Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Сентябрь
2023

Новости за 14.09.2023

DASH i zhgënjyer me mungesën e përparimit në dialog

Evropaelire.org 

Departamenti amerikan i Shtetit, në një deklaratë dhënë Radios Evropa e Lirë, shprehu zhgënjim që nuk u arrit ndonjë përparim në rundin e ri të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. "Presim që të dyja vendet t’i marrin seriozisht obligimet e tyre me Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve, që kanë arritur më herët këtë vit. Koha po kalon. Ne duam të shohim përparim në obligimet ekzistuese dhe të mëparshme, të ndërmarra në dialog dhe me Marrëveshjen e Ohrit,... Читать дальше...

UNESCO s’e fut Venecian në listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik

Evropaelire.org 

Agjencia kulturore e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, UNESCO, vendosi të enjten të mos e fusë Venecian dhe kanalet e saj historike në listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik. Qyteti italian, njëri nga destinacionet kryesore turistike në botë, ka qenë nën vëzhgimin e UNESCO-s kohëve të fundit, për shkak të turizmit masiv dhe rritjes së niveleve të ujit. Por, gjatë takimit vjetor në Riad më 14 shtator, UNESCO – e cila e mban listën e trashëgimisë botërore, vendosi të mos e fusë atë në këtë listë. Читать дальше...

Tri çështjet që kërkojnë më shumë bashkëpunim mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Evropaelire.org 

Takimi i ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë u mbyll të enjten me thirrjet për bashkëpunim më të fortë në luftën kundër krimit të organizuar dhe kundër sulmeve kibernetike, si dhe në menaxhimin e kufijve. Takimi, në të cilin morën pjesë 26 delegacione, u zhvillua në kuadër të përgatitjeve për samitin e Procesit të Berlinit që do të zhvillohet më 16 tetor në Tiranë. Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, tha se takimi ishte një hap me rëndësi... Читать дальше...



Ngrihet aktakuzë ndaj birit të presidentit Biden

Evropaelire.org 

Është ngritur një aktakuzë kundër Hunter Biden, djalit të presidentit të Shteteve të Bashkuara Joe Biden, nën dyshimin se gënjeu gjatë blerjes së një arme zjarri, njoftoi BBC të enjten. Ai përballet me tri akuza penale për gënjim gjatë blerjes së armës së zjarrit, pasi përpjekjet për të arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë dështuan. Kjo nënkupton se kjo është hera e parë që një fëmijë i një presidenti në detyrë përballet me aktakuzë penale në SHBA. Marrëveshja e planifikuar për pranimin... Читать дальше...

UEFA hap procedurë ndaj Rumanisë për sjellje raciste dhe fyese ndaj Kosovës

Evropaelire.org 

Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, njoftoi të enjten vonë se e ka hapur një procedurë disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Rumanisë (FFR), nën akuzat për disa shkelje gjatë ndeshjes kualifikuese për Euro 2024 kundër Kosovës, përfshirë për sjellje raciste dhe mesazhe fyese. Të martën, ndeshja e Grupit I kualifikues mes Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht u ndërpre për rreth një orë, pasi tifozët vendas bënë thirrje dhe e shpalosën një pankartë "Kosova është Serbi". UEFA njoftoi sot në mbrëmje... Читать дальше...

Aktakuzë ndaj dy personave për dhunimin e një gruaje gjatë luftës

Evropaelire.org 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur të enjten aktakuzë kundër dy të pandehurve me inicialet I.R dhe D.D, për veprën penale të dhunimit seksual, gjatë luftës në Kosovë. “Si pjesëtarë të forcave policore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, gjatë një sulmi të gjerë dhe sistematik nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, kundër popullatës civile shqiptare në territorin e komunës së Prishtinës, me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore... Читать дальше...

Leposaviqi dhe Zubin Potoku anëtarësohen në Asociacionin e Komunave të Kosovës

Evropaelire.org 

Leposaviqi dhe Zubin Potoku janë anëtarësuar në Asociacionin e Komunave të Kosovës më 14 shtator, njoftoi partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje. Vetëvendosje tha në rrjetin social Facebook se “kuvendet komunale të Leposaviqit dhe Zubin Potokut votuan pro bashkimit në Asociacionin e Komunave të Kosovës. Lista Serbe e kundërshtoi këtë vendim, duke thënë se "ai nuk është në përputhje me kërkesat e serbëve lokalë", dhe se si i tillë "do të vazhdojë ta përshkallëzojë situatën në veri të Kosovës". Читать дальше...

Shkup: Me gjithë kritikat, ndryshimet në Kodin Penal hyjnë në fuqi

Evropaelire.org 

Ndryshimet në Kodin Penal të Maqedonisë së Veriut, të cilat mundësojnë uljen e dënimit me burgim për zyrtarët shtetërorë, kanë hyrë në fuqi më 14 shtator, megjithëse u kritikuan dukshëm nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Në bazë të këtyre ndryshimeve – të cilat u miratuan nga Kuvendi maqedonas më 6 shtator – personat që keqpërdorin pozitën dhe autoritetin zyrtar gjatë prokurimit publik, apo dëmtojnë fondet buxhetore, do të dënohen deri me pesë vjet burgim. Me ligjin e deritanishëm... Читать дальше...



Shqipëri: Mbi 230 të arrestuar nën dyshimet se shpërndanin drogë afër shkollave

Evropaelire.org 

Autoritetet në Shqipëri i kanë arrestuar 233 persona në kuadër të një operacioni antidrogë, që është zhvilluar të enjten. Sipas tyre, 82 persona tjerë janë në kërkim. Po këtë ditë janë miratuar vendimet për kryerje të kontrolleve në 356 ambiente. Sipas drejtorit të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në kuadër të këtij aksioni janë goditur 23 grupe kriminale. "Njëzet e tre grupe kriminale që merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike afër shkollave në lokale dhe blloqe banimi janë... Читать дальше...

OKB: Shumica e vdekjeve nga përmbytjet në Libi do të mund të shmangeshin

Evropaelire.org 

Kombet e Bashkuara kanë thënë të enjten se mijëra vdekje në Libi – si pasojë e përmbytjeve të mëdha – do të mund të shmangeshin, nëse do të kishte paralajmërim të duhur dhe nëse do të funksiononte si duhet sistemi për menaxhim të emergjencave. Me një koordinim më të mirë në këtë shtet të shkatërruar nga kriza “ata do të mund të lëshonin paralajmërime dhe forcat për menaxhim të krizave do të mund t’i lëviznin personat e evakuuar, prandaj do të mund të shmangeshin shumica e viktimave”, ka thënë Petteri Taalas... Читать дальше...

Tunizia ua ndalon hyrjen ligjvënësve të BE-së

Evropaelire.org 

Tunizia ia ka ndaluar hyrjen një delegacioni të Parlamentit Evropian, pasi ligjvënësit e Bashkimit Evropian e kanë kritikuar një marrëveshje të nënshkruar nga ky vend me Brukselin për ta ndalur valën e migrimit, kanë thënë zyrtarët të enjten. Ligjvënësit nga Komiteti parlamentar për Punë të Jashtme kanë planifikuar që të nisen në këtë shtet të Afrikës Veriore në një mision faktmbledhës. Mirëpo, në një letër që e ka parë agjencia e lajmeve AFP, Ministria e Jashtme e Tunizisë ka thënë se ligjvënësve nuk do t’iu lejohet hyrja... Читать дальше...

Pse Norvegjia synon ta gërmojë fundin e detit?

Evropaelire.org 

Reuters Norvegjia mund të bëhet shteti i parë që nis gërmimin komercial në zonat e thella të detit, nëse Parlamenti e miraton një propozim qeveritar për ta rritur një zonë në detin e hapur, më të madhe sesa Mbretëria e Bashkuar, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për moratorium global. Parlamenti pritet ta diskutojë projektligjin në vjeshtën e këtij viti. Pse Norvegjia dëshiron t’i nxjerrë mineralet nga shtrati i detit? Qeveria ka thënë se gërmimi në zonat e thella të detit mund t’i ndihmojë... Читать дальше...

Franca regjistroi 400 vdekje të lidhura me të nxehtin në gusht

Evropaelire.org 

Përgjatë valës së të nxehtit në gusht, autoritetet në Francë i kanë regjistruar gati 400 viktima të lidhura me motin e nxehtë, ka thënë Autoriteti i shëndetit publik i këtij vendi. Personat mbi moshën 75-vjeçare janë më të prekurit, është thënë në raportin e publikuar në Paris. Përgjatë valës së tretë të të nxehtit në Francë, në periudhën 11-26 gusht, numri i vdekjeve është rritur për 5.4 për qind më shumë, në krahasim me javët e njëjta të vjetëve të fundit. Përgjatë kësaj periudhe, temperaturat... Читать дальше...

Çfarë është Marrëveshja Bazë?

Evropaelire.org 

Propozimi franko-gjerman, propozimi evropian, Marrëveshja drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, Marrëveshja Bazë. Të gjitha e përshkruajnë një dokument. Atë për të cilin kanë arritur pajtueshmëri kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, më 27 shkurt të këtij viti në Bruksel, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian. Këtij dokumenti me 11 nene, më 18 mars i është bashkëngjitur një aneks i zbatimit, pas diskutimeve mbi 12-orëshe mes dy palëve në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Читать дальше...

Çka pret opozita nga takimi Kurti-Vuçiq?

Evropaelire.org 

Për shkak të masave ndëshkuese që Bashkimi Evropian ka ndërmarrë ndaj Kosovës, pozita e kryeministrit Albin Kurti në rundin e ri të dialogut me Serbinë është e pafavorshme, thonë përfaqësues të partive opozitare në Kosovë. Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, takohen sot në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Në agjendë të bisedimeve, siç ka paralajmëruar ndërmjetësuesi i procesit, Bashkimi Evropian, janë zbatimi i Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi... Читать дальше...

OKB: Rivalët e Libisë po i koordinojnë përpjekjet për shpëtim, pas përmbytjeve

Evropaelire.org 

Dy qeveritë rivale në Libi janë duke i koordinuar përpjekjet për kërkim-shpëtimin e viktimave të përmbytjeve, kanë thënë Kombet e Bashkuara. Më shumë se 5.300 persona kanë vdekur si pasojë e krisjes së dy digave, të cilat kanë shkaktuar vërshime vdekjeprurëse në qytetin lindor Derna. Të paktën 10.000 persona janë të zhdukur dhe dhjetëra mijëra tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. Ka shqetësime se numri i të vdekurve mund të shkojë në 20.000. Një zyrtar i OKB-së ka thënë se dy qeveritë... Читать дальше...

Kurti dhe Vuçiq takohen në Bruksel

Evropaelire.org 

Për herë të parë pas më shumë se katër muajsh, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, takohen sot në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues i procesit, ka njoftuar se takimi i diplomatëve evropianë, Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak, me Vuçiqin ka nisur në orën 9:00, ndërsa me Kurtin do të  pasojë në orën 10:00. Takimi trepalësh, sipas njoftimit, do të fillojë nga ora 11:00 dhe temë diskutimi... Читать дальше...



Москва

Операция "Кольцо" 33 года спустя: Государственный терроризм на территории Республики Армения


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин назвал современные технологии, которые используют в городском хозяйстве



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

The Beatles

100 лучших сольных песен The Beatles - 4




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

ЦСКА выложил провокационный ролик к матчам с "Зенитом", вспомнив фразу Дзагоева

На стадионе в Москве, таджики и узбеки, проигравшие русским футболистам со счетом 13:0 устроили массовую драку с нашими ребятами

ЭСК указала на ошибки главного арбитра дерби ЦСКА — «Спартак» Казарцева


WTA

WTA предвкушает дуэль Елена Рыбакина — Юлия Путинцева на турнире в Мадриде



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Губернатор Подмосковья: реконструкция парка в Черноголовке завершится летом



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России