Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июнь
2020

Në SHBA përkujtohet George Floyd

0
Në SHBA përkujtohet George Floyd

Aktivistët e të drejtave të njeriut, politikanë dhe personalitete tjera u mblodhën më 4 qershor për të përkujtuar George Floyd, 46-vjeçari afrikano-amerikan, vdekja e të cilit, derisa ishte nën arrest të policisë, ka nxitur një valë protestash për drejtësinë racore në Shtetet e Bashkuara.

Organizimet përkujtimore për Floyd, do të mbahen për gjashtë ditë ne tre shtete, tha avokati i familjes Floyd. 

Disa nga protesta për vdekjen e Floydit kanë qenë të dhunshme, me zjarrvënie dhe plaçkitje, por protestat më të qeta u zhvilluan më 3 qershor pasi prokurorët në Minesota akuzuan tre oficerë të tjerë të policisë dhe ngritën një akuzë të re, më të ashpër kundër Derek Chauvin, policit kryesor të përfshirë në këtë rast.

Chauvin tani përballet me akuzën për vrasje të shkallës së dytë, dhe mund të dënohet deri në 40 vjet burgim. Më parë ai, u akuzua për vrasje të shkallës së tretë për të cilën parashihet dënimi deri në 25 vjet.

Prokurori i Përgjithshëm i Minesotas, Keith Ellison ka thënë më 3 qershor se tre zyrtarë policorë, Tou Thao, 34-vjeçar, J. Alexander Kueng, 26-vjeçar, dhe Thomas Lane, 37-vjeçar, janë akuzuar për ndihmë dhe bashkëfajësi në vrasje, andaj janë lëshuar fletarrestet për secilin prej tyre.

Në njoftimin për akuzat e reja, Ellison i quajti protestat mbarëkombëtare të nxitura nga vdekja e Floyd-it si "dramatike dhe të domosdoshme", duke u zotuar se do të kërkonte drejtësi për Floyd.

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, William Barr, gjithashtu mbrojti të drejtën e amerikanëve për të protestuar, duke e quajtur atë "të shenjtë", por tha se presidenti i SHBA-së, Donald Trump e kishte udhëzuar atë, të mos kursente asnjë përpjekje për të siguruar që të mos ketë dhunë.

Si ndodhi vdekja e Floyd? 

Disa video të publikuara treguan sesi një polic i bardhë, gjatë arrestimit të George Floyd, bëri presion me gju në qafën e tij, ndërsa Floyd dëgjohej duke bërtitur "të lutem, nuk mund të marr frymë" dhe "mos më vrit".

Protestat filluan në Mineapolis, por shumë shpejt ato u zgjeruan në shumë qytete të SHBA-së, përfshirë Uashingtonin, Nju Jorkun dhe Los Anxhelosin , ku protestuesit u kanë vënë flakën veturave të policisë dhe kanë thyer xhamat e dyqaneve.

Presidenti Trump më 30 maj e quajti vdekjen e George Floyd një "tragjedi të rëndë" që e ka mbushur vendin me zemërim dhe pikëllim, por ai tha se administrata e tij nuk do të tolerojë që demonstratat të shëndrrohen në dhunë.





Губернаторы России
Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом





Москва

Топ-5 самых ярких зарубежных архитектурных проектов на первичном рынке Москвы


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Джиган

Джиган и Самойлова исполнили мечту «диско-бабушки» из Коми




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча


Большой шлем

Рублёв и еще два российских теннисиста не сыграют на Олимпиаде в Париже



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Путин: подготовлен документ, который ляжет в основу отношений России и КНДР



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России