në një komunikatë për media, Ministria ka thënë se numri më i madh i të infektuarve në periudhën 30 gusht – 12 shtator është regjistruar në Prishtinë, 25 raste, Pejë, tetë raste, Gjakovë, shtatë raste. Ministria ka thënë se Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike (IKSHPK) është duke e monitoruar vazhdimisht situatën epidemiologjike... Читать дальше...

A po ia mbyll Kurti dyert emisarit evropian?

Evropaelire.org 

Zemërimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me ndërmjetësuesit evropianë të bisedimeve me Serbinë është “plotësisht i arsyeshëm”, thotë për Radion Evropa e Lirë Leon Hartwell, bashkëpunëtor i lartë në Shkollën e Londrës për Ekonomi dhe Shkenca Politike. Nga këndvështrimi i Kurtit, thotë ai, “duket sikur Kosovës i kërkohet t’i respektojë me ngulm marrëveshjet e ndërmjetësuara nga BE-ja”, ndërsa Serbia, e cila “nuk është zotuar për nënshkrimin dhe ratifikimin e ndonjë marrëveshjeje të tillë, mund të zgjedhë çfarë të zbatojë”. Читать дальше...



Italia miraton masa më të ashpra kundër migrantëve

Evropaelire.org 

Qeveria italiane e krahut të djathtë e ka miratuar të hënën një paketë me masa të ashpra për ta kufizuar migrimin e paligjshëm përmes Mesdheut, pas një fluksi me mijëra migrantë në javën e kaluar. Për pasojë janë stërngarkuar qendrat e imigrimit. Kabineti i kryeministres italiane, Giorgia Meloni ka vendosur që ta rrisë periudhën maksimale të ndalimit nga gjashtë muaj në 18 të tillë. Periudha e shtuar është e nevojshme për të vërtetuar nëse një person ka të drejtë të qëndrojë në Itali, apo të dëbohet menjëherë prej qendrave të ndalimit. Читать дальше...

Institucione të reja pavarësisht zotimit për tkurrjen e tyre

Evropaelire.org 

Me gjithë zotimet për tkurrjen e sektorit publik, Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka vazhduar krijimin e institucioneve të reja publike. Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë bëri të ditur të hënën se brenda tetë vjetëve janë themeluar 74 institucione të reja në Maqedoninë e Veriut, përfshirë tetë vetëm në vitin 2023. “Dhjetë ditë Republika e Krushevës”, “Galeria e Artit në Gostivar”, “Manifestimi Kongresi i Smilevës” dhe “Qendra për Kulturë e Bashkësisë Turke”, janë në mesin e... Читать дальше...

Skeleti i dinozaurit Barry do të shitet në Paris

Evropaelire.org 

Një skelet, pothuajse i plotë, i një dinozauri do të shitet në një ankand në Paris, në muajin e ardhshëm. Ky skelet, që besohet se ekziston që 150 milionë vjet, është zbuluar më 1990 në Uajoming të Shteteve të Bashkuara. Ai është emërtuar Barry, sipas Barry James, paleontologut që e ka zbuluar atë. Ekspertët besojnë se skeleti është i ruajtur “jashtëzakonisht mirë”. Ai parashihet që mund të shitet për 1.2 milion euro në ankandin e 20 tetorit në Hotelin Drouot. Barry besohet se ka qenë 2.1 metra i gjatë.   Alexandre Giquello... Читать дальше...

Nesrete Kumnova dorëzon kallëzim penal kundër Velko Odalloviqit

Evropaelire.org 

Nesrete Kumnova, kryetare e organizatës “Thirrjet e Nënave” në Gjakovë, ka dorëzuar të hënën kallëzim penal kundër Velko Odalloviqit, kryetarit të Komisionit për Personave të Zhdukur i Qeverisë së Serbisë. Përmes një postimi në Facebook, Kumnova ka thënë se Odalloviq ka qenë gjatë luftës në Kosovë kryetar i “Qarkut të Kosovës” dhe dyshohet se “ është i përfshirë dhe mban përgjegjësi komanduese për kryerjen e veprave penale të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit. “Velko Odalloviq duhet... Читать дальше...

Erdogan lobon që Musk të hapë fabrikë të Teslas në Turqi

Evropaelire.org 

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i ka bërë thirrje manjatit amerikan Elon Musk që ta hapë një fabrikë të re të Teslas në Turqi, duke u bërë lideri i fundit që lobon kështu te njeriu më i pasur në botë. Erdogan dhe Musk kanë mbajtur një mori takimesh në Turqi dhe në margjina të forumeve ndërkombëtare, duke e thelluar miqësinë edhe më tepër të dielën në Nju Jork. Zyra e Erdoganit ka thënë të hënën se ai i ka kërkuar Teslas që ta hapë fabrikën e shtatë në Turqi. Agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi... Читать дальше...



Siguria kibernetike në Kosovë, fushë e re me shumë sfida

Evropaelire.org 

Lufta fiktive e një detektivi për ta ndaluar një sulm kibernetik në SHBA, e portretizuar në filmin “Live Free or Die Hard”, ishte përcaktuese për karrierën e Kujtim Kryeziut. Tani drejtues ekzekutiv në kompaninë e sigurisë kibernetike Sentry, me seli në Prishtinë, Kryeziu u përfshi së voni edhe në punën për krijimin e Agjencisë për Siguri Kibernetike në Kosovë. Në shtator të vitit të kaluar, Kosova miratoi Projektligjin për Siguri Kibernetike, që mundësoi themelimin e kësaj agjencie. Për Kryeziun... Читать дальше...

Aktivistët për klimën ngjiten për asfalti në Berlin

Evropaelire.org 

Anëtarët e grupit për klimën Gjenerata e Fundit, e kanë bllokuar trafikun në disa pjesë të Berlinit të hënën, duke nisur një valë të re të protestave me thirrjet për dhënie fund të përdorimit të lëndëve djegëse të papërpunuara. Në mëngjesin e së hënës, trafiku është penguar në 21 lokacione të ndryshme. Edhe linjat e autobusëve janë prekur nga protestat. Gjenerata e Fundit ka thënë se protestën e ka nisur në 23 lokacione në kryeqytetin gjerman, përfshirë daljet nga autostrada dhe rrugët që të çojnë në Berlin. Читать дальше...

OKB paralajmëron për rrezik të sëmundjeve në Libinë e përmbytur

Evropaelire.org 

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se shpërthimi i ndonjë sëmundjeje në Libi mund ta përballë këtë vend me “krizë të dytë shkatërruese”, pas një jave të vërshimeve masive, të cilat e kanë shkatërruar qytetin bregdetar Derna dhe i kanë lënë mijëra njerëz të vdekur. Zyrtarët lokalë, agjencitë e ndihmës dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë “janë të shqetësuara për rrezikun e përhapjes së sëmundjeve, kryesisht për shkak të ujit të kontaminuar dhe mungesës së kanalizimeve”, kanë thënë Kombet e Bashkuara. Читать дальше...

Petkoviq: Kurti nuk do asgjë

Evropaelire.org 

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “nuk do bisedime” e as “kompromis” me Serbinë. Petkoviq i bëri komentet pak ditë pas rundit të fundit të bisedimeve mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë, Aleksadanr Vuçiq, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Në këtë rund, të zhvilluar me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, u diskutua për zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi... Читать дальше...

Kurti thotë se Lajçaku u pozicionua kundër Kosovës

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi ndërmjetësin evropian të dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë, se është “pozicionuar” kundër Kosovës.  Gjatë një konference për media në Prishtinë, Kurti më 18 shtator tha se në rundin e fundit të dialogut, ai “pati një pozicionim të qartë të ndërmjetësit kundër Kosovës në përgjithësi, kundër Marrëveshjes [drejt normalizimit të raporteve] në veçanti”, duke iu referuar të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak. Kurti... Читать дальше...

Një javë nëpër fotografi

Evropaelire.org 

Radio Evropa e Lirë sjell fotografi nga ngjarjet kryesore që shënuan javën që lamë pas, si: shpalosja nga tifozët e pankartës me mbishkrimin “Kosova është Serbi” gjatë ndeshjes Kosovë-Rumani dhe pezullimi i përkohshëm i ndeshjes, stërvitjet ushtarake të pjesëtarëve të EUFOR-it në Sarajevë, e të tjera.

Qeset plastike: A do të mund të reduktohen në Kosovë?

Evropaelire.org 

Për më pak se një muaj, në Kosovë do të hyjë në fuqi një vendim që synon të reduktojë përdorimin e qeseve plastike. Këto qese, deri më tani, qytetarët i kanë marrë falas ngado. Këtij vendimi po i gëzohen shumica, por ka skepticizëm për atë se si dhe sa do të zbatohet.

Vuçiq pret presion të ri për dialogun, paralajmëron zgjedhje në Serbi

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se pret “një presion të ri” nga Perëndimi ndaj shtetit të tij lidhur me bisedimet me Kosovën. “Ata në thelb u pajtuan me gjithçka që po bën [kryeministri i Kosovës] Albin Kurti dhe çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është diçka që ata duhet ta bëjnë patjetër sepse marrëveshja për të është nënshkruar dhjetë vjet e gjysmë më parë dhe sepse ne insistojmë [në themelimin e Asociacionit]”, tha Vuçiq për televizionin Pink. Pas takimit të 14 shtatorit... Читать дальше...

Tajvani i kërkon Kinës “të ndalë veprimet e njëanshme shkatërruese”

Evropaelire.org 

Tajvani i kërkoi Kinës që të ndalë “veprimet e njëanshme shkatërruese” pasi më shumë se 100 avionë luftarakë kinezë dhe nëntë luftanije u detektuan në zonat përreth ishullit vetëqeverisës. Pekini pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të tij, të cilin, një ditë do ta rimarrë, duke mos përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës. Viteve të fundit, Kina ka rritur presionin diplomatik dhe ushtarak ndaj Tajvanit. Më 18 shtator, Ministria tajvaneze e Mbrojtjes tha se numri i detektuar i avionëve... Читать дальше...

Kryqi i Kuq dërgon ndihmë humanitare në Karabak

Evropaelire.org 

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha më 18 shtator se ka dërguar autokolona me ndihmë humanitare në rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut. Kjo organizatë tha se ndihma është dërguar edhe nga Armenia dhe Azerbajxhani, duke rihapur rrugën e vetme që e lidh Armeninë me këtë rajon, rrugë që ishte e bllokuar qysh në dhjetor. “Komiteti Ndërkombëtari Kryqit të Kuq sot po dërgon dërgesa me miell gruri dhe ilaçe esenciale për popullin në nevojë përmes korridorit Laçin dhe rrugën Aghadam”, tha Kryqi i Kuq... Читать дальше...



Москва

Россия и Дети: театр кукол Ульгэр в Бурятии покажет концерт-представление "Вальс Победы"


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин назвал современные технологии, которые используют в городском хозяйстве



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Сергей Брановицкий

Актерское агентство Киноактер. Актерское агентство в Москве.




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

На стадионе в Москве, таджики и узбеки, проигравшие русским футболистам со счетом 13:0 устроили массовую драку с нашими ребятами

«Спартак» обыграл «Динамо» 2:0 в полуфинале Пути регионов Кубка России

ЦСКА выложил провокационный ролик к матчам с "Зенитом", вспомнив фразу Дзагоева


WTA

Елена Рыбакина выступила с критикой в адрес WTA



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Архангельск

Хвост ледохода в Усть-Пинеге: что происходит на реках Поморья 29 апреля



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России