Anëtari i presidencës së Bosnjës në vetizolim
![Anëtari i presidencës së Bosnjës në vetizolim](https://gdb.rferl.org/97787083-4DD0-46D0-B3FE-3CD17FD59569_cx0_cy13_cw0_w800_h450.jpg)
Anëtari i presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, Zhelko Komshiq është në vetizolim për shkak të kontaktit me një person të infektuar me koronavirus.
Lajmi është konfirmuar për Radio Evropën e Lirë nga zyra e Komshiqit.
Në përgjigje thuhet se anëtari i presidencës trepalëshe të Bosnjës, do të testohet për virusin SARS-COV-2 të martën (23 Qershor).
Më 19 qershor, Komshiq vizitoi një qytet në verilindje të Bosnjës. Në një organizim në qytetin Zivinice, ishte i pranishëm edhe kryeteri i Këshillit të Qytetit, Nail Jushiq, i cili është i infektuar me koronavirusin e ri.
Komshiq ishte në izolim për 14 ditë në muajin mars, pasi u kthye nga një udhëtim pune në Kanada.