Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июнь
2020

Rama: Aktakuza, baltë mbi gjithë shqiptarinë

0
Rama: Aktakuza, baltë mbi gjithë shqiptarinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë nga foltorja e Kuvendit se është “i prekur dhe i befasuar” nga aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

“Të jemi të qartë, drejtësia është drejtësi dhe nuk është drejtësia në vetvete dhe as kërkim i saj nga një strukturë e miratuar me vullnetin e vetë Kuvendit, që ngre pikëpyetje të mëdha, të rënda, të papranueshme në heshtje, por është leximi i tekstit të shpërndarë në mbarë botën, për të lajmëruar një proces gjyqësor prej dy figurave të luftës dhe paqes në Kosovë. Një tekst i shkruar, i cili edhe sikur të mos ketë asnjë zhvillim të mëtejshëm juridik, për ne që e kemi jetuar në rininë tonë atë kohë, i ngjan një fletërrufeje të revolucionit kulturor kinez, ku fryma diskredituese e fjalëve asgjëson vetë prezumimin e pafajësisë”, tha Rama. 

Rama shtoi se kjo akuzë ka hedhur baltë jo vetëm mbi dy emra të përveçëm dhe për Kosovën, por mbi të gjithë shqiptarinë.

“Pikërisht kjo e kthen atë tekst në një rrufe që godet shumë më përtej dy emrave të përveçëm, duke shpërndarë nëpër krejt botën sot, e zvogëluar prej shpejtësisë, prej vrapimit të lajmeve, një njoftim ku nuk është se hidhet një baltë marramendëse thjesht mbi Thaçin e Veselin, as mbi UÇK vetëm, por mbi vetë Kosovën dhe krejt shqiptarinë”, tha Rama.

Akuzat e Prokurorisë Speciale, sipas kryeministrit, po vënë në pikëpyetje padrejtësisht kauzën për liri dhe pavarësi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Teksti i mbrëmshëm krijon perceptimin e tmerrshëm të një vendi mes të Evropës, ku falë krimeve të njerëzimit është instaluar një regjim kriminal. Në atë tekst duket sikur lexon për atdheun e agresorëve, jo për vendin e viktimave të agresionit. Ai tekst indinjues, që nuk është aktakuzë në vetëvete, por është një prelud i pakuptueshëm në aspektin juridik, në aspektin e procedurës, së një drejtësie të drejtë. Një prelud mediatik, i një procesi që më pas vijon, por që si i tillë ngre një varg pikëpyetjesh, pikëpyetje të rëndë, jo vetëm me pastërtinë e udhëheqësve politikë, por edhe për kauzën e ushtrisë së Kosovës”, tha ai.

Ndër tjerash, Rama thekson se Serbia ishte agresori që shkaktoi pasoja në jetën e shqiptarëve.

“Serbia nuk ishte viktimë, por ishte agresori dhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Ramush Hradinaj dhe të gjithë të tjerët u rebeluan ndaj agresorit në emër të viktimave, ky është fakt. Unë nuk flas për pastërtinë dhe për pafajësinë e UÇK, ajo është vetëkuptueshme, është natyrisht dhe nëse flas për të, kam frikë se me vërtet shumëkush mund të thotë se po i shmanget asaj, për të cilën në fakt duhet folur”, tha ai.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, me seli në Hagë, e njoftoi publikun të mërkurën se më 24 prill ka paraqitur në Dhomat e Specializuara një aktakuzë për shqyrtim, e cila ngarkon presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarin e Kuvendit dhe deputetin aktual të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe persona “të tjerë” me krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasje, zhdukje me forcë, persekutim dhe torturë.

Një ditë më parë, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se beson në pafajësinë e presidentit Thaçi, Veselit dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Meta ka shkruar se “lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që iu imponua popullit të Kosovës nga shtypja dhe gjenocidi i regjimit kriminal të (v.j. liderit serb, Sllobodan) Millosheviqit, rezultoi se ishte e drejtë dhe vendimtare, jo vetëm për lirinë dhe themelimin e Republikës së Kosovës në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht, por edhe për paqen, stabilitetin dhe ardhmërinë e saj europiane dhe të rajonit tonë”.

“Edhe më parë janë ngritur akuza ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, por pafajësia e tyre dhe drejtësia e luftës është konfirmuar”, ka thënë mes tjerash ai.





Губернаторы России
Москва

Собянин: В этом году к проекту «Открой#Моспром» присоединился один миллион человек





Москва

Рубена Варданяна в бакинской тюрьме заставляли долго стоять, его лишали воды, ему не разрешали мыться и менять белье и одежду


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал, как электробусы помогают улучшать экологическую ситуацию



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Metallica

Группа Metallica даст виртуальный концерт в Fortnite 22 июня




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В Москве вручили премию МУЗ-ТВ — 2024

Баскетболисты пойдут кругами // Единая лига ВТБ пересмотрела формат проведения чемпионата

В Москве выставили на продажу редкий Mercedes-Benz SLR McLaren за 100 млн рублей


Большой шлем

Рублёв и еще два российских теннисиста не сыграют на Олимпиаде в Париже



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России