Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июнь
2020

Vizita e Ramës, mbështetje dhe ndërhyrje ndaj Kosovës

0
Vizita e Ramës, mbështetje dhe ndërhyrje ndaj Kosovës

Njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë, vizitën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Prishtinë, e kanë vlerësuar të rëndësishme, por deklarimet Ramës për unitet në spektrin politik në Kosovë, i shohin si ndërhyrje të panevojshme.

Rama ka qëndruar në Kosovë për dy ditë ku ka takuar udhëheqës të institucioneve të Kosovës dhe të partive politike.

Ai në përfundim të vizitës tha se veprimi nga Zyra e Prokurorit Special të Gjykatës Speciale ndaj presidentin, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është i padrejtë dhe paraqet sprovë të natyrës kombëtare. Ai ka thëne se për historinë dhe gjeneratat tjera, duhet te ketë unitet me njeri tjetrin.

“Dua ta bëj të qartë faktin se jam këtu, në funksion të një nevoje kombëtare, për t’i dhënë mbështetje të plotë Kosovës dhe të gjithë përfaqësuesve politikë në kushtet kur ka ndodhur diçka e rëndë dhe thellësisht e padrejtë”, tha Rama.

Rama foli në një konferencë për media në Aeroportin e Prishtinës, pak para se të largohej nga Kosova.

Vizitën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama Ramës duhet parë me tepër në funksion të përfitimit politik nga ana e tij, sesa si kontribut për skenën politike të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë, njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj.

Ai shtoi se për të arritur një unitet politik në Kosovë, nuk janë të nevojshme ndërhyrjet nga jashtë.

"Unitetin duhet ta arrijnë vet politikanët në Kosovë, pa pasur nevojë të ndërhyjë dikush nga jashtë, në këtë rast as Edi Rama", tha Mushkolaj.

Sipas tij, klasa politike në Kosovë është aq e pjekur sa të di si të sillet me përgjegjësi në situata të ndjeshme.

Ndërkaq, politologu, Ramush Tahiri, tha për Radion Evropa e Lirë se vizita e kryeministrit të Shqipërisë në këtë kohë ishte e mirëseardhur, pavarësisht se ajo mund të konsiderohet edhe si vizitë politike.

"Kosova ka nevojë për ndërhyrje të miqve në këtë rast nga Shtetet e Bashkuar të Amerikës, po pse jo edhe të Shqipërisë. Kosova nuk ka nevojë për ndonjë paternalizëm dhe vet Rama e tha se ai dëshiron të këshilloj dhe jo t'i mësoj. Është e vërtetë se Kosova ka nevojë për unitet politik, sidomos në këtë kohë", tha Tahiri.

Gjatë vizitës në Kosovë, kryeministri Rama tha se Shqipëria e ka detyrim të mbështesë Kosovën.

"Shqipëria e ka detyrim të mbështes Kosovën pa kushte dhe cilido që është në rolin e kryetarit të qeverisë në Shqipëri duhet të jetë mishërim i këtij detyrimi. Por Shqipëria nuk e ka dhe as nuk do ta marr për sipër detyrën e kujdestarit apo të mentorit që nga lart i tregon udhëheqësish në Kosovë se çka duhet të bej", tha Rama.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me liderët e partive politike, ka biseduar me theks të vecat për rreth aktakuzës për krime lufte që ka paraqitur Zyra e Prokurorit Special kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe të tjerëve.

Thaçi, i cili ka ndërprerë udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara, ku pritej të mbante një takim me homologun serb, Aleksandar Vuçiq, mbrem i është drejtuar opinionit në lidhje me aktakuzën.

Ai ka thënë se nëse konfirmohet aktakuza e Prokurorit të Specializuar kundër tij, atëherë do të japë menjëherë dorëheqje nga pozita që ka.

Ai shtoi se Kosova është shtet i ri, por udhëheqësit e saj duhet të sillen si burrështetas të vërtetë.

Javën e kaluar, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën Thaçi, Veseli dhe të tjerë akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Ende nuk është e qartë se kush bën pjesë në grupin e "të tjerëve", siç i ka cilësuar Zyra e Prokurorit.Çështja kalon tani te gjykatësi i procedurës paraprake, i cili do të vërtetojë ose hedhë poshtë aktakuzën.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о росте турпотока из Китая





Москва

Топ-5 самых ярких зарубежных архитектурных проектов на первичном рынке Москвы


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Григорий Лепс

StarHit: Лепс приехал на премию МУЗ-ТВ с невестой, 18-летней студенткой МГИМО




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы


ATP

Лучший теннисист Казахстана узнал позицию в обновленном рейтинге ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

За прошедшую неделю подмосковные росгвардейцы обеспечили безопасность более 200 мероприятий



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России