Kosovë: Vdes një 52-vjeçar i infektuar me koronavirus
![Kosovë: Vdes një 52-vjeçar i infektuar me koronavirus](https://gdb.rferl.org/6DA2B079-694E-4139-B4DB-98BCEEFA6899_w800_h450.jpg)
Një 52-vjeçar i infektuar me koronavirus, ka vdekur në Klinikën Infektive të Qendrën Klinike Universitare.
Në njoftimin e QKUK-së, thuhet se pacienti me inicialet E.K nga Komuna e Rahovecit ka vdekur në orët e mëngjesit të së shtunës.
Që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus, në Kosovë kanë vdekur 36 pacientë me sëmundjen Covid-19, që e shkakton ky virus.
Sipas të dhënave të fundit, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Kosovë është 2,073, prej tyre 1,018 pacientë janë shëruar.