Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Сентябрь
2023

Chollet kërkon “angazhim urgjent” në dialogun Kosovë-Serbi

0
Chollet kërkon “angazhim urgjent” në dialogun Kosovë-Serbi

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka biseduar me presidenten e Kosovës për angazhimin në dialogun për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit dhe për “nevojën për të shtensionuar situatën” në veri të Kosovës.

Chollet, së bashku me të dërguarin e Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, u takuan me Osmanin në Nju Jork.

“Një bisedë e mirë me presidenten Vjosa Osmani për zotimin tonë të përbashkët për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, për nevojën për të shtensionuar situatën dhe për angazhimin urgjent në dialogun për normalizimin e raporteve me Serbinë që lehtësohet nga BE-ja – që është kyç për stabilitetin rajonal dhe integrimin drejt BE-së”, shkroi Chollet në X, që më herët njihej si Twitter.

Ndërkaq, Osmani tha se gjatë takimit në SHBA – ku ajo po zhvillon takime në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara – theksoi rëndësinë e “një qasjeje parimore për zbatimin e plotë dhe të balancuar të marrëveshjeve” të arritura në kuadër të dialogut.

“Roli i SHBA-së është kyç për të përfunduar me sukses procesin, duke i hapur rrugën njohjes së ndërsjellë”, shkroi Osmani në X.

Ky takim mes Osmanit dhe zyrtarëve të lartë amerikanë vjen një javë pasi në Bruksel, rundi i fundit i dialogut Kosovë-Serbi përfundoi pa ndonjë rezultat.

Pas takimit më 14 shtator, nga BE-ja thanë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka qenë i gatshëm të ecë përpara, ndryshe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili "e ka pranuar propozimin e tyre" për zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili bashkë me të dërguarin e BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, ndërmjetësuan takimin, tha se Kurti ka këmbëngulur që të formalizohet, fillimisht, njohja de facto e Kosovës nga Serbia.

Më 18 shtator, kryeministri Kurti akuzoi për “njëanshmëri” Lajçakun, i cili sipas tij, “u pozicionua” kundër Kosovës.

Kurti tha se ai në Bruksel ka paraqitur një plan të tij për zbatimin e sekuencuar të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të saj, për të cilat Kosova dhe Serbia u pajtuan më herët gjatë këtij viti. Por, ky plan, sipas tij, u refuzua nga Serbia dhe BE-ja.

Kjo marrëveshje nuk përfshin njohjen reciproke për të cilën insiston Kosova, por kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. Po ashtu palët zotohen se do të zbatojnë marrëveshjet e arritura më herët në procesin e dialogut.

Kurti tha se plani i propozuar nga ai për zbatimin e Marrëveshjes Bazë, ishte “propozim konkret, shumë konstruktiv, që bazohej në parimin e gjithëpërfshirjes”. Ai tha se gjithëpërfshirja është edhe në këtë marrëveshje dhe në aneks, ku thuhet se “çdo nen i Marrëveshjes Bazë duhet zbatuar dhe palët nuk duhet të shprehin pengesa për asnjë nen”.

Kurti u pyet nëse do të kërkojë që SHBA-ja të ndërhyjë në dialog, por ai tha se Uashingtoni dhe Brukseli janë bashkë në këtë proces.

“Nuk është synimi jonë që të zëvendësojmë një superfuqi me tjetrën. Neve na duhen të dyja, edhe BE-ja edhe SHBA-ja. Por, neve nuk na duhet një ndërmjetësim i tillë i njëanshëm, aspak neutral e korrekt, i cili shkon kundër Marrëveshjes Bazike, siç ka ndodhur me [ndërmjetësimin] e emisarit Lajçak tani”, tha Kurti.

 Lajçak është takuar në SHBA me Cholletin dhe Escobarin, me të gjithët tha se ndan të njëjtin “lexim për situatën në Ballkanin Perëndimor”.

“Gjithmonë është e dobishme të rikonfirmojmë se ne ndajmë të njëjtin lexim për situatën në Ballkanin Perëndim dhe jemi në të njëjtën linjë sa i përket rrugës përpara”, shkroi ai në X.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog nën ndërmjetësimin e BE-së që nga viti 2011. Ky proces mbështetet nga SHBA-ja.

Rundi i fundit i dialogut njëherësh përbënte takimin e parë mes Kurtit dhe Vuçiqit, që kur tensionet në veri të Kosovës u rritën në fund të majit.

Serbët lokalë po kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë të komunave, që dolën nga zgjedhjet e prillit – votime të bojkotuara nga partitë dhe popullata serbe.

SHBA-ja dhe BE-ja kanë kërkuar nga Prishtina dhe Beogradi të ulin tensionet dhe që të mbahen zgjedhje të reja. Kosova ka thënë se ka ulur praninë policore në veri dhe ka ndërmarrë hapa ligjorë që do të mundësonin largimin e kryetarëve përmes peticionit. BE ka mirëpritur këto hapa, por ka thënë se duhet bërë më shumë.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: Колледжи проведут Дни открытых дверей





Москва

В Москве произошла драка с участием 15 человек, двое в больнице


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин подвел итоги Московской олимпиады школьников



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Игорь Бутман

Бутман и Агутин выступят на фестивале «Ангара-джаз» в Иркутске




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Сотрудница ОМОН "Оплот" приняла участие в костромском забеге «Галичское Заозерье»

Клиенты СберСтрахования стали в 1,5 раза чаще приобретать страховки для бегунов

«Шушумагия» и «Команда МАТЧ» – в топ-25 мультсериалов на «Кинопоиске»


WTA

Потапова не смогла пробиться во второй круг турнира WTA в Страсбурге



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


РФ

Азербайджанцев оправдали за убийство спортсмена Евгения Кушнира в Самарской области. Делом заинтересовался глава Следкома РФ А. Бастрыкин



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России