103news.com
World News in Albanian
Июнь
2020

Edhe Moska del nga izolimi; shqetësimet për ekonominë rriten

0
Pas më shumë se dy muajsh, Rusia i ka lehtësuar të martën kufizimet kufitare dhe ka nxjerrë Moskën nga izolimi.


Këto masa ishin ndërmarrë për të frenuar përhapjen e mëtejme të koronavirusit.


Sipas dekretit të kryeministrit Mikhail Mishustin, rusët, nga sot, lejohen të udhëtojnë jashtë vendit për t'u kujdesur për të afërmit e sëmurë, për punë, për shkollim ose për trajtim mjekësor.


Të huajt po ashtu mund të hyjnë në Rusi për t'u kujdesur për të afërmit ose për të marrë trajtim mjekësor.


Banorëve të Moskës, qytetit më të goditur nga pandemia e koronavirusit në Rusi, nuk do t’iu kërkohet më leje e posaçme për të udhëtuar nëpër qytet.


“Regjimi i vetizolimit hiqet”, tha kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin.




Me këta hapa, Moska i bashkohet listës së gjatë të vendeve në Evropë, që kanë shfuqizuar urdhrat e qëndrimit në shtëpi.


Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Rusia ka konfirmuar mbi 476,000 raste të të infektuarve me koronavirus –më së shumti në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit.


Rastet në Moskë përbëjnë rreth gjysmën e totalit të regjistruar në Rusi.




Rreth 2,000 raste të reja janë raportuar çdo ditë në Moskë në javët e fundit.


Lehtësimi i kufizimeve në Rusi vjen derisa tregjet botërore të aksioneve vazhdojnë të rriten.


Heqja e kufizimeve në shumë vende ka rritur shpresat e investitorëve për një rikuperim relativisht të shpejtë ekonomik.


Këmbimorja amerikane Nasdaq ka shënuar rekord të ri në Nju Jork të hënën, ndërkohë që tregjet aziatike kanë vazhduar ritmin e rritjes edhe sot.


Tregjet duket se janë inkurajuar nga raporti i papunësisë për muajin maj në SHBA, i cili ka dalë javën e kaluar dhe ka treguar rënie të papritur të shkallës së papunësisë, edhe pse miliona amerikanë kanë mbetur pa punë gjatë pandemisë.


Por, pavarësisht rikuperimit të tregjeve, Banka Botërore ka paralajmëruar të hënën se miliona njerëz mund të futen në varfëri ekstreme, për shkak të krizës së vazhdueshme ekonomike.


Prospektet Ekonomike Globale të Bankës Botërore tregojnë se ekonomia globale do të tkurret me 5.2 për qind këtë vit –tronditja më e madhe që nga tkurrja prej 13.8 për qind menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore.


Sipas raportit, pothuajse të gjitha vendet në zhvillim do të pësojnë ulje të të ardhurave për kokë banori, ndërsa numri i njerëzve që jetojnë në varfëri ekstreme mund të rritet për 70 deri në 100 milionë.


Analistët e Bankës Botërore kanë paralajmëruar se nëse ka një valë të dytë të pandemisë, pasojat ekonomike në të gjithë botën mund të jenë edhe më të rënda.




Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka kërkuar po ashtu nga vendet që të mos lëvizin shpejt me lehtësimin e kufizimeve, duke thënë se, në aspektin global, pandemia është ende duke u përkeqësuar.


Sipas tij, pandemia është dobësuar në Evropën Perëndimore, por rastet vazhdojnë të rriten në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore.


Në gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 7.1 milionë njerëz. Prej tyre, mbi 3.2 milionë janë shëruar dhe mbi 406,000 kanë vdekur.


Përgatiti: Valona Tela




Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: Стремимся быть самыми лучшими по всем направлениям





Москва

Участники Молодежного сообщества ВЫЗОВ взяли интервью у выдающихся деятелей России


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Москва продолжает формировать каркас экстренной медицинской помощи



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Сергей Арутюнов

Несостоявшийся дуэт финалиста шоу “Голос” Сергея АРУТЮНОВА и его наставника Басты. И почему АРУТЮНОВ только сейчас раскрыл, что на самом деле он является исполнителем хита “На Заре 2020”?




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Агент Сафонов: Дзюба в «Акроне» может так стрельнуть, что все офигеют!

Росгвардия обеспечила правопорядок на футбольном матче «ЦСКА» - «Краснодар» в Москве

Росгвардия обеспечила безопасность футбольного матча в Дагестане


Даниил Медведев

«Это очень лёгкое чувство». Даниил Медведев — об ощущениях перед началом Кубка Лэйвера



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

В Подмосковье сотрудники Росгвардии провели встречу со студентами финансового университета



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России