Emërohet drejtori i ri i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës
![Emërohet drejtori i ri i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës](https://gdb.rferl.org/01A9B7A1-1E2A-4E62-AB58-0DF5DC7FECF5_w800_h450.jpg)
Qeveria e Kosovës e ka emëruar Bujar Ejupin, drejtor të ri të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës.
Propozimin për emërimin e tij e bëri ministri i Infrastrukturës i Kosovës, Arban Abrashi.
Drejtor i këtij institucioni ka qenë Eset Berisha, mirëpo ai ishte shkarkuar nga qeveria e ish-kryeministrit Albin Kurti.
Shkarkimi kishte ndodhur më 12 maj me arsyetimin se ai "ka shkelur detyrat e tij profesionale”.
Eset Berisha ishte pjesë e delegacionit të Kosovës në Berlin që ka nënshkruar marrëveshjen për rivendosjen e një linje ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit.
Kjo marrëveshje është ndërmjetësuar nga Richard Grenell, i dërguar special i presidentit amerikan Donald Trump për negociata mes Kosovës dhe Serbisë.