Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июнь
2020

Thaçi: Jap dorëheqje nëse konfirmohet aktakuza

0
Thaçi: Jap dorëheqje nëse konfirmohet aktakuza

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë të hënën gjatë adresimit ndaj publikut se nëse konfirmohet aktakuza e Prokurorit të Specializuar kundër tij, atëherë ai do të japë menjëherë dorëheqje nga pozita që ka.

Thaçi ka thënë se gabime politike edhe mund të ketë bërë, por krime të luftës kurrë.

“Nëse do të mund të kthehesha në vitet e errëta të (v.j. ish-liderit serb, Sllobodan) Millosheviqit, do ta bëja gjënë e njëjtë, duke iu përgjigjur plumbit të armikut me plumb të etur për liri dhe duke mos i bërë keq asnjë serbi, romi apo qytetari shqiptar”.

Thaçi ka thënë mes tjerash se ai do të ishte njeriu më i lumtur nëse do ta shihte se komuniteti ndërkombëtar do të aplikonte standardet e njëjta ndaj Kosovës dhe Serbisë, kur është fjala për krimet e luftës.

“Fatkeqësisht nuk e shohim këtë standard dhe në mënyrë proporcionale, e shoh të kundërtën. Andaj jemi këtu sot. Serbia avancon në rrugën e saj të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, derisa Kosova nuk e gëzon as të drejtën e lëvizjes së lirë. Unë nuk shoh komplot kundër Kosovës, mirëpo qasja e ndryshme nga komuniteti ndërkombëtar ndaj këtyre dy kombeve është fakt”, ka deklaruar Thaçi.

Ky është adresim i parë publik i Thaçit që nga njoftimi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë më 24 qershor, se kundër presidentit të Kosovës ka paraqitur aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Sipas njoftimit, Prokurori më 24 prill ka dërguar aktakuzën për shqyrtim me dhjetë pika, në të cilën Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe "të tjerë", akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Ende nuk është bërë e ditur kush bën pjesë në mesin e "të tjerëve".

Në aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe "të tjerë" janë "penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme", dhe se "krimet e paraqitura në aktakuzë përfshijnë qindra viktima të identifikuara, shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë".

Përmbajtja e aktakuzave është konfidenciale derisa gjyqtari t'i konfirmojë ato.

Gjykatësi i procedurës paraprake, francezi Nicolas Guillou, ka maksimum gjashtë muaj kohë nga data e paraqitjes së aktakuzës për ta konfirmuar ose hedhur poshtë atë, plotësisht ose pjesërisht.

Sipas njoftimit, prokurori i Specializuar e ka konsideruar të domosdoshme nxjerrjen e këtij njoftimi publik për akuzat, "për shkak të përpjekjeve të përsëritura të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për pengimin dhe sabotimin e punës së Dhomave të Specializuara të Kosovës”.

Zemërim në Burojë

Kosovarët që u përballën me aktakuza për krime lufte

Përveç kësaj, në komunikatë është thënë se Thaçi dhe Veseli “kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe ndryshe kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për t’i bishtnuar drejtësisë”.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se dyshimet e ngritura nga Zyra e Prokurorit Special, në kuadër të Dhomave të Specializuara, janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë. Një tjetër shqetësim sipas Veselit, është dyshimi i bazuar se motivet e vërteta të këtij prokurori janë krejtësisht politike. Ai ka thënë para gazetarëve se lufta e UÇK-së nuk mund të njolloset nga asnjë prokuror.

Përndryshe, pas njoftimit te prokurorit, Hashim Thaçi ka ndërprerë udhëtimin drejt Uashingtonit ku më 27 qershor në Uashington ishte planifikuar takimi me zyrtarët serbë me ndërmjetësim të të dërguarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Më pas, edhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti anuloi shkuarjen në Uashington.

Në ndërkohë, Grenell paralajmëroi ricaktimin e takimit shumë shpejt.





Губернаторы России
Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы





Москва

Топ-5 самых ярких зарубежных архитектурных проектов на первичном рынке Москвы


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Москва-Пекин. Собянин в Китае подписал соглашение о сотрудничестве



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Бато Багдаев

В Бурчтии в театре кукол «Ульгэр» 14-16 июня пройдут «Волшебные выходные»! - Театр и Цирк, Культура и Концерт, Россия и Дети




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады


Анна Курникова

Курникова показала трогательные фото Энрике Иглесиаса



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Фест, байк, рок-н-ролл. Как в Москве отметили День мотоциклиста



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России