VV feston krijimin e saj me mijëra simpatizantë në shesh
![VV feston krijimin e saj me mijëra simpatizantë në shesh](https://gdb.rferl.org/b644ec7d-6af6-4f40-b0e4-06508346c090_tv_w800_h450.jpg)
Mijëra aktivistë dhe simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje u mblodhën në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë për të shënuar 21-vjetorin e çlirimit të Kosovës nga forcat serbe si dhe 15-vjetorin e krijimit të kësaj partie. Për njohësit e çështjeve politike një tubim e tillë shihet si një përpjekje e LVV-së për të treguar muskujt kundër qeverisë së re të Avdullah Hotit. Vetëvendosje dhe lideri i saj Albin Kurti, humbën qeverisjen e vendit në fund të muajit mars pas një mocioni mosbesimi në parlament. Ish-kryeministri Kurti e ka quajtur Qeverinë Hoti si të jolegjitime dhe kërkon zgjedhje të parakohshme.