Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июнь
2020

Burime diplomatike në Bruksel: Serbia pezullon fushatën kundër Kosovës

0
Burime diplomatike në Bruksel: Serbia pezullon fushatën kundër Kosovës

Serbia ka pranuar të pezullojë fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, konfirmuan për gazetarët, burime diplomatike në Bruksel, raporton korrespondenti i Radios Evropa e Lirë.

Po ashtu, është thënë se autoritetet e Beogradit e kanë dhënë pëlqimin e tyre për të ndalur fushatën në mënyrë që të kontribuojnë në atmosferën për rifillimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

"Si një tregues i vullnetit të mirë për të krijuar një atmosferë të favorshme për vazhdimin e dialogut, Beogradi ka rënë dakord të mos vazhdojë me këtë fushatë", konfirmuan burimet nga Brukseli.

Një nga zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian që merret me procesin e dialogut theksoi se fushata e Serbisë është një "çështje irrituese".

"Ne kemi nevojë për të ndërtuar një atmosferë pozitive, dhe jo të irritojmë njëri-tjetrin," tha ai.

Numri i vendeve që tërhoqën njohjen e pavarësisë së Kosovës, e cila u shpall në vitin 2008, si rezultat i përpjekjeve diplomatike të Serbisë, është i panjohur.

Sidoqoftë, zyrtarët serbë, përfshirë presidentin Aleksandar Vuçiq, nuk e kanë fshehur asnjëherë se ata çuan diplomacinë e tyre në atë drejtim. Serbia gjithashtu ka mbrojtur hapur pozicionet kundër pranimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, të tilla si Interpol dhe UNESCO.

Diplomatët nga Brukseli vlerësojnë se të dyja palët duhet të kontribuojnë në një atmosferë konstruktive që do të mundësojë rifillimin e dialogut.

Prandaj ata besojnë se vendosja e masave të reciprocitetit nga qeveria e mëparshme e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti "nuk i përket kësaj fryme".

Zyrtarët e Brukselit presin që qeveria e re e Kosovës të marrë të gjitha masat për të krijuar një atmosferë pozitive rreth dialogut, që nënkupton heqjen e këtyre masave.

Serbia ka thënë se nuk do të kthehet në dialog pa heqjen e masave të reciprocitetit.

Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti, para votimit të kabinetit të tij qeveritar nga Kuvendi i Kosovës, ka deklaruar se masat e reciprocitetit e vënë në kurth Kosovën.

"Qeveria e re do të koordinohet me partnerët strategjikë të Kosovës duke hequr çdo pengesë për dialog. Vetëm përmes këtij koordinimi ne e avancojmë pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ia heqim Serbisë alibinë për ta zvarritur marrëveshjen për njohjen reciproke", ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.

Të enjten, zyrtarët e Brukselit kanë thënë se presin që qeveria e re e Kosovës të marrë të gjitha masat për të krijuar një atmosferë pozitive rreth dialogut që së shpejti duhet të vazhdojë në Bruksel, që nënkupton heqjen e këtyre masave.

Dialogu Kosovë-Serbi, i cili ka nisur qysh në vitin 2011 me ndërmjetësimin e BE-së, është ndërprerë qysh në fund të vitit 2018, për shkak të një takse që u kishte vënë qeveria e atëhershme e Kosovës prodhimeve të importuara nga Serbia.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: Активно укрепляем отношения с Китаем





Москва

Топ-5 самых ярких зарубежных архитектурных проектов на первичном рынке Москвы


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин: Активно укрепляем отношения с Китаем



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Жанна Агузарова

Хирург Володченков: у певицы Агузаровой не видит глаз из-за неудачной пластики




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике


Уимблдон

Экс-теннисист Ольховский: россияне могут хорошо выступить на Уимблдоне



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

За прошедшую неделю подмосковные росгвардейцы обеспечили безопасность более 200 мероприятий



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России