Spanjë: Maskat, të detyrueshme deri në fund të pandemisë
![Spanjë: Maskat, të detyrueshme deri në fund të pandemisë](https://gdb.rferl.org/31FC3D0E-1BE8-46E6-88E1-794B8A113B01_cx0_cy10_cw0_w800_h450.jpg)
Vendosja e maskave do mbetet e detyrueshme në Spanjë derisa të përfundojë pandemia me koronavirus, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa.
Kjo masë “do të vazhdojë të zbatohet derisa të mundim përfundimisht virusin, që i bie derisa të kemi një trajtim efektiv apo vaksinë kundër tij”, ka shtuar ai.
Prej 21 majit, vendosja e maskave është bërë e detyrueshme për të gjithë personat mbi moshën gjashtëvjeçare, në hapësirat ku mund të mbahet distanca prej dy metrave mes njëri-tjetrit.
Kur të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme më 21 qershor, kjo masë do të vazhdojë të mbetet në fuqi, dhe të gjithë ata që nuk e zbatojnë atë, do të ndëshkohen me 100 euro.
Virusi i ri ka lënë të vdekur më shumë se 27,000 persona në Spanjë.
Autoritetet kanë thënë se virusi tani është nën kontroll, andaj ky shtet ka filluar të lehtësojë masat e izolimit.