Një i vdekur dhe 48 të infektuar nga koronavirusi në Serbi
![Një i vdekur dhe 48 të infektuar nga koronavirusi në Serbi](https://gdb.rferl.org/8B972570-A6E1-4CE7-8897-C5F296C3CFD1_cx0_cy9_cw0_w800_h450.jpg)
Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur edhe një person nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.
Numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi i ri ka arritur në 246, thuhet në një njoftim të ministrisë së Shëndetësisë së Serbisë.
Të enjten janë konfirmuar edhe 48 raste me COVID-19, duke çuar numrin e të infektuarve në 11,571.
Prej tyre, nga sëmundja, janë shëruar 6,910.
Autoritetet shëndetësore në Serbi kanë njoftuar se një spital i përkohshëm në Beograd, që filloi punën dy muaj më parë, do të mbyllet. Pacientët do të transferohen në një spital tjetër në afërsi të Beogradit.