Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Сентябрь
2023

Kthehen shtetasit maqedonas që ndodheshin afër Manastirit në Banjskë

0
Kthehen shtetasit maqedonas që ndodheshin afër Manastirit në Banjskë

Shtatë shtetasit maqedonas që gjendeshin në një hotel afër Manastirit në Banjskë, ku ndodhi sulmi ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të hënën nën shoqërimin e policisë janë kthyer në Maqedoninë e Veriut.

Njoftimi është bërë i ditur nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sipas të cilit shtetasit maqedonas janë lënë të lirë pas intervistimit dhe analizave të tjera nga Policia e Kosovës.

“Pas intervistimit dhe analizave të zakonshme nga Policia e Republikës së Kosovës, sot [e hënë] në mëngjes qytetarët tanë janë nisur të sigurt për në shtëpi, të shoqëruar nga Policia e Kosovës. Rrethanat, në të cilat u gjendën, ishin komplekse, duke qenë se ata ishin të akomoduar në një hotel, në afërsi të vendit ku ndodhi sulmi me armë ndaj policisë”, ka njoftuar Osmani në rrjetin social Facebook.

Osmani ka thënë se lidhur me këtë rast ishte në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e Kosovës, të cilat “garantuan sigurinë e qytetarëve tanë”.

Ai nuk ka dhënë detaje tjera mbi qëndrimin e shtetasve të Maqedonisë së Veriut në afërsi të Manastirit në Banjskë.

Lidhur me tensionet në Banjskë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, të dielën në mbrëmje deklaroi përmes një njoftimi se “dënon ngjarjet” në Kosovë, duke theksuar “mbështetje të plotë për KFOR-in për të gjitha aktivitetet e ardhshme që synojnë garantimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon”.

“Bëj thirrje për uljen e tensioneve në Kosovë dhe për vazhdimin e dialogut dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura në mënyrë paqësore dhe demokratike. Përshpejtimi i integrimeve euroatlantike në Ballkanin Perëndimor është vendimtar. Është e vetmja mënyrë për të siguruar progres dhe stabilitet në rajon... Rajoni duhet të ecë përpara, qytetarët meritojnë prosperitet, një të ardhme më të mirë dhe një standard më të mirë jetese”, thuhet në reagimin e Kovaçevskit në Facebook.

Ai tha se situata e sigurisë në Maqedoninë e Veriut është stabile dhe se qytetarët nuk kanë arsye për shqetësime.

“Të gjitha institucionet përgjegjëse për sigurinë po monitorojnë me vigjilencë situatën. Gjithashtu, sipas informacioneve të shkëmbyera ndërmjet shërbimeve të inteligjencës në vend dhe informacioneve të marra nga shërbimet e aleatëve tanë në aleancën e NATO-s, nuk ka indikacione që tregojnë për shkelje të sigurisë në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në reagimin e kryeministrit maqedonas, Dimitar Kovaçevski.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин подвел итоги Московской олимпиады школьников





Москва

Свыше 600 навалов мусора устранили в Подмосковье за неделю


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин. Главное за день



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Сергей Лазарев

Сергей Лазарев представил эротический перфоманс на нижегородском концерте




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

«Молитесь, друзья»: сын олимпийского чемпиона Ивана Стретовича погиб во время родов в Новосибирске

Олимпийский чемпион Роман Костомаров поздравил победителей номинации «Экскурсия без границ» программы «Лига Экскурсоводов»

Сергей Собянин подвел итоги Московской олимпиады школьников


WTA

Потапова проиграла на старте турнира WTA-500 в Страсбурге



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Lipatov Sound заявил о выходе нового трека “Red City”



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России