Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июнь
2020

Kushtetuesja e shpall të pavlefshëm Ligjin për pagat

0
Kushtetuesja e shpall të pavlefshëm Ligjin për pagat

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për Pagat në Sektorin Publik. 

Sipas vendimit, ligji nuk është në përputhshmëri me 11 nene të Kushtetutës së Kosovës. 

"Shkeljet kushtetuese të evidentuara në Ligjin e kontestuar janë të një peshe aq serioze, sa që të njëjtat ndikojnë në bërthamën e funksionimit të qeverisjes në Republikën e Kosovës – duke shkaktuar çrregullim të ndarjes së pushteteve në disfavor të Gjyqësorit dhe Institucioneve të Pavarura", thuhet ndër të tjera në vendimin e Gjykatës. 

Vendimi thotë se "deputetët, pa ndonjë arsyetim dhe në mënyrë arbitrare kanë përjashtuar nga ky Ligj, ndër të tjera, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Forcën e Sigurisë së Kosovës, Bankën Qëndrore të Kosovës dhe Agjencinë Kosovare të Privatizimit". 

Më 6 dhjetor të vitit të kaluar, Ligjin për paga, në Gjykatën Kushtetuese e ka dërguar institucioni i Avokatit të Popullit, për siç thuhej “vlerësimin e përputhshmërisë” së këtij ligji me Kushtetutën.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, pati thënë se “ankesat e paraqitura tek Avokati i Popullit janë të ndryshme, varësisht nga pozita dhe institucionet që kanë paraqitur ankesë, përmes së cilave shfaqen pakënaqësitë lidhur me përcaktimet dhe përfshirjen e tyre në Ligjin për pagat në sektorin publik”.

Kurse Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës kishte vendosur që të pezullohet zbatimi i këtij ligji, deri më 30 mars 2020. Me pastaj, Gjykata kishte vendosur ta vazhdojë pezullimin e Ligjit të pagave deri më 30 qershor 2020.

Qeveria: Vendimi është shokues 

Pas publikimit të vendimit të Gjykatës kanë reaguar edhe zyrtarët e qeverisë së Kosovës. Zëvëndëskryeministri, Besnik Tahiri e ka quajtur "shokues" vendimin, pas i njëjti, sipas tij, nuk lë hapësirë për korrigjimin në ato pak pjesë kontestuese. 

"Ky është mohim i të drejtës në përfitim nga puna për mbi 62000 shërbyes civilë", ka shkruar Tahiri në rrjetin social Facebook. 

 

Ligji për paga është miratuar në muajin shkurt të vitit 2019, kurse në fillim të muaji mars patë hyrë në fuqi.

Sipas këtij ligjit, paga bazë është ajo pjesë e pagës, që përfitohet për punën e kryer me orar të plotë të një funksioni apo pozite të caktuar. Vlera e pagës bazë llogaritet duke shumëzuar koeficientin e klasës së pagës me vlerën monetare të koeficientit. Raporti i koeficienteve është një me dhjetë (1:10), të shpërndarë në gjashtëdhjetë e nëntë (69) nivele të koeficientëve.

Koeficienti më i lartë është 10, pozitë kjo që e mban vetëm presidenti i Republikës së Kosovës, më pas është niveli i 9, ku bëjnë pjesë kryetari i kuvendit, kryeministri dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës

Ligji për paga rregullon rritjen e pagave  për 70 për qind të punëtorëve në sektorin publik, kurse 30 për qind mbeten jashtë.

Por, punonjës në sektorë të ndryshëm publikë, kishin shprehur pakënaqësitë lidhur me përcaktimet dhe përfshirjen e tyre në ligj.





Губернаторы России
Москва

Москва-Пекин. Собянин в Китае подписал соглашение о сотрудничестве





Москва

Топ-5 самых ярких зарубежных архитектурных проектов на первичном рынке Москвы


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин: Активно укрепляем отношения с Китаем



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Джиган

Джиган и Оксана Самойлова привели на “Премию Муз-ТВ” в Москве ту самую “диско-бабушку из Сыктывкара” – любимицу Сергея Лазарева




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике


WTA

Россиянка Людмила Самсонова выиграла турнир WTA в Хертогенбосе



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Симферополь

Выставка-посвящение «Первая дама советской скульптуры»



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России