Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Сентябрь
2023

UEFA e dënon Rumaninë për incidentin ndaj Kosovës

0
UEFA e dënon Rumaninë për incidentin ndaj Kosovës

Federata e Futbollit e Rumanisë (FFR) njoftoi të mërkurën se është gjobitur me 52 mijë euro, si dhe është dënuar me një ndeshje pa tifozë të përgjithshëm nga UEFA, pas një hetimi për disa shkelje gjatë ndeshjes kualifikuese për Euro 2024 kundër Kosovës.

Më 14 shtator, shtëpia e futbollit evropian, UEFA, njoftoi se hapi procedurë disiplinore ndaj FFR-së, nën akuzat për disa shkelje gjatë përballjes me Kosovën më 12 shtator në Bukuresht , përfshirë për sjellje raciste dhe mesazhe fyese.

“UEFA ka vendosur ta gjobitë Federatën e Futbollit të Rumanisë me 52.000 euro, dhe me ndeshjen e radhës mbrapa dyerve të mbyllura”, njoftoi FFR.

Megjithatë, sipas saj, Rumanisë do t’i lejohet ta mbushë stadiumin me fëmijë nën moshën 14-vjeçare për ndeshjen e 15 tetorit kundër Andorrës.

Federata rumune akuzohej për sjellje raciste, mesazhe provokuese të natyrës fyese, ndezje të fishekzjarrëve, hedhje të gjësendeve dhe bllokim të rrugë, gjatë ndeshjes së 12 shtatorit.

FFK-ja, e pakënaqur me vendimin

Federata e Futbollit e Kosovës është shprehur e pakënaqur me këtë vendim dhe ka paralajmëruaj se do të kërkojë që vendimi të rishikohet.

“FFK-ja do të vazhdojë rrugën e saj ligjore dhe do të paraqesë ankesë në trupat përkatëse të UEFA-s, duke kërkuar që dënimi ndaj Federatës së Futbollit të Rumanisë të jetë sa më i lartë i mundshëm, jo vetëm në aspektin financiar, por edhe në forma të tjera”, thuhet në reagimin e FFK-së.

FFK-ja thotë se po kërkon ndëshkim më të ashpër në mënyrë që incidenti gjatë ndeshjes në Bukuresht të shërbejë si mësim për të tjerët.

“FFK-ja është e përkushtuar që të kërkojë nga UEFA, që nëpërmjet dënimeve ndaj Federatës së Rumanisë t’ia bëjë të qartë çdo federate, grupi tifozësh apo çfarëdo grupi tjetër të interesit, se shteti i Kosovës, ekipi kombëtar i Kosovës dhe Federata e Futbollit e Kosovës duhet të trajtohen dhe të respektohen në të njëjtën formë me çdo shtet, ekip kombëtar, e Federatë tjetër evropiane që është anëtare e UEFA-s”, shkruan tutje FFK-ja.

Çfarë ndodhi në Bukuresht?

Kur kishin kaluar 17 minuta lojë në Arenën Kombëtare në kryeqytetin rumun, gjyqtari francez Willy Delajod e ndërpreu lojën pasi në pjesën mbrapa portës së Kosovës u pa një pankartë raciste dhe nisën thirrjet nacionaliste të tifozëve rumunë.

Futbollistët e Kosovës nuk pranuan ta vazhdonin lojën nën kushte të tilla, duke e njoftuar gjyqtarin e ndeshjes për atë që kishin parë.

Gjyqtari, më pas, udhëzoi futbollistët e të dyja kombëtareve që të kthehen në dhomat e zhveshjes.

Ndeshja rifilloi pas plot 50 minuta pushim, pasi delegati i UEFA-s ia tërhoqi vërejtjen organizatorit të mos lejonte përsëritjen e thirrjeve diskriminuese.

UEFA kishte njoftuar në uebsajtin e vet zyrtar se "për shkak të sjelljeve diskriminuese ndeshja u ndërpre deri në njoftimin e radhës".

Kosova, e cila luajti me 10 futbollistë shumicën e kohës pas përjashtimit të sulmuesit Vedat Muriqi pas dy kartonëve të verdhë në pjesën e parë, u mposht 2:0, duke humbur shpresat për pjesëmarrje në një turne të madh futbolli për herë të parë në historinë e ekipit kombëtar, i cili u pranua në UEFA dhe FIFA më 2016.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrullah Çeku, reagoi pas incidentit duke shënuar në rrjetin social Facebook: "Teksa djemtë tanë e vazhdojnë lojën me zemër e profesionalizëm, dinjiteti i shtetit të Kosovës është mbi çdo provokim. Shkëlqeni sonte!"

Federata e Futbollit e Rumanisë (FFR) e dënoi revizionizëm dhe mesazhet e natyrës politike të shfaqura gjatë ndeshjes.

“Federata e Futbollit e Rumanisë distancon veten fuqishëm nga sjelljet e papërgjegjshme të një grupi të përkrahësve nga tribuna jugore, që çoi në ndërprerjen e ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës mbrëmë në Arenën Kombëtare. Së pari, ne e përsërisim parimin në bazë të të cilit qeveriset futbolli në Rumani, akti për mosndërhyrjen e politikave në sport”, tha federata rumune në një reagim pas ndeshjes.

Rumania është njëra nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, bashkë me Spanjën, Qipron, Greqinë dhe Sllovakinë, që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.





Губернаторы России
Москва

Столичный мэр реорганизовал управы в ТиНАО





Москва

Армяне России поддерживают движение «Тавуш во имя Родины»


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Столичный мэр реорганизовал управы в ТиНАО



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Диана Арбенина

Диана Арбенина и группа «Ночные снайперы» выступят на GARAGE FEST 2024




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Семьи из Подмосковья поборются за выход в финал конкурса «Это у нас семейное»

В Подмосковье сотрудники ОМОН «Русич» Росгвардии приняли участие в церемонии открытия соревнований по дзюдо среди детей и подростков

Строительные леса обрушились у здания спортшколы на Новочеремушкинской улице


Ига Свёнтек

Свёнтек высказалась об акции протеста экоактивистов, выбежавших на корты Рима



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Наталья Которева презентовала новый трек «Как в сериале»



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России