Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Сентябрь
2023

Çfarë dihet për tunelin nëntokësor në Podgoricë?

0
Çfarë dihet për tunelin nëntokësor në Podgoricë?

E vetmja gjetje konkrete e hetimeve për tunelin nëntokësor që u hap në gusht mes bodrumit të një ndërtese banimi dhe Gjykatës së Lartë në qendër të Podgoricës, është se nga depoja e gjykatës janë zhdukur 19 armë.

Identiteti i gjashtë personave që dyshohet se kanë marrë pjesë në gërmimin e tunelit ende është duke u hetuar dhe mësohet se është gjetur furgoni që ata përdorën.

Zyrtarisht ende nuk ka asnjë të dyshuar.

Ekzistenca e tunelit u zbulua më 11 shtator dhe tri ditë më vonë, Prokuroria Themelore filloi seancat dëgjimore të personave që mund të kishin informacione për bastisjen e depos, e cila u arrit përmes tunelit të gërmuar.

Deri më tani, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë shkelje serioze të sigurisë.

Në afërsi të tunelit ndodhet selia e Qeverisë, Kuvendit, Gjykatës Kushtetuese dhe Bankës Qendrore të Malit të Zi.

Karakteristikat e tunelit

Tuneli nëntokësor është rreth 30 metra i gjatë dhe rreth një metër i gjerë dhe po aq i lartë. Ai lidh bodrumin e ndërtesës së banimit - në rrugën “Njegosheva” në qendër të Podgoricës - me depon e Gjykatës së Lartë, midis së cilës ndodhet një rrugë.

Muret e tunelit janë të veshura me dërrasa, për të parandaluar shembjen e dheut dhe gurit. Lidhur me dheun, Velko Vasileviq, ekspert gjyqësor në fushën e ndërtimit, tha se ai ishte i butë, gjë që e bëri më të lehtë gërmimin.

Fundi i tunelit çon në depon e bodrumit të Gjykatës së Lartë, muri i së cilës është thyer në vendin ku ndodhen raftet me dosje. Hapja është, gjithashtu, pranë dhomës ku sillen dhe ndalohen të pandehurit para se të hyjnë në sallën e gjyqit.

Çfarë thonë pronarët e apartamentit?

Apartamenti është dhënë me qira në fund të korrikut dhe tuneli është zbuluar më 11 shtator. Supozohet se ai është groposur për një muaj e gjysmë, me shumë gjasa gjatë muajit gusht, ndërkohë që pjesa më e madhe e punonjësve të Gjykatës së Lartë ishin në pushime.

Pronarët u morën në pyetje nga Policia e Podgoricës. Pronarja tha se nuk i njihte personat që e morën me qira banesën. Është konstatuar se ata kanë përdorur dokumente false.

Aktualisht, policia nuk dyshon se pronari është i lidhur me këtë rast.

Si u zbulua tuneli?

Të hënën, më 11 shtator, zyrtarët e gjykatës zbuluan se dikush qëndronte në depo në bazë të rasteve të kontrolluara.

U njoftua policia, e cila ka nisur hetimet. Pas largimit të policisë, oficerët filluan inventarizimin e gjësendeve, gjatë të cilit u gjet një hapje pas raftit me lidhëse.

Çfarë ka në depon e Gjykatës?

Depoja përmban 100.000 sende, materiale provuese nga procese të shumta penale, lëndë gjyqësore, nëntë tonë drogë, 400 armë, municione, eksploziv...

Menjëherë pas hapjes së tunelit, kryetari i këtij institucioni, Boris Saviq, tha se “pothuajse asgjë nuk mungon”.

Kryeministri Dritan Abazoviq tha se janë zhdukur disa gjëra , përfshirë armët, gjë që ende nuk është konfirmuar nga gjykata.

Pas hetimeve, Prokuroria Themelore bëri të ditur se ende nuk dihet se çfarë ka humbur.

Zhvendosja e përgjegjësisë

Abazoviq bëri të ditur se hapja e tunelit nuk mund të bëhej pa ndihmës brenda Gjykatës së Lartë - ç’gjë ata e hodhën poshtë.

Gjykata njoftoi se punonjësit nuk janë të trajnuar për t'u marrë me sigurinë e ndërtesave dhe nuk është në përshkrimin e tyre të punës.

Disa palë akuzuan Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Drejtorinë e Policisë se janë përgjegjëse kryesore për dështimet e tyre, e që rezultuan me hapjen e tunelit.

Policia tha se nuk ka qasje në depo dhe as nuk i siguron ambientet e Gjykatës së Lartë.

Përgjegjësia për sigurimin e objekteve i takon departamentit të sigurisë personale në kuadër të Administratës së Policisë.

Kush është përgjegjës?

Përgjegjësia specifike i takon MPB-së dhe udhëheqjes së Gjykatës së Lartë, tha për Radion Evropa e Lirë avokati nga Podgorica, Vesellin Radulloviq.

“Nëse shërbimet e sigurisë do të kishin bërë punën e tyre, do ta kishte të vështirë që dikush në qendër të qytetit, pranë institucioneve më të rëndësishme, të hapte një tunel 30 metra, pa informacion për vendndodhjen e depos. Atë informacion mund ta kishte dhënë dikush nga Gjykata e Lartë ose një person që e ka atë informacion”.

Radulloviq thekson se refuzimi i përgjegjësisë është praktikë në Mal të Zi.

“Përveç shkallës së lartë të papërgjegjshmërisë në këtë rast, kemi edhe pengim të hetimeve”, thotë avokati Radulloviq.

Vizita e kryeministrit rrezikoi rrjedhën e hetimeve?

Gjatë hetimeve nga ekspertët mjeko-ligjorë, Abazoviq, së bashku me ministrin e Drejtësisë dhe atë të Punëve të Brendshme, vizituan vendin e gërmimit të tunelit dhe më pas depon e Gjykatës së Lartë.

Në një moment në depo ndodheshin të paktën dhjetë persona dhe nga videot shihet se edhe të pranishmit preknin objekte.

Prokuroria Themelore ka paralajmëruar hetim mbi bazën e të cilit është bërë vizita, pasi nuk është miratuar nga ai institucion.

Pyetja është nëse gjatë vizitës ata mund të kontaminojnë vendin e hetimit dhe potencialisht të rrezikojnë gjurmët.

Sipas rregullores, ndalohet qëndrimi në atë zonë gjatë hetimeve dhe ka një procedurë të qartë për asgjësimin e celularëve.

Abazoviq ka folur për vizitën në depo, duke thënë se miratimin për vizitën e ka marrë nga kryetari i gjykatës, Boris Saviq.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин подвел итоги Московской олимпиады школьников





Москва

Свыше 600 навалов мусора устранили в Подмосковье за неделю


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин. Главное за день



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Сергей Шнуров

Певец Сергей Шнуров заявил, что бог велел Киркорову проклинать "Евровидение"




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Олимпийский чемпион Роман Костомаров поздравил победителей номинации «Экскурсия без границ» программы «Лига Экскурсоводов»

Цена билетов на суперфинал Кубка России составит от 500 до 15 тыс. рублей

«Молитесь, друзья»: сын олимпийского чемпиона Ивана Стретовича погиб во время родов в Новосибирске


ATP

Сумасшедший матч «Реала», Медведев опустился в рейтинге ATP. Главное к утру



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Блоги

Шапки женские вязаные на Wildberries, 2024 — новый цвет от 392 руб. (модель 466)



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России