Qytetarët e quajnë të padrejtë aktakuzën e Gjykatës Speciale
![Qytetarët e quajnë të padrejtë aktakuzën e Gjykatës Speciale](https://gdb.rferl.org/5aae6b10-da3a-4038-bf4f-3cf99a4d5d23_tv_w800_h450.jpg)
Reagimet e qytetarëve në Prishtinë, pas aktakuzës për krime lufte nga Gjykata Speciale, kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Ata akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.