103news.com
World News in Albanian
Июнь
2020

Qytetarët rendisin gjyqësorin si sektorin më të korruptuar në Maqedoninë e V.

0
Të dhënat e Barometrit Ballkanik, të realizuar nga Këshilli për Bashkëpunimit Rajonal, tregojnë se qytetarët e Maqedonisë së Veriut i konsiderojnë, sistemin gjyqësor, doganat dhe partitë politike, si sektorët më të korruptuar në këtë shtet.


Sipas Barometrit, 89 për qind e të anketuarve në Maqedoninë e Veriut thonë se korrupsioni është më i lartë në sistemin gjyqësor, më pas në vendin e dytë, përkatësisht 86 për qind e qytetarëve të anketuar janë shprehur se më të korruptuara janë doganat dhe në vendin e tretë janë apostrofuar partitë politike, për çka janë shprehur  85 për qind e qytetarëve.




Në listën e sektorëve më të korruptuar përmenden edhe punonjësit e shëndetësisë,  policët, mediat, punonjësit në arsim, ndërkohë që në fund të listës qëndron armata.


Njohësit e çështjeve politike thonë se Maqedonia e Veriut do ta ketë shumë të vështirë rrugën për t’u bërë pjesë familjes evropiane edhe pas hapjes së dyerve për anëtarësim nga ana e Brukselit përderisa korrupsioni apostrofohet si plagë nga e cila për më shumë vite lëngon funksionimi i institucioneve.


Sllagjana Taseva nga organizata joqeveritare, Transparent International thotë  se institucionet e shtetit kanë dëshmuar se nuk kanë kapacitete të luftojnë korrupsionin në nivele të larta.


 “Ne nuk arrijmë të shohim  korrupsionin në nivele të  larta për  shkak  se institucionet nuk disponojnë me kapacitetin e duhur për të hetuar dhe ndjekur atë. Ato shtete të cilat kanë mundësi që t`i  ndjekin transaksionet nga Maqedonia, na tregojnë se çka është duke ndodhur këtu, megjithatë përderisa  mungon procedimi, përkatësisht këto raste mbeten pa epilog ligjor, rrjedhimisht në aspektin statististikor  kriminaliteti i tillë mbetet ‘joekzistent’”,  thekson Taseva duke theksuar se pikërisht mosprocedimi i rasteve në nivele të larta si rrjedhojë e paaftësisë institucionale bën që edhe në ato raste kur detektohet korrupsioni në raste të caktuara të duket si diçka e kotë në sy të opinionit.




Në raportin e Barometrit Ballkanik theksohet se menjëherë pas korrupsionit, si shumë problematike qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor e kanë apostrofuar largimin e trurit nga rajoni, me atë që më shumë  se 70 për qind e të rinjve të ardhmen e tyre mendojnë që të largohen nga rajoni.


Largimi i forcës së kualifikuar në Maqedoninë e veriut u bë problem nga viti 2015 kur interesi nga zero për qind atëherë u rrit në 20 për qind aktualisht.




 


Sefer Selimi nga organizata joqeveritare, “Democracy Lab” për Radion Evropa e Lirë thotë se për të rinjtë në rajon përfshirë këtu dhe Maqedoninë e Veriut është demotivuese ndërhyrja e politikës në ngritjen profesionale të të rinjve dhe mungesa e parimit të meritokracisë.


“Pra është mungesa e meritokracisë ajo që rrënon dinjitetin profesional të profesionistëve të  rinj dhe për këtë arsye ata në të shumtën e rasteve kërkojnë rrugëdalje në vendet ku vlerësohet puna profesionale e të rinjve. Janë dhe një sërë kushtesh të tjera të cilat ndikojnë në largimin e të rinjve nga këtu e kjo ka të bëjë me standardin jetësor, përfshirë sistemin shëndetësor, pagat,  jetën kulturore sociale dhe një sërë faktorësh tjerë që kontribuojnë në mirëqenien e përgjithshme shoqërore”, thotë Selimi.




Ndryshe, në Bazë të Barometrit Ballkanik, qytetarët e vendeve të rajonit kanë probleme të njëjta: papunësia (45 për qind) dhe situata ekonomike (40 për qind).


Korrupsioni është problemi i tretë më i madh (31 për qind), i ndjekur nga shqetësimet për largimin e personelit të kualifikuar jashtë vendit (20 për qind) dhe krimit (17 për qind).


Barometri Ballkanik është hulumtim vjetor i opinionit publik të kryer nga Këshilli për Bashkëpunimit Rajonal RCC, i cili bën mbledhjen dhe analizimin e të dhënave të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor për tema siç është punësimi, tregtia, investimet, korrupsioni etj.




Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: более 900 культурных центров работают в Москве





Москва

Росгвардия обеспечила безопасность футбольного матча в Дагестане


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин: Культурные центры открыты почти в каждом районе Москвы



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Юрий Шевчук

Петербуржцы Юрий Шевчук, Дмитрий Шагин, Мария Любичева и Борис Вишневский предоставили свои лоты на благотворительный аукцион «Яблока» в поддержку политических заключённых




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Росгвардия обеспечила безопасность футбольного матча в Дагестане

Агент Сафонов: Дзюба в «Акроне» может так стрельнуть, что все офигеют!

Росгвардия обеспечила правопорядок на футбольном матче «ЦСКА» - «Краснодар» в Москве


Евгений Кафельников

Евгений Кафельников считает, что российский теннис деградирует



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Росгвардия обеспечила правопорядок на футбольном матче «ЦСКА» - «Краснодар» в Москве



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России